Ish deputeti i PS Andis Harasani u nda nga jeta në moshën 54 vjeçare. Ish deputeti vuante prej kohësh nga kanceri, betejë të cilën nuk e mundi dot. Lajmin e trishtë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Harasanit e konfirmoi bashkëshortja e tij Suela Kapllani përmes një postimi në rrjete sociale.
Andis Harasani u zgjodh dy herë deputet, në zgjedhjet e vitit 2005 dhe të 2009-ës. Nga shtatori 2002 deri në korrik 2005, ai mbajti postin e drejtorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), kur Fatos Nano e thirri për të kandiduar përballë Shaban Memisë në njësinë nr. 4 në Tiranë.
Ai mposhti kandidatin demokrat ishte nga të paktët socialistë që fitoi në kryeqytet, ku mori edhe mandatin e parë të deputetit. Pas ndryshimit të lidershipit socialist pas humbjes së zgjedhjeve, ai ishte sërish një nga kandidatët e Edi Ramës në Tiranë. Në vitin 2009, Harasani fitoi mandatin e dytë parlamentar, por nuk e përfundoi atë. Në vitin 2012, një vit para zgjedhjeve që do të shënonin rikthimin e socialistëve në pishtet, ai vendosi që të lërë mandatin e deputetit për arsye personale.
Pas largimit nga jeta politike, ai u zhvendos me familjen në SHBA. Megjithëse larg jetës publike, ai ishte prezent në rrjete sociale si një kritik i PS./abcnews.al
Ngushllime families,por une habitem pse gjithe kjo urrejtje kunder Edi Rames qe ka transformuar Tiranen dhe Shqiperine,shifrat e turisteve po i afrohen shifrave 12 milioneve. Futuni ne Facebook.
Ngushellime familjes.Ti rrojne gjithe njerezit e ti te dashur.