Në 7 orë diskutime që shoqëruan takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrat e drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, që u mbajt në Pallatin e Brigadave, është diskutuar edhe për listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
A2 CNN mëson se drejtuesit politik i kanë dorëzuar listat paraprake te kreu i PS. Po ashtu do të zhvillohen takime “kokë më kokë” mes Ramës dhe çdo drejtuesi politik ku do të diskutohen emrat për deputet në çdo qark, duke nisur nga nesër e deri të mërkurën, kur mblidhet edhe Kryesia e PS.
Teksa kemi hyrë në orët e ethshme për ata që duan të jenë pjesë e ekipit socialist, gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi raporton se vetë kryeministri mund të garojë në Tiranë, ashtu siç edhe ai ka deklaruar pak ditë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj përfundoi pas hekurave.
Skenari sipas burimeve të A2 CNN është që Edi Rama të jetë në listën e hapur të kryeqytetit, çka do t’i krijonte kreut të PS hapësirë për të kërkuar dhe marrë sa më shumë vota.
Referuar listës së Tiranës, sipas burimeve, duket se do të ketë më shumë gra në listën e sigurtë sesa burra, ndërsa vetë Rama e ka thënë edhe në shtator që deputetët e ashtuquajtur “veteranë”, me më shumë se një mandat nuk do të jenë në listë të sigurt.
Sakaq drejtuesit politik do të jenë në listën e mbyllur, por edhe disa nga ministrat si në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.
A2 CNN ndër të tjera mëson se krytetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili është edhe drejtues politik i qarkut ka shprehur interesin për të qenë në listën e kandidatëve për deputet. Po ashtu një vend në listë e kanë kërkuar edhe kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj.
Bej palle o sharlatan, persa kohe ke perballe kete banditin ! Ti je njeriu me i pacipe perderisa e ktheve PS ne nje qenije tarafesh e orgjish ! Ke mbledhur tere plehrat e analfabetet rreth vetes...jepi kusur mos i ler !
Nuk jam dakort plotesisht me ty. Mos haro se ky i ka zgjidhur qent e SPAK-ut per te ruajtur parate publike nga te pa ngopurit pushtetare dhe kjo po funksionon, biles do te jete akoma me efikase ne 4 vitet e ardheshme, nese nuk do te kemi lufte ne rajon kuptohet.
Kurseti je njeriu më pa edukatë. Ta shpifin komentet që bëhen në Shqipëri, me sharje, fyerje me fjalor të pistë. Komente bëhen dhe në vende të tjera ku janë pro e kundër të ndonjë problemi, por pa fyerje , me një fjalor të zgjedhur. Kur do të ndryshojë ky popull?!
Landi, i thuaj Sa-lehut, bashkë me klyshët e tij Noka, Paloka, Vokshi, Dule etj, përfshirë Metën, t'i dalë Ramës përballë në Tiranë me listë të hapur, e jo të fshihen si skutha pa garë në listë të mbyllur. Aty le ta shohin se sa u vlen lëkura dhe nëse fitojnë hallall sediljen e deputetllëkut, që, më shumë se për punë, e duan për të patur imunitet që të mbrohen për të bërë akoma keq, më shumë se ç'kanë bërë për 30 e kusur vjet. Edi Rama jo vetëm që nuk e vë veten në krye të listave të mbyllura, por dhe në ato të hapura siç kanë qenë ato në 2017 dhe 2021 në Vlorë dhe Durrës e ka vënë veten të fundit dhe ka fituar. Besoj e di atë shprehjen e Jezusit, "jep i Cezarit atë që i takon Cezarit!", apo atë më populloren "e ke inat po jepi hakun!". Që të kuptohemi, se me këto që të adresova, gati janë kopejae Salës, të më quajnë "patronazhist", "sufllaqexhi" etj, por mëso se këto ua thotë një që nuk e ka votuar kurrë as Ramën e as PS, dhe nëse dikur 30 vjet më parë, ka votuar një herë të vetme PD, jo monstrën, sepse ai për mua si për shumë, ka qenë gjithmonë "non grata", por edhe për atë rast jam bërë pishman. O qorra, e kam jo vetëm me ti, por me gjithë kopenë që i shkojnë pas, kuptoni e mësoni të paktën njëherë se me Salhenë nuk do vini kurrë në pushtet, se me të përballë Rama ju mund sa herë t'i dojë Noc Rroku.
O landi ! Nuk te dija kaq idiot, por nuk besoj se Flamur Noka apo Jeniçeri eshte me intelektual! Po paskeni qene hale edhe ju te rinjte e Saliut apo jeni pjelle e tij ?
Vec perpara me PARTINE SOCIALISTE dhe EDI RAMEN NE KRYE drejt B E brenda 2030 . TIRANA DHE E TERE SHQIPERIA VOTONI PARTINE SOCIISTE injoroini mbeturinat e te kaluares me terroristin Sali heja ne krye udheheqsit te fushates jevgut Kerric , bejauni mutin me Muli , Gazi , Kujti. Gjuzi , Jenicerit , Sazan karit , Nard Ndokes e atij hajvanit pa kacurrela Kostaq Papes . Vota pet ps eshte vote per te ardhmen e vendit e per femijet tane .
Mund të ketë kufi turpi, por votimi për Edi Ramën është një turp i pakufishëm. Ky të krijon përshtypjen e neveritshme sikur e ka të pamundur të mos shfaq prirjen e tij për t'u dukur si kaposhi i farës. Mbledh rreth vetes gra që as e njohin ëmbëlsinë e turpit dhe i trajton sikur PS të jetë harem i kohës së sulltanëve.
Hajde n’Shkoder e deli n’perballje Lolit, o frikacak! Loli n’fakt po e ka t’vshtire, nuk po e len me ba hajr Eliona. Gallate. Vec 1 xjerr PD.
Jo se jemi me SALIUN POR NA JANE NEVERIT KETA TE RI.RAMPALLES ..DHE VETEM SALIU ESHTE ILACI I TYRE .PASTAJ TE PERFUNDOJ SI AKREPI(VETVRASJE) ndryshe ta gezojme drogën tju japim dhe bebeve