Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalite me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, që kanë ardhur në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit.
Gjatë fjalës së tij, Rama ndër të tjera ka komentuar situatën e tensionuar mes Amerikës dhe Evropës.
“Jam një kryeministër i një vendi të vogël. E di që nëse unë e kam gabim askush nuk do të dëmtohet, por nëse Merz e ka gabim të gjithë do të dëmtoheshim. Vendimet e këqija të një udhëheqësi sot paguhen nga brezi i ardhshëm.
Bëhet fjalë për një pamje 360 gradë të situatës. Nuk është diçka që lidhet me forcimin ushtarak. Kur dëgjoj fjalë të shkurtojmë fondet për arsimin dhe të forcojmë ushtrinë më vjen të qesh.
Është domosdoshmëri të forcohemi ushtarakisht, por po diplomacia, korridoret e reja të dialogut, të jemi më të vendosur për mënyrën tonë të jetesës. Ne duam të jetojmë kështu dhe nuk duam tí themi të tjerëve si duan të jetojnë.
Kam një pyetje që më tmerron, Europa ka më pak miq sesa para agresionit rus në Ukrainë. Kjo është diçka që duhet kuptuar dhe të reflektojmë pse ka ndodhur kjo.
Europa u ngrit për gjënë e duhur, por pse ka më pak miq. Është shumë komplekse dhe e ndërlikuar.
Ndoshta, Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump-it jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar përfundimisht Europën dhe për ta bërë të kuptojë se nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj se nuk është njësoj”, tha Rama.
Po qe po merzit Sorosin ky!LOL
Mire do ishte po te kishte zot ta shpetonte popullin shqiptar nga ju politikanet qe e keni degraduar kete vend ne ate forme qe kurre nuk mund te behet me!
Kush e pa qe u plagos Trump...Ai u ul let veshin me gjak qe e kishte ne xhep dhe doli... Askush nuk I preku veshin ta konfirmonte dhe per me teper nuk kishte gjakderdhje te vazhdueshme....pra ishte plagosje e shtirur.
alibaba ben sikur eshte kryetar i ndoje shteti me 300 milion banor amerikanet nuk po llogarisin francen apo gjermanine , trampi nuk e di ku bie shqiperia ,, alibaba ben si ndonje lider ne nje shtet qe nuk ka as ekonomine as ushtrin asgje ,, alibaba fryet kote ,,
Ore kar i papergjegjshem. Nese gabon ti, mund mos demtohen qytetaret e BE- se, por nderkohe ti qytetaret e vendit tend i ke shkaterruar ekonomikisht per 50 vitet e ardhshme! Ju ke vjedhur buxhetet duke bere rruget me 20 milion euro nje kilometer, ju vjedh 80 mije euro ne dite prej disa vjetesh me platformat lundruese qe nuk prodhojne asnje kilovat ore energji. Ju vodhe 200 milion euro me inceneratoret qe nuk ekzistojne. Me mekembesit e tu, sajmir tahiri, arben ahmetaj, erion veliaj e pas tyre belinda balluku e ceno klosi e pirro vengu. Turp te te vije. Karagjoz. Ke marre peng te ardhmen tone. Mjere ne
Te dija pak te mencur, por qenkerke kastravec ose trangull si te te vije me mbare!
Ky duket qe eshte disekulibruar menderisht dhe i pa afte te beje politike ....... Ne te gjitha rastet kur flet nuk mendon se cfare pasojash do te kene sentencet e thena si per momentin ashtu dhe per te ardhmen , nuk ka nevoje te beshe deklarata madheshtore sepse je nje vend qe nuk te fut ne refene asnje shtet i madh pervec te interesave te vecanta te ndonjerit , prandaj mendohu dy here nqs ke ndonje pjese te trurit qe punon per politike te ndare nga busnessi i xhepit........
Ajo Evropa , burron monedhën , - biglote . Pa doganë . Monedhë , doganë të tërë ! Putin e zgjoi ! Donaç e zgjon . Po ata , si e si të prisheshin - se shkëlqen e s'burron - si e si t'i blejnë Evropës , partuzën ! Ajo , vet , Evropa e përbërë , i , kulmon . Lirinë ! Orgazëmën Universale !