Zgjedhjet e 11 Majit - KQZ publikon listën e zgjedhësve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

9 Mars 2025, 14:16Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 Majit - KQZ publikon listën e zgjedhësve nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë, duke bërë të mundur që shqiptarët e diasporës të kontrollojnë praninë e emrave të tyre.

Lista Paraprake mund të konsultohet në www.kqz.gov.al, ose në aplikacionin KQZ në iOS ose Play Store. Vetëm ata zgjedhës nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar nëpërmjet PER, janë në përbërje të kësaj liste.

Si të verifikoj emrin tim?

Në faqen e KQZ është publikuar një dritare ku votuesi nga jashtë shkruan NID, më pas vendos emrin, mbiemrin, atësinë dhe datëlindjen. Këta zgjedhës kanë mundësinë, nga data 9 deri më 10 Mars 2025, të: 

Kërkojnë çregjistrimin nga lista e zgjedhësve nga jashtë, në rast se për arsye objektive gjykojnë se do të jenë në Republikën e Shqipërisë në ditën e zgjedhjeve më 11 Maj 2025.

Ribëjnë edhe një herë kërkesën, ata zgjedhës që kanë ndryshuar vendqëndrim pasi është miratuar kërkesa, duke saktësuar adresën e re së bashku me dokumentin provues të adresës.

Si e marrin fletën e votimit?

Dërgimi i fletës së votimit bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet shërbimit postar.

Nëse procesi i miratimit të listave shumemërore ecën sipas afateve të parashikuara, mes datës 8 Prill dhe 16 Prill synohet të përfundojë dërgimi i fletës së votimit dhe dokumentacionit zgjedhor.

Pasi të kenë marrë fletën e votimit, ata e plotësojnë sipas udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke zgjedhur subjektin zgjedhor dhe/ose kandidatin që dëshironi.

Fleta e votimit dërgohet mbrapsht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke llogaritur kohën që ajo të mbërrijë në këtë institucion, jo më vonë se ora 19:00 e datës 11 Maj 2025.

Kostot e shërbimit postar për dërgimin e fletës së votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si dhe kthimin e saj për tek KQZ do të paguhen të gjitha nga shteti shqiptar.

1 Komente

  1. S
    Selami Musaj

    Cfar eshte NID ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje