"Shqipëria Madhështore" e Berishës - Kryetarë partish që nuk ‘ekzistojnë’ as në Facebook, pa ndjekës dhe zero komunikim

8 Mars 2025, 17:29Politika TEMA
"Shqipëria Madhështore" e Berishës - Kryetarë

Sali Berisha shpalli pak ditë më para koalicionin zgjedhor "Shqipëria Madhështore".

Nga një vëzhgim i Report TV, përveç Partisë së Lirisë, e cila në zgjedhjet e vitit 2021 mori 6.8% të votave (sot nuk merr dot as 1% të votave, sipas sondazheve), asnjërës prej vargut me 24 parti të tjera nuk i dihet pesha elektorale.

13 prej tyre ishin në koalicion me PD-në para 4 viteve dhe askush s’e di se sa vota politike ka secili.

Në një kohë kur një pjesë e rëndësishme e komunikimit politik është thuajse transferuar online, një njësi matëse për popullaritetin e një politikani është edhe pëlqyeshmëria në platformat e rrjeteve sociale. Për këtë arsye, mund të bëjmë një vlerësim të ndjekshmërisë në Facebook të aleatëve të Sali Berishës.

Një pjesë e mirë e tyre nuk kanë absolutisht fare komunikim me ata që i quajnë elektorati i tyre, si kryetari i Partisë Personat me Aftësi të Kufizuar Gjovalin Shqalshi i cili nuk ekziston në Facebook me faqe politike por vetëm me adresë shokësh.

Ndërsa shumë prej tyre numrat i kanë qesharakë. Për shembull kryetari i Partisë Ora e Shqipërisë, Zef Shtjefni, ka vetëm 199 ndjekës, ndërsa e ndjekin jo me shumë distancë 2 të famshmit e parlamentit të ‘korporatës’, Selami Jenishehri i pensionistëve me 379 ndjekës dhe “kaçurreli” Kostaq Papa i Partisë Emigracioni Shqiptar me 400 ndjekës.

Pas tyre vijnë edhe 6 parti të tjera, me kryetarët e të cilëve nuk i kalojnë 1000 mbështetës në Facebook, Mhill Gecaj (LDK) - 650 ndjekës, Ylber Valteri (PBDSH) – 651 ndjekës, Muharem Doda (PRV) - 788 ndjekës, Dhimitër Muslia (PKD) - 898 ndjekës, Rivelino Çuno (PEISH) - 975 ndjekës dhe ish deputeti Adriatik Alimadhi (PBK) - 1,000 ndjekës.

Pak mbi  një mijë është Vasil Sterjovski i partisë së komunitetit maqedonas në Pustec me vetëm 1100 ndjekës, ndërsa pas tij ish deputeti i famshëm Kujtim Gjuzi me vetëm 1 200 ndjekës.

Me vetëm 2800 persona që e ndjekin në rrjetet sociale është edhe Vangjel Dule i PBDNJ-së së komunitetit grek, edhe pse deputet prej shumë legjislaturash dhe që pretendon se ka mbështetje të konsiderueshme.

Me një numër më të madh ndjekësish, por gjithsesi shumë modeste vijojnë Gjet Ndoj i PAAK - 3,500 ndjekës, Shpëtim Axhani (PLL) - 2,400 ndjekës, Nikolin Staka (LDN) - 4,600 ndjekës, Sazan Guri (PAEE) - 4,900 ndjekës dhe në fund Arian Starova (BLD) e Artur Roshi (PBKD) me nga 6,400 ndjekës.

Me një ndjekje të konsiderueshme mund të quhet vetëm Sali Shehu i Frymës së Re Demokratike me 23,000 ndjekës, por që partia e të cilit nuk shqyhet për ndonjë elektorat të rëndësishëm. Dyshimet janë që ndjekësit nuk janë realë.

Duhet nënvizuar gjithashtu që jo vetëm ndjekësit i kanë “në varfëri” ekstreme por edhe postimet i kanë shumë të rralla, përgjithësisht shëprndarje të ndonjë aktiviteti pa mesazh thelbësor.  

Pra, nga një vrojtim i thjeshtë në Facebook i kryetarëve të 20 partive aleate të PD në këto zgjedhje shkon nën 62 000 pëlqime në Facebook, përveç politikanëve që kanë një peshë relative si Ilir Meta, Agron Duka, Fatmir Mediu, Nard Ndoka apo Shpëtim Idrizi.

Pra 20 parti me një grusht njerëzish se si mund t’i bëjnë 25% të elektoratit shqiptare, e paprovuar në zgjedhjet e mëparshme, vetëm Belind Këlliçi mund ta shpjegojë deklaratën e tij.

PËLQIMET NË FACEBOOK TË 20 ALEATËVE TË BERISHËS

Sali Shehu (FRD) - 23,000 ndjekës

Arian Starova (BLD) - 6,400 ndjekës

Artur Roshi (PBKD) - 6,400 ndjekës

Sazan Guri (PAEE) - 4,900 ndjekës

Nikolin Staka (PLDN) - 4,600 ndjekës

Gjet Ndoj (PAAK) - 3,500 ndjekës

Vangjel Dule (PBDNJ) - 2,800 ndjekës

Shpëtim Axhami (PLL) – 2,400 ndjekës

Kujtim Gjuzi (PKKA) - 1,200 ndjekës

Vasil Sterjovski (PAMIE) – 1100 ndjekës

Adriatik Alimadhi (PBK) - 1,000 ndjekës

Rivelino Çuno (PEISH) - 975 ndjekës

Dhimitër Muslia (PKD) - 898 ndjekës

Muharem Doda (PRV) - 788 ndjekës

Ylber Valteri (PBDSH) – 651 ndjekës partia

Mhill Gecaj (LDK) - 650 ndjekës

Kostaq Papa (PES) - 400 ndjekës

Selami Jenishehri (PBPP) - 379 ndjekës

Zef Shtjefni (POSH) - 199 ndjekës

Gjovalin Shqalshi (PPAA) – S’ka Facebook

6 Komente

  1. P
    Partia e fundit

    Te gjithe jane karavidhe bythngjites pas Berishes, sidomos Dhimiter Myslia qe eshte jo vetem injorant, por edhe kusar i pandreqshem, apo debili Jenishehri e injoranti Kostaq Papa, Nard Ndoka qe kane sherbyer si material humori ne jeten e perditshme.

    Përgjigjjuni
    1. U
      U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

      Vampiri i Viçidolit . Per te Madheshtore eshte SHQIPRIA pa breke.

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Ky eshte koalicioni me i madh elektoral qe ka njohur historia e shtetit shqiptare. Ky eshte taman si treni i zhavorit ne kohen e Hoxhes. Ju kujtohet stacioni i trenit ne kavaje? Ora 6 pasdite, dimer , ne stacion presin nje tufe udhetaresh prej 1 ore per ne drejtim te Pogradecit e Elbasanit, .Degjohet zeri i polices se stacionit: shoke katnare , shoke katnare treni per kavaje dro vjen dro s'vjen po ju prisni se bilqim vjen. Keshtu dhe koalicioni mjeran Bathorja madheshtore me Jenisherin ne krye dhe ne fund Shpetim camin hunderrin e Camerise qe kishte pare enderr se ishte bashkuar per te fituar. Do fitosh noc rrokun o hunderr por do hysh ne histori si tradhetar i camerise se u bashkove me koalicionin e Belerit vrasesit te ushtatarakeve te Peshkepise, agjentit te Asfalise , hidraulikut te trajnuar nga sherbimi sekret grek ne Qipro, antishqiptarit me te madh dhe njeriut me te urryer ne Himare. Dhe duan pushtet keta horra me trenin e zhavorrit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tiku

          Seshte nevoja me u lodh drejtesia me gjet hajdutët ja ka bo Sala gati.i ka seleksjonu fiks

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Ylli

            Një pyetje kam po ku i kanë gjetur 5000 firmat pëe të bër parti? Se mbrëm kam dëgjuar atë Kostaqin që thoshte jemi shqyer e mezi kemi bër 5000 firma? Këta pa elektorat dhe mbledhin 5000 firma ?

            Përgjigjjuni
            1. x
              xhoxhi

              Vetëm skuadra e pushkatimit mungon...hahahahaaa

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje