Rama mbledh qeverinë dhe kryesinë e PS! Zbardhet fokusi i diskutimeve

7 Mars 2025, 17:44Politika TEMA
Rama mbledh qeverinë dhe kryesinë e PS! Zbardhet fokusi i diskutimeve

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me ministrat e kabinetit qeveritar dhe kryesinë e PS, për të diskutuar mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Mësohet se në fokus të diskutimeve janë strategjitë që do të ndjekë PS për të garantuar fitoren. Gjithashtu bëhet e ditur se në thelb të diskutimeve do të jetë edhe vota e diasporës.

Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.

Në këtë mbledhje, kreu i qeverisë ka kaluar në sitë angazhimin e gjithsecilit për të bërë një vlerësim të punës së deritanishme. Takimi parashikohet të mbyllet në orën 18:00. 

 

1 Komente

  1. v
    v

    Qeveria dhe kryesia e PS ne mbledhje te perbashket per zgjedhjet. A nuk duket pak si parti-shtet, sepse formalisht ministrat paguhen nga taksat e popullit edhe atij opozitar per te qeverisur dhe jo per tu vene ne fuksion te partise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje