
Nga Ylli Pata
Këto ditë po gjallon në opinion një material që duket se ka dalë nga një material i shërbimit sekret shqiptar, mbi aktivitetin e katër personave, që kanë tentuar të japin informacion mbi sekretet shqiptare ndaj vendeve “jo mike” të Shqipërisë.
Është hera e parë në 30 vjet, që është hapur realisht kjo temë, ndërkohë që prej 14 vjetësh jemi vend i NATO-s, e logjikisht pjesë e një rrjeti informativ të rëndësishëm i një prej organizmave ushtarake më të sofistikuar të botës.
Për historinë në fjalë, po flitet si për një ngjarje rozë më shumë sesa një ngjarje shumë serioze, e realisht shqetësuese për sigurinë kombëtare.
Me arsye, shumë prej njerëzve që kanë pasur qasje me informacionet thonë se në këtë vend nuk se ka mbetur gjë për tu mbajtur sekret, pasi prej vitesh gjërat këtu janë më shumë se hapur.
Plus formën e tragjikomedisë që kanë marrë ndër vite “dossier”-ët tallava në lidhje me kundërzbulimin, ku janë thënë gjëra e histori që natyrisht nuk i ka kapur as fantazia e lartë krijuese e Ian Flaming-krijuesit e James Bond-it apo shkrimtarit të verdhë të spiunazhit-francezit Gerard de Villers, që ka publikuar një bes seller mbi spiunazhin shqiptar, ky si personazh kryesor ka profesor Fatos Klosin, natyrisht të shoqëruar me asteriksin: “Ngjarjet e personazhet që përkojnë me realitetin, janë thjesht rastësi”. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi De Villers, fizikantin që drejtonte shërbimin sekret shqiptar e portretizon një lloj Sean Coneri apo të paktën një James Moor-i shqiptar që ha byrek me kafe në mëngjes, por më pas bredh me një makinë shpëjtësie si e 007 dhe aventuron me bukuroshet më të njohura të rajonit.
Gjithsesi, ngjarja me Katërshen e “pokerit të spiunave” që sipas SHISH kanë pasur lidhje me shërbime të huaja, sjell në skenë një grangrenë të frikshme, e që natyrisht dikush duhet të jetë përgjegjës.
Keqpërdorimin apo shpërdorimin e sekreteve të shtetit shqiptar, prej shthurjes së ushtrisë së agjentëve dhe rrjetit të tyre.
Shqipëria e Enver Hoxhës, edhe pse nuk ka pasur një shërbim si ai bullgar apo STAS-i gjermanolindor, e që shumë nga historitë e kundërzbulimit fryheshin siç ka ndodhur me trimëritë e Herkulit, ka pasur rrjet agjenturor në vendet fqinje. Bëhet fjalë në territorin e Jugosllavisë së kohës, e natyrisht në Greqi, gjithashtu edhe në Turqi, ku ndodhej si një asnjë vend tjetër një konsullatë në Stamboll që kishte edhe sektorin e saj të kundërzbulimit.
Çfarë ndodhi me rrjetin agjenturor të kundërzbulimit shqiptar në territorin jugosllav, Greqi dhe Turqi pas vitit 1990? Ku shkuan referentët e këtij rrjeti dhe agjentët e tyre? Është thënë, por nuk ka asnjë raportim të plotë mbi fatin tragjik të rrjetit shqiptar të kundërzbulimit. Janë vrarë e masakruar, së bashku me familjarët e tyre. Kush ka shpëtuar nuk u zbulua kurrë. Madje edhe kur në 1997, u largua Bashkim Gazidede, i cili e shkriu rrjetin, asnjëherë nuk u bë “recovery” i këtij arsenali informativ të shtetit shqiptar.
Pjesa më e madhe e kontigjentit të shërbimit të jashtëm të Sigurimit të Shtetit u largua pas kërcënimit me jetë, apo frikës për një persekutim ndaj tyre. Nuk u larguan vetëm disa ish-agjentë shumë të vjetër, që ishin kthyer në fosile të historive tallava, që natyrisht kishte shumë, shumë ekzagjerime. Siç është rasti i Pal Mëlyshit, i cili vetëm një vit u infiltrua në grupet antikomuniste e në fund i vra nga përplasja mes policisë dhe bandave.
Gjithsesi, të vijmë në kohën e sotme. Kush janë ata shtete që kanë interes për sekretet e Shqipërisë. Pas 1990 është e qartë se kanë qenë Serbia dhe Greqia, të cilat kanë pasur e kanë pretendime ndaj Shqipërisë. Mund të futet këtu edhe Turqia, që ka qenë shtet partner por që ka interesa të rëndësishme, në lidhje me influencën e saj në Ballkan. Me hyrjen e vendit tonë në NATO, Greqia e Turqia, nuk e kanë më atë mundësinë e infiltrimit malinj me kundërzbulim toksik, nëse ndodh ndëshkohen. Sot vendet që kanë interesa janë ato që NATO-n apo vendet e aleancës në rajon i shohin si kundërshtar. Rusia, mbetet kryesorja dhe më këtë shtet ka pasur mjaft raste kur diplomatë dhe zyrtarë, apo të dyshuar janë në shërbim të Moskës. Rusia në Shqipëri ka një rrjet të gjerë njerëzish që i nderon, u jep dekorata, pensione, bursa falas studimi, i thërret në takime, e madje ka edhe OJF që kanë marrë burime të tërthorta financimi. A e ka hetuar ndonjëher SHISH e organet shqiptare këtë veprimtari? Sipas gjasave jo, përveç kur ka pasur ndonjë alert nga shërbimet partnere.
Një vend tjetër i interesuar direkt është Irani, një aleat i ngushtë i Rusisë, i cili nuk ka pasur probleme politike me Shqipërinë. Por kur vendi ynë ka streguar opozitën e ajatullahëve-muxhahidinët Khalk, Teherani ka shtuar shumë veprimtarinë ndaj Shqipërisë. E këtu është deklaruar nga institucione të shtetit shqiptar se është zbuluar edhe atentate në territorin tonë. Kur muxhahidinët erdhën në Shqipëri, ka pasur më shumë se një, madje shumë njerëz, organizata e media, që i kanë cilësuar terroristë. Kur në fakt, muxhahidinët janë thjesht njerëz që kanë qenë opozitarë të regjimit të ajatollahut, kanë luftuar dikur kundër tyre, më pas kanë bashkëpunuar me amerikanët për të zbuluar sekretet bërthamore të regjimit por në fund janë persekutuar, vrarë e prerë masivisht gjatë kohës kur u strehuan në Irak. Me mbërritjen në Shqipëri, disa ente, nisën shpifjen ndaj tyre duke thënë që janë ushtarakë, bëjnë stërvitje, nuk kanë gra, por ata fundi i I fundit, prej 2013-s asnjë të keqe s’i kanë sjellë Shqipërisë.
Madje të shkretët, janë lodhur të bëjnë miq në klanet e Berishës e Metës për të mos i sulmuar, duke paguar shtrenjtë, edhe pse lekër ata i marin vetëm nga donacionet. Çfarë s’skanë thënë për ta “njohësit e hatashëm të gjeopolitikës” kur asnjëherë nuk e përballin akuzën e tyre me atë çfarë është regjimi i ajatollahëve. Muxhahidinët iranianë janë vërtetë një grupim politik paranojak, por realisht edhe publikisht kërkon një Iran që të ketë votime universal, gjë që sot me ajatollahët se ka. Kaq e thjeshtë është çështja.
Përveç Iranit, ka edhe një faktor tjetër, që nuk se ka lidhje të fortë apo direkte, por që konsiderohet si një “faktor i tretë”. Është Kina, një vend që sot kur në Shtëpinë e Bardhë është Joe Biden, por edhe dje kur President ishte Donald Trump, konsiderohet si kundërshtari kryesor i SHBA, e automatikisht edhe i Shqipërisë që është partneri strategjik i Uashingtonit në Ballkan. Kina nuk ka lidhje direkte në shtysën e saj influente në rajon. Ajo përdor “fuqinë e butë”, me anë të njerëzve që janë pjesë e një mekanizmi që propagandojnë për fuqinë kineze ndaj asaj perëndimore. E drejtues të soft powerit kinez janë drejtues të rëndësishëm të shtetit shqiptar, diplomatë, e zyrtarë me certefikatë sigurie, që asnjëherë nuk kanë pasur rol më të ulët sesa “kryedrejtor”. Këta propogandues të “soft powerit” kinez i shikojmë si analistë, diplomatë, panelistë etj.
Po cili është dallimi i të gjithë këtyre që nuk se janë agjentë po njerës të qartë, të paguar majmërisht nga Teherani e Pekini, e sot flitet për disa persona që kanë mbi 25 vjet që kanë ikur nga shërbimet e sigurisë, e janë zbuluar se janë takuar e shkëmbyer informacione. Shumë mirë, do ishte perfekte, madje shtete të zhvilluara të NATO-s këtë e bëjnë në mënyrë të qartë, të paktën duke u hequr rrogëns shtetërore apo pensionin këtyre që konsiderohen njerëz të “faktorëve të tretë”. Po kur këta njerëz, siç kanë dalë nga mediat, familjarët e tyre i kanë jo vetëm në administratë, por edhe në institucione sensitive?
TemA
Megjithe respektin si analist e gazetar, eshte e veshtire per ju qe te zbuloni cilat jane interesat e zbulimeve te vendeve jo miqesore ne Shqiperi, dhe jo kot marrin infon qe duan nga specialiste te ish sigurimit te shtetit, qe kane.nje pergatitje te larte profesionale. Dhe jo rastesisht kane kapur F.Ymerin. Jane te thella keto pune o Ylli, jo hetime gazetaresh si Tan Hoxha apo ajo Kapua.
Ore fix ky komenti yt. Nuk kuptoj pse hamendeson ky autori??? Kemi apo skemi ne sekrete mbetet fakt qe dikush qenka i interesuar pra dhe disa funderrina shesin atdheun per 2 leke. Kaq eshte thelbi e turp te kene pervec qe duhet te shkojne ne burg
Poshte Turqija, Greqija dhe Serbija bashke me gjith Turqit shqip foles
Nuk ndane nato informacione delikate me shqiperine bythejashte e gjithe kreret e shtetit e te opozites jane hajdute kriminele te korruptuar pse ja zgjat veshet vehtes kot mor patok,shkrim pa lidhje jemi aleat i usa-s ne ballkan dhe kina interesohet ç'po ben amerika ketu se na tregon neve hajde patok hajde,irani ka deri diku interes por thjeshte per qeverine opozitare por jo sekrete te thera per ushtrine apo per satelitet qe do hedh ne orbite rama se shpejti?haha pavaresisht se keta jane larguar vone nga sherbimi 2000 ose dhe me vone fredi ka qene ne kohen e bahriut por doli me buze te kuqe keshtu qe spiunat interesohen ose gjuajne pemen me kokrra jo nji dru te thate e te krimbur si albanistan
ju trapajanet i kuptoni mire punet e spiunazhit hahhahahahaha shko ore loqe bej ndonje barre dru per dimer dhe nxirr dhite ne bjeshke
o gazetar po kush eshte ai shtet qe na merr ne seriozisht , dhe madje te marri informacione sekrete ,o te pjerdhesha trute , me shume sekrete ka san marino o tope , sesa ne . ne skemi buke te hame jemi me keq se somalia ,ti na ngreke dhe steken , sikur ndonje shtet ne bote do informacione sekrete, o gje e trashe , ty nga 90 e deri me tani qe po flasim , gjithe bota te ka ekzaminuar nga jugu ne veri, thjesht nuk i interesojme asnje vendi.Se nuk kemi as fuqi te mbrohemi te pakten as nje ore , jo me te sulmojme nje shtet tjeter. duhet thjesht ti themi faleminderit amerikes, qe normale per interesat e saja , jo se i dogji malli per ne, nuk na copetuan , prape kurva plake.
Z Pata, nuk ka asnje interes asnje fushe në Shqipëri, pasi në Shqipëri ka VETEM një refren : "bej leke (pa asnje kusht) e shiti pordhe shqiptarit" E ju thoni, jo u kapen 4 e jo u kapen 5!!!!! Armiqte me te medhenj te shqiperise jetojne brenda saj, jane shqiptaret, dhe ky nuk eshte sekret, por fat per fqinjt e shqiperise.
Shkoi Rama me qeveri në Nish të Serbisë, buajti atje, dhe u kthy i dashuruar në Vuçiçin! Serbinë e hoqi nga vende jomike dhe e futi në vende mike, ndërkohë Serbia ka apetite teritorriale ndaj Kosovës!
Asnjehere nuk ka pasur agjente qe punonin per shtetin shqiptar me veprimtari jashte territorit shqiptar. Por ka pasur 3 miljon spiuna ordinere brenda territorit. Kush beson ndryshe eshte bajat naiv.
spiunazhi rus,kinez dhe iranian jane aktive ne Shqiperi
po ik or njeri se sdua te ndyje gojen , po kush ka interese per ne qe jemi me keq se somalia, a e kupton qe ti si vend nuk ke asnje rol ne bot dhe ne univers , ne thjesht na meshirojne , ne sjemi te zot ti rezistojme nje pushtuesi si luksenburgu, as edhe nje ore , ti flet per rusin kinen, dhe iranin , a e kupton qe ne jemi pa nje avion luftarak , dhe na pushton dhe burkina faso per 5 minuta, ne jo vetem qe nuk jemi ne plane te shteteve sic ti ke permendur , por keto shtete as nuk e dine qe ne ekzistojme , eshte thjesht nje parodi mediatike, ne nga rendesia si shtet krahasohemi me aborigjenet e australise, se shtetet afrikane te pakten kane secili nga nje avion luftarak.
Cdo te thot ky Pata me shprehjen Histori "gossipi"? Perdorimi I fjaleve te huaja pa vend nxjer me dukje (shpalos) injorance
Vete Protesta e 7 korrikut dirigjohet nga Kremlini.
Per cfare sekretesh do te kishim ne, kur ne krye te vendit ka qene spijuni i Serbise, Salih Ram Berisha.
Ne Shqiperi rrjeti informativ per brenda edhe per jashte kufirit ka veprur vetem ne diktattur sepse kishte vazhdimesi. Ndersa keto 30 vjet ne shqiperi rrjeti ka vetem emerin Shish se agjente nuk ka as brenda as jashte dhe nuk mund te jet ndryshe deri sa nuk ka mje stabilitet politik por cdo nderrim pushteti do nderrohen drejtore dhe agjend gjeja me skandaloze, qe ne nje vend si shqiperia qe edhe pse ne Nato aleati i saj Greqia i dikton akoma si te bei. Keshtu qe deri sa nuk ka nje ligj per mbrojtjen e struktureave informatike nga partit politike nuk mund te ket ne vendin ton ne ShiSh me plot kuptimin e emrit.
Ne Shqiperi rrjeti informativ per brenda edhe per jashte kufirit ka veprur vetem ne diktattur sepse kishte vazhdimesi. Ndersa keto 30 vjet ne shqiperi rrjeti ka vetem emerin Shish se agjente nuk ka as brenda as jashte dhe nuk mund te jet ndryshe deri sa nuk ka mje stabilitet politik por cdo nderrim pushteti do nderrohen drejtore dhe agjend gjeja me skandaloze, qe ne nje vend si shqiperia qe edhe pse ne Nato aleati i saj Greqia i dikton akoma si te bei. Keshtu qe deri sa nuk ka nje ligj per mbrojtjen e struktureave informatike nga partit politike nuk mund te ket ne vendin ton ne ShiSh me plot kuptimin e emrit.
Zoti Pata ngre një problem dhe madje drejton edhe gishtin. Hera e parë në historinë e Shqipërisë që GUXON një media të futet në këto kanale të nendheshme Lexoj mesazhet dhe shqetësohem se ironizojnë, nënvlerësojnë, madje edhe guxojne të tallen edhe me Shqipërinë. Shqipëria jo SOT por ndër shekuj është dhunuar, copëtuar, djegur. Luftërat që ka kaluar Shqipëria nuk i ka vuajtur asnjë shtet tjetër në Ballkan. Përkundrazi kane përfituar duke na copëtuar. Edhe sot jo me kot nuk na fusin në EU. Jemi I VETMI vend i keqtrajtuar që pas frikës së të plotfuqishmit A. P. Tepelena, deri sa e vranë nga një dorë, por që përfaqësonte dëshirën e të gjithëve për të copëtuar Popullin Heroik Shqiptsr
......... Frika prej të plofuqishmit A. P. Tepelena
Asnje fjali per serbine qe akoma sot kerkon te ktheje nen kthetra gjysmen e popullit shqiptar Apo prishet imazhi i km? Ahere pse kjo analize...
Është e sigurt se afera e spiunazhit nuk ka të bëjë me Serbinë dhe Greqinë meqenëse ajo janë mrenda sherbimit shqiptar dhe e udhëheqin atë.As Rusia nuk ka nevoj të futet në lojra kur çdo informatë apo inskenim mund ta bëjë përmes Serbisë.Shqipëria nuk ka sherbim sekret shqiptar mbi 30 vite andaj gjendja është katastrofike.Po të kishte sherbkm kombëtar të pavarur dhe patriotik nuk do ishte Shqipëria nëna e krimit dhe kriminelëve.