Ankthi i listave në PS, Rama paralajmëron reformim të thellë të Grupit Parlamentar

9 Mars 2025, 20:00Politika TEMA
Ankthi i listave në PS, Rama paralajmëron reformim të thellë

Në mbledhjen e mbajtur këtë të diel në Vilën Qeveritare 30, mes kryesocialistit Edi Rama dhe drejtuesve politikë të PS në qarqe, është paralajmëruar një reformim i thellë i Grupit Parlamentar të të majtëve.

Kjo pasi, në listën e mbyllur, kreu i socialistëve do t’u japë më shumë prioritet grave dhe vajzave, dhe siç ka deklaruar edhe më herët, deputetët e PS që kanë më shumë se dy mandate do të jenë në listë të hapur, duke u lënë edhe mundësinë që të garojnë për ulësen e tyre në sallën e seancave plenare.

Kështu, më shumë se 50% e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste pritet që të ndryshojë.

Pas takimeve dy-ditore ne Pallatin e Brigadave, Rama takoi sot kokë më kokë drejtuesit politikë për listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Për më shumë se tre orë ne Vilen Qeveritare Nr. 30, Kryeministri priti, Blendi Klosin që drejton Dibrën, Mirela Kumbaron që drejton Gjirokastrën, Ulsi Manjen si drejtues politik të Lezhës, Emirjana Sakon për Durresin, Benet Becin për listën e Shkodrës, Bledi Çuçin për Vlorën dhe Niko Peleshin, i cili drejton qarkun e Korçës.

Pas pushimit të drekës takimet vijuan me drejtuesit e tjerë në qarqe.

Belinda Balluku që drejton Fierin, Eduard Shalsi i Kukësit, Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin e Tiranës, Ervin Demo i Beratit dhe Arbjan Mazniku i Elbasanit.

Të deleguarit politikë ia kanë dorëzuar Ramës listën, por në këto takime janë diskutuar të gjithë emrat, si ato në listë të hapur, ashtu dhe ato në të mbyllur.

Rama ndërkohë mendohet se do të kandidojë në listë të hapur në Tiranë.

Takimet me drejtuesit politikë kryesocialisti i përfundoi rreth orës 18.00 dhe e fundit që u largua nga vila qeveritare ishte Elisa Spiropali.

Për t’i vendosur vulën e ekipit socialist të 11 majit do të duhet te mblidhet Kryesia që më pas të dorëzohen në KQZ brenda datës 12 mars. Kryesia e Partisë Socialiste mblidhet ditën e mërkurë në orën 12:00 duke mos prishur kështu tradiën e ditës së fundit. (A2 Televizion)

6 Komente

  1. A
    Ana Uznova

    Edhe para 4 viteve ju kam votuar si te keqen me te vogel, por boll eshte boll. Ju nuk e meritoni votebesimin tim. Nuk vij kesaj radhe per te votuar se nuk dua te fus duart ne mutin e politikes. Ah po vij te votoj nese lejohet edhe SPAK-u te kandidoje per te qeverisur Shqiperine! Sepse duhet nje qeveri qe ti fuse brenda te gjithe horat dhe hajdutet dhe tua sekuestroje pasurite. Ashtu sic beri Enveri mbas lufte me tatimin e jashtezakonshem ku ua morri qypat me florinje hajduteve qe kishin abuzuar me situaten e luftes.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhë Pështan Tribune

      ....dhe e fundit që u largua nga vila qeveritare ishte Elisa Spiropali .. ecte çuditshëm se qimet pubike qe I kish harruar jashtë ( kush e di perse) I gudulisnin gishtat e kembeve..

      Përgjigjjuni
      1. E
        ERTV

        Eh merr artist, pikturist! A thua se problemi i vërtetë është aty. Gjejnë ca emra të rinj të padëgjuar, edhe ca tutti frutti që pa punuar asnjë ditë do të përfundojnë drejtoresha, zv/ministre, ministre... Kujton se me këtë andrallë kopje të shëmtuar dhe cunguar të katarsis të Nanos e zgjidhe situatën. Kur përsëri aty do të ngelet Dhamianoi, Tao-Tao, Qershi-çaçka, Lule Shtrydhja e Manastirit, Lisa në botën e çudirave e Salarjon drejtorit 20vjeç (shokut të Mirelit (ortakut të Erionit) dhe Klodianit të inceratorëve), Blend Kumarxhiu, Gonxhja e paçelur, etj Dhe mbi të gjitha mamadhia Belaja. Dhe e paska problemin grupi parlamentar. Nuk mbulohet suma me andra o artist, pikturist skicist

        Përgjigjjuni
        1. s
          spata

          Bej c'te duash,por mos na genje se s'te besojme .Hajdutet dhe lepirsat jane te preferuarit e tu .Kur dalin zbuluar i etikon se kane ngrene fiq,kumblla ,molle e sallator pas su.... tende.Ndyryshimi me Saliun eshte i vogel.Te tut nuk vrasin,por ti i hedh ne rruge ,ata qe te konkurojne.PS ka marr rrugen e PD.Po te larguan,kane shpresa ,pas 10 vjetve, te vijne perseri ose do zhdukeni.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Humoristi

            Pa mjekra nuk shans asnje rilindas te dale deputet!?Edhe shoku Sali nuk i jep asnje shans ne lista mjekroshve!?

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zyko

              Reformim i thelle??!! Trupa te rinj me koka te vjetra??!! Propaganda e Rames nuk funksionon me. Mbasi qeverrisi 12 vjet me dhi e dhen tani do te vazhdoje me keca e qingja??!! Cfare gallate! Popull Votoni partite e reja!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje