Një raport i publikuar nga Eurostat ka treguar përqindjen e grave që mbanin poste parlamentare në disa shtete të Europës.
Referuar këtyre të dhënave, në vitin 2024, gratë mbanin një të tretën ose rreth 33.4% të vendeve në parlamentet kombëtare në të gjithë BE-në, duke shënuar një rritje prej 5.6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2014.
Sipas këtij raporti, Suedia me 45.6%, Finlanda me 45.5% dhe Danimarka me 44.7% kishin përqindjet më të larta të përfaqësueseve femra.
Në Shqipëri, numri i grave të përfshira në postet parlamentare nuk është edhe aq i lartë krahasuar me këto vende, por është mbi mesataren europiane. Numri përfaqëson një rritje të konsiderueshme krahasuar me periudha më të hershme duke pasqyruar përpjekjet për të arritur më shumë barazi gjinore në politikë.
Parlamenti shqiptar ka 50 gra përfaqësuese, çka do të thotë se ai është i përbërë nga 35.7% femra. Gjatë historisë, statistikat tregojnë se numri më i madh i femrave në Parlament është arritur pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009, kur të gjitha partitë politike janë përfaqësuar nga 23 deputete femra.
Ndërkohë, në periudhën 2021-2023, Shqipëria është përfaqësuar nga 39 deputete, që përbëjnë rreth 30% të gjithë deputetëve. Në Shqipëri ka pasur një trend pozitiv për të inkurajuar përfaqësimin e grave në politikë, dhe ekzistojnë ligje që favorizojnë këtë proces, duke përfshirë kuotat gjinore që sigurojnë një përfaqësim minimal për gratë në listat zgjedhore.
Kjo përqindje është e vogël krahasuar me shtetet më të zhvilluara, por duke parë disa vende të tjera duket një bilanc tepër pozitiv.
Italia ka një përqindje më të ulët të femrave në Parlament krahasuar me Shqipërinë, ku vetëm 33.8% e Parlamentit italian përbëhet nga femrat.
Në të kundërt, në Europë, Hungaria ka 14.6% në qeverinë e saj kombëtare, Rumania kishte 19.5 % dhe Qipro me 14.3% femra deputete.
Ky eshte shqetesim i madh…!!!! Hipokritet dhe formalistet u japin rendesi ketyre idiotizmave , rendesi ka meritokracia. I afti te meritoje ate qe meriton dhe jo ngjyra, gjinia apo politika te vendose, prandaj dhe Trump fitoji bindeshem se ju kundervua shkaterrimit te shoqerise dhe familjes nga idiotet e sharlatane liberale e social-komuniste….!!!
Po kush po thote qe nuk duhet merita o loqe. Po nuk eshte cudi qe ne vende me shoqeri maskiliste ka me pak gra ne vendimmarje dhe ne shoqeri me barazi me te larte gjinore ka me teper. (Pervec Shqiperise ku nuk ka rendesi se te gjithe burra e gra jane sa per sy e faqe per te vene firmat e mafiozeve)
Grate ne Kuvendin e Shqiperis jane per te treguar para shqiptareve se si vishen me firmato me xhipa kush e ka me te shtrejte…..