
Ylli Manjani ka komentuar sondazhin e fundit, që e nxjerr SPAK si institucionin më të besueshëm në vend.
“Pra siç duket shumë qartë edhe në matjen e fundit të Barometrit, mileti do më shumë institucionet e dajakut sesa ato që qeverisjes dhe të drejtësisë.
Shiheni me vemendje:
Spaku që të fut në burg,
Amerika se ka marinsa dhe, policia që të shtron në dru pëlqehen më shumë, po shumë më shumë sesa qeveria që vendos për ne, opozita që duhet të jetë shpresa dhe gjykata që jep drejtësinë.
D.m.th s’duam drejtësi e qeverisje, por thjesht dajak!
Edhe feja nuk pëlqehet aq shumë sa dajaku.
Ore po druni ka dal nga xheneti...! Kush të bën nënën është baba...!
Hajde për t'mira e n'gzime!
Të fala demokracisë, lirisë e zgjedhjeve”, shkruan ai.
Ha hahaha.Edi dhe PS mbi 95 mandate .Saliu 30-40.
O avokat...nese vertet dikush punon ai eshte spak. Pjesa tjeter e drejtesise eshte shume me keq se ne kohen e qoftelargut. Ngaqe je avokat me tuje nuk e ke idene se cfare heqin njerezit ne gjyqesoj e mbas sa vjetesh u vjen seanca. Normal se je vetem avokat I atyre qe kane hall ne spak.
Teodor, e di kush eshte pergjegjes per faktin qe te vjen seanca pas kaq vitesh? Ata qe i lane gjykatat bosh se e ideuan e zbatuan reformen me bythe. Apo eshte me kollaj te shajme gjyqtaret per cdo gje?
Kur shtypet vlera dhe injoranca e ligësia merr pushtetin, kështu do të përfundonim. Çfare të mbjellësh do të korrësh! Mbolle egjër nuk ke si të korrësh grurë. Vure malokun(jo malësorin e nderuar) nuk ke si të korrësh përparimin e Shqipërisë.