"Pingpongu" me votat e diasporës/ Ekspertët: Duhet vullnet politik, përgjegjësia nuk i takon KQZ-së

12 Nëntor 2023, 20:20Politika TEMA

"Pingpongu" me votat e diasporës/ Ekspertët: Duhet vullnet

Në distancë “zgjedhorja” dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë zhytur në debatin se kujt i takon të mundësojë votën e diasporës për parlamentaret e ardhshme pas dështimit të parë në 2021-in .

Ekspertë zgjedhorë dhe ligjorë thonë se politika nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë pasi i takon asaj të ngrejë kartonin jeshil për vendimarrje kyçe dhe jo Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KRISTAQ KUME, ISH-KRYETAR I KQZ

Për moslënien ashtu siç e parashikon kodi zgjedhor të të gjithë ngarkesës të kësaj mënyre të të votuari vetem te KQZ dhe kjo sepse problemeve që duhen të zgjidhen kanë ngarkesë të fortë politike, çështje të tilla siç është cili nga zgjedhësit shqiptar nga jashtë territorit ka të drejtë, do të ketë të drejtë dhe kur ai do të mund ta ushtrojë këtë detyrë, çfarë metode do të përdoret për këtë mënyrë të votuari dhe si duhet të konvertohet vota e shqiptarëve nga jashtë territorit të vendit në mandate, në kuvendin e Shqipërisë.

BLEDAR MILAQI , DREJTUES “DIASPORA PER SHQIPERINE E LIRE”

Të rikthehet prapë kjo çështje pranë KQZ-së do të ishte ndoshta dëshirë e partive politike të cilat dëshirojnë ta shtyjnë këtë proces me justifikime burokratike por në vetvete vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i prerë, konstaton që kodi zgjedhor ka boshllëqe dhe vete kuvendi dhe partitë politike duhet t’i përmbushin këto boshllëqe.

Në vendimin e saj “Kushtetuesja” nuk e zhbën parashikimin ligjor dhe rrjedhimisht nuk e zhvesh KQZ-në nga përgjegjësia për të bërë votën e diasporës. Kume dhe Milaqi mendojnë se kjo do të  ishte një përpjekje boshe pasi te “rregullatori” organi i KQZ-së që bën aktet nënligjore politika ka të zgjedhurit e saj.

BLEDAR MILAQI DREJTUES “DIASPORA PER SHQIPERINE E LIRE”

Nuk mund të kthehet çështja prapë te KQZ-ja dhe të draftojë akte normative të cilat prapë do të kenë nevojë për miratim në “rregullator” nga përfaqësuesit e partive politike. Është një temë që kërkon konsensus mbarëpartiak.

KRISTAQ KUME  ISH-KRYETAR I KQZ

Natyrisht edhe KQZ mund ta ndërmari një veprim të tillë sepse ligji nuk e ndalon, as vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por do të punojë në boshllëk ose nuk do të arrijë të bëjë asgjë sepse kur nuk aktivizohet kuvendi do të thotë që nuk ka vullnet politik. Vendimarrja do të jetë tek “rregullatori”. Ai duhet të marrë vendim me shumicë të cilësuar dhe shumica e cilësuar realizohet vetëm nëse palët politike bien dakort.

E premtuar nga qeveria në 2017-ën, e dështuar në parlamentaret e 2021-it, “Diaspora” ka një shpjegim pse vota e saj nuk dëshirohet nga politika.

BLEDAR MILAQI LEVIZJA “DIASPORA PER SHQIPERINE E LIRE”

Dihet se vota e diapsorës nuk është lehtësisht e manipulueshme. Të gjitha partitë politike i druhen një ekuacioni ose një treguesi të panjohur për ta.

3 Komente

  1. E
    Emigranti shqiptar

    Bledar Maliqi po mduket kot fare......... . Nuk voton diaspora, por emigrantët që kanë shtetësi shqiptare........ . Diasporë quhen edhe shqiptarët që kanë ikur nga Shqipëria para 100 vjetësh.......... . Ata nuk janë shtetas shqiptarë........ . ............................................................................. . Gjithashtu, emigrantët që pretendohet që duhet të votojnë, duhet të jenë të rregjistruar në vendin ku punojnë dhe jetojnë...................... . Dhe shumica janë të regjistruar........... . Dhe po ti thuhet sot Gjermanisë, ose Italisë, më jep listat e shqiptarëve që jetojnë tek ju, ata janë të gatshëm......... . Sigurisht që për këtë duhet një marrëveshje............... . ........... . Është defekt i rëndë i shtetit shqiptar që sot nuk ka lista të emigrantëve sipas shteteve....... . Nuk është fare e vështirë....... . Duhet vetëm një njeri, një o një, me numër një njeri dhe regjistrimet bëhen..... por duhet një njeri puntor, jo një përtac me diplomë si Pandeli Majko. Qëndroi 4 vjet ministër për diasporën dhe mori paturpësisht rrogën pa punuar asnjë ditë........... . Dhe u ul në atë karrige duke premtuar se do të bënte që emigrantët të votonin...... ....... . Por sigurisht që as nç zgjedhjet që vijnë nuk do të arrihet që emigrantët të votojnë...... . Sepse duhet një njeri që të punojë........ . Dhe derisa të lindë ai njeri, emigrantët nuk do të votojnë...... 1 o 1 vetëm një njeri duhet....

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjan

      C'ti duam ata jashtë ?! Paratë a i sjellin,kjo na duhet vetem...remitancat.Ka 33 vjete qe sjellin e s'do ndalonin sot meqë s'u japin të drejte te votojne.Edhe paratë për femijet qe lindin ua hoqën...ata duhet te sjellin parà e jo të marin.Kush ikën nga Shqipëria ,i humb ca gjërat...ca vogëlsira.

      Përgjigjjuni
      1. E
        EMIGRANTE

        Keta Tani u kujtuan per emigrantet e mjere , qe po hane dynjane akoma edhe mbas 33 vitesh.,. Keta dine vetem te vjedhin, nuk kane te ngopur me parate , Jam dakord me juve kur shkruani; qe jua hoqen edhe femijeve qe lindin, por si eshte e mundur qe pensjonisti emigrant ne Moshe te thyer vjen per te marre pensjonin e 14 -viteve dhe I thone qe te takojne vetem 3-vjet , ndersa 11-vitet e tjera nuk merren sepse keshtu eshte bere ligji ne vitin 2008!! Keto para kur neve merrnim rrogen cdo 15-ditesh SINDIKATA na mbante nje ...…perqindje sipas shumes te rroges qe merrnim. Pra keto ishin parate e PENSJONIT qe keta HAJDUTE I VODHEN ..….MALLKIMI I PENSJONISTIT dhe I te gjithe POPULLIT te vuajtur I ZENTE..…..KURRE MOS U GEZOFSHIN ... NGA HUNDET JU DALSHIN..... Por fale SH.B.A-ve SPAK FUNDI PO JU VJEN....

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje