Në Samitin për Ukrainën që po mbahet këtë fundjavë në Zvicër, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj theksoi nevojën imediate për gjetjen e një rruge drejt paqes, për të ndaluar tragjeditë njerëzore të shkaktuara nga agresioni rus, si dhe të frenojë konfliktin që kërcënon Evropën e më gjerë.
Gjatë fjalës së tij para liderëve botërorë të mbledhur në Burgenstok të Zvicrës, Begaj tha se mbështet propozimin për paqen të Presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky.
“Sfida jonë është monumentale. Të zhvillojmë një kuadër për një marrëveshje të ardhshme paqeje. Shqipëria e konsideron formulën e paqes së Presidentit Zelensky si mënyrën për të rikthyer një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën. Çdo proces paqeje duhet të drejtohet nga Ukraina.
Rruga drejt saj nuk duhet të jetë kurrë një rrugë dorëzimi. Ajo duhet të jetë një rrugë e ndërtuar me guximin për të mbajtur lart vlerat tona. Rusia duhet të kuptojë pasojat serioze të veprimeve të saj”.- tha Begaj.
Samiti i paqes për Ukrainën po zhvillohet në Zvicër prej 15 Qershorit. Në një atmosferë të mbushur me pritshmëri dhe përkushtim ndërkombëtar, qyteza e Burgenstokut është kthyer në një qendër diplomacie globale, pasi në këtë samit marrin pjesë mbi 90 delegacione nga e gjithë bota, për të hartuar hapat e parë drejt një zgjidhje paqësore për konfliktin në Ukrainë, bazuar mbi një formulë dhjetë-pikëshe të paqes të propozuar nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në këtë samit mungon Rusia e Kina.
Rini rehat,se rusi spjerdh per amerike e.gjerman,e.jo.t.pys per.ket sharlatanin tone .mos.u.perpiqni te beheni factor, se sna.pjerdh kush
Begaj, Mojsiu, Mejdani, Topi, e deri diku e Nishani presidente me integritet te larte si brenda vendit ashtu dhe jashte. Po cfare te thuash per dy lopcaret anadollake Salen e Liken. A di njeri ndonje ane pozitive te tyre ? Injorante, hajdute, vrases,tradhetare te kombit e tj....vec zoti i denofte.
Ukrain ,,,,Rusi ,,jan nje ,,,sllavorthodhoks ,,,,forca RUSIJA,,,, ZOTI NE QELL ,,RUSIA NE TOK ,,,
Hahahaha,vazhdojne cfaqiet e pjerdhura ne bote,nga imamet kryeministra dhe presidenta dhe garniturat e tyre te arna-Mutistanit. Tasni baro,shko bej viziten e 10-te te kek vllezrit e tu ne turqi dhe azerbaxhian.
Putini e mori ne VLRESIM sugjerimin tuaj BAJROM !