Avokatët mbrojtës të kryebashkiakut Erion Veliaj kanë bërë bërë një kërkesë zyrtare në Prokurorinë e Posacme për përjashtimin ose zëvëndësimin e prokurorit Ols Dado nga çështja e hetimit të krytarit të Bashkisë së Tiranës.
Për mediat avokati Ermir Beta tha se si mbrojtje kanë formalizuar kërkesën për përjashtimin e Ols Dados apo zëvendësimin, për shkak të konfliktit të interesit.
“Veliaj ka shfaqur edhe vetë konfliktin e interesit. Kjo kërkesë ka qënë verbale dhe shkaku ishte konflikti i interesit për një leje ndërtimi.
Në mungesë të një përgjigje aty për aty, ne si mbrojtje kemi formalizuar kërkesën përjashtimin e Ols Dados apo zëvendësimin. Kemi shtuar edhe pjesë ku ne e shikojmë Ols Dadon si të njëanshëm”, tha ai.
Sipas avokatit Maks Haxhia në bazë të kodit të procedurës çdo prokuror apo gjyqtar që e ka të konstatuar konfliktin e interesit është i detyruar të japë dorëheqjen.
Me një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë, Haxhia tha në takimin e zhvilluar me gazetarët, se në 42 vite eksperiencë nuk ka hasur asnjëherë që një prokuror në kushte të tilla të konfliktit të hapur të interesit të mos ketë dhënë dorëheqjen nga çështja.
“Do ishte shumë profesionale që prokurori ta bënte diçka të tillë. Nuk kuptoj përse duhet me patjetër të jetë ky prokuror në ketë çështje? Nëse janë të sigurt për provat që kanë, përse kërkon prokurori të rri me çdokush në çështje, kur evidentohet një konflikt interesi?
Edhe kur avokati, ose i pandehuri, ose gjyqtari, ose prokurori, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, pra kanë punuar bashkë në një studio ose kanë pasur një marrëdhënie jo konfliktuale, është prapë i detyruar të heqë dorë nga çështja që heton. Në praktikën time 42-vjeçare në këtë profesion mua më ka ndodhur që të konstatohet një gjë e tillë dhe të mos kenë dhënë dorëheqjen”, tha ai.
Haxhia shpjegoi se shumica e dosjes mban firmën e prokurorit Ols Dado dhe kjo është arsyeja pse Veliaj konteston pikërisht këtë prokuror, edhe për faktin se ka një konflikt interesi për një leje ndërtimi të dhënë.
Avokati Ermir Beta shtoi se Dado është në konflikt interesi dhe këtë njëanshmëri e shfaqi hapur edhe në seancën e datës 12.
“Në seancën gjyqësore të datës 12, prezent ka qenë aty edhe vetë drejtuesi i prokurorisë. Shkaku i përjashtimit të zotit Dado, në vlerësim të zotit Veliaj, ishte vetëm konflikti i interesit për një leje ndërtimi ku edhe zoti Dado, kishte emrin.
Në mungesë të një përgjigjeje apo reagimi nga drejtuesi i prokurorisë, aty prezent në sallë, mbrojtja ka formalizuar kërkesën për përjashtimin e z. Dado apo zëvendësimin e tij nga prokurori i çështjes.
Këtu kemi shtuar edhe shkakun tjetër të sjelljes së përfaqësuesit të akuzës, që në vlerësimin tonë kishte doza njëanshmërie, e kam fjalën për z. Dado. Ende jemi në pritje të një përgjigjeje të cilën nuk e kemi”, theksoi Beta.
Sipas avokatit Maks Haxhia: “Në informacionin që i është dhënë publikut lidhur me këtë çështje ka mangësi. Ai u shpreh se e cilësojnë jo ligjor nisjen e procesit nga një anonimat. Ne nuk konstatojmë as një ngjarje apo kallëzim të ndonjë personi të dëmtuar. Ne vlerësojmë që masa arrest në burg është abuzive dhe e tejkaluar sepse është aplikuar ndaj një person, kryetar bashkie, person tre herë i mandatuar.
Gjykata e Strasburgut disa herë ka tërhequr vëmendje që masa e burgut dhe e arrestit në shtëpi duhet të aplikohet me kujdes nga gjykata si masë e jashtëzakonshme, jo si e zakonshme. Nuk është serioze të arrestohet kryetari bashkisë lidhur me një analize ekonomiko financiare.
Publiku, individë apo media ka hedhur jo të plote tablonë financiare. Këtu sjellim në vëmendje tuaj një shumë të OJF, dhe nuk thonë ku ka shkuar këto para dhe çfarë është bërë më këto financa."
Më 11 mars, do të mbahet në Gjykatën e Posaçme të Apelit, seanca për ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për masën e sigurisë arrest me burg.
olsi dado. nje. palaco. bur te perjashtohet. sa me shpejt. ai kerm. mbroka. kermen sali kriminelin. qe. ka. bere. 10001 te. zeza. vrar. vjedhur. shkateroj. shqiperin. dhe ai kerm olsi. dado. na. e mbroka. kriminelin. ai. duket. ne surat. qe qenka. kriminel. si kerma sali
A pika mu në bythë për mëndjen që keni, jeni dhe avokatë ju! Mirë Veliaj se është në hall dhe "në hall, siç thotë shprehja, çdo njeri bëhet budalla", por ju nuk e dini se ligji Nr.1 i çdo gjykatësi hetues është dyshimi? Ndaj kuptoheni, sa më shumë të kërkoni përjashtimin e Dado nga prokuror hetues, aq më shumë ja shtoni bindjen Dumanit se prokurori po bënë një punë të shkëlqyer për zbardhjen e të vërtetës në raport me Veliaj. Nuk ka prokuror të mbulojë diellin me shoshë, të vërtetat për Erjon Veliaj i cili ka vjedhur dhe shpërdoruar në masë skandaloze fondet e Bashkisë që populli i besoj për t'i administruar janë aq evidente dhe në dritë të diellit sa çdo ndryshim i prokurorit nuk do të kishte asnjë vlerë.
Ahahhahah! O Loni, me shkrive ????
Loni. Qenke rrotë kari fare. Por nuk është çudi, ju salistat jeni një prerje të gjithë, rrota kari me patentë. Çfarë nuk kupton te artikulli? Avokati po e thotë qartë, arrestimi i Veliajt dhe mbajtja e tij në burg është në kundërshtim me ligjin sepse nuk ka akuza të drejtpërdrejta, ka vetëm dyshime, siç thua edhe ti vetë. Nuk ka prova konkrete, por thjesht të dhëna (apo indicie, siç i thoni ju italianët aty në Albanistan). Duhen prova të mjaftueshme dhe të qarta që të mbash në burg një person, jo thjesht dyshime, nuk jemi më në kohën e Saleh rrumpallës. Plus pastaj dhe qershia mbi tortë, ky Dado është krejt në konflikt interesi me çështjen në fjalë. Po nuk është çudi sepse ju salistat kështu e konceptoni demokracinë, si rrumpallë, ashtu siç është edhe babai juaj shpirtëror, Saleh pleh serbi.
A mund te jetoje perjete Erioni dhe ti qe e mbron megjithese mund te shpetoje me procedure?
Ermira Beta eshte ish prokurori dorequr nga vetingu (ka vjedh para) dhe avokati me mashtrues, kerko leke e nuk ben asgje. Gjithcka pas tij fshihet Arben Rakipi, hajduti i fondeve te shkolles se magjstratures, spiuni i Soros dhe merr leje ndertimi ne tirane nga Veliaj si ortak i fshehur. Prandaj e mbrojne Veliaj keto bashke Maks Haxhia.