Rama: Burrat që kanë marrë në PS mandate do t’i hedhim në fushë. Ja si do të ndahen gratë në listat për deputetë

8 Mars 2025, 11:56Politika TEMA
Rama: Burrat që kanë marrë në PS mandate do t’i hedhim

Kryeministri Edi Rama ka treguar se si do të ndahen vendet në listat e mbyllura dhe të hapura të Partisë Socialiste mes burrave dhe grave në zgjedhjet e 11 Majit.

Kreu i PS-së u shpreh se burrat që kanë marrë mandate nga Partia Socialiste do të hidhen në fushë që të meritojnë mandate.

Ndërsa shtoi se gratë do të ndahen në dy pjesë, në listat e hapura dhe të mbyllura, duke shtuar se në këtë të fundit do bëhen pjesë ata që shikojnë një Shqipëri përtej 2030-s.

"Ne burrat, ata që kanë marrë nga PS mandate, do t’i hedhim në fushë që të meritojnë mandate.

Ndërsa gratë do t'i ndajmë në dy pjesë, ato që do të jenë nikoqiret e gjithë këtij procesi në 4 vitet e ardhshme dhe do të marrin përfaqësimin e PS me mbështetjen e të gjithëve ne në pjesën e mbyllur të listave, dhe pastaj vajzat që do të jenë pjesë e listave të hapura.

Ndërkohë që në listat e mbyllura do të kemi djem, vajza, gra, që janë forca e të resë, forca e gruas, e një Shqipërie që shikon përtej 2030.

Ndërkohë në pjesën tjetër të skuadrës do të përfshijmë të gjitha energjitë, eksperiencat dhe të gjithë burrat luftarë do të jenë aty për të shkuar për të fituar në territor vota për PS", tha Rama.

2 Komente

  1. M
    Meti

    Burrat ty te bejne hije Nuk ndjehesh mire mes burrash Prandaj do vetem gra por nga keto velinat qe te rrine para e prapa pa bëre zë por vetem duke zbatuar urdhërat dhe vizionin tend.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futja vetes

      O RAMM TRAPI GRATE E KANE ME HIJE SE E KANE VENDIN! GJE E NATYRSHME. KURSE BURRAT TURP APO SI NERI JO NORMAL DO TE NDERRONI POZICIONE BRAVO RILINDJA .VLOR SKEL TIRANE PETREËE MILOT KLOS ME RILINDJEN BOSH ED ED ED KARI

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje