“Fajin e keni ju” - Baton Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos: Ku shkoni me Berishën?

7 Mars 2025, 09:10Politika TEMA
“Fajin e keni ju” - Baton Haxhiu “shpërthen”

Analisti Baton Haxhiu ishte i ashpër këtë të enjte ndaj përfaqësuesve të PD-së, Belind Këlliçi dhe Floriana Garo të ftuar në emisionin “Opinion”.

Haxhiu u ndal te lideri i selisë blu, Sali Berisha për të cilin tha se nuk e fiton dot betejën me Edi Ramën.

Sipas tij, brenda PD-së nuk ekziston rinia pasi zëri i vetëm aty është Berisha.

Për këtë arsye fajësoi edhe të rinjtë demokratë, duke theksuar se fatkeqësia e tyre është fakti se Berisha është më i ri se ta për mënyrën si lufton për parti.

“Këta janë njerëz pa ide. Megjithatë rinia të cilën Këlliçi e thotë me kaq pasion nuk ekziston për arsye sepse kemi vetëm një zë në PD.

Një zë që i ngulfat këta. Edhe sot edhe muaj më parë, ju kam thënë që ju duhet ta ndryshoni liderin. Ky lider nuk e fiton betejën me Edi Ramën.

Fajin e keni ju. Ajo që këta duhet ta dinë, Sali Berisha për këta është më i ri në mënyrën si lufton për parti, në mentalitet, në mënyrën si e ndërton diskursin dhe betejën që e bën. Edhe në TikTok. Fatkeqësia e tyre është që ai është më i ri se këta”, tha Haxhiu.

“Ju gjykojeni është mirë apo keq”, shtoi ai, duke iu drejtuar Garos.

7 Komente

  1. A
    Agim

    Shqiperia per Shqiptare. Analiste Kosovar s duam. Kane vendin e tyre. Vijne ketu vjellin urrejtje dhe budallalleqe

    Përgjigjjuni
    1. n
      noname

      batoni cuditerisht eshte kristal i qarte dhe i drejteperdrejte kur flet per pd dhe gjithnje ne ngerc e i palexueshem apo i pakuptueshem kur flet per ps .....gjeja me e peshtire eshte kur nje foles studiosh(se aq eshte ky dhe shoket e tij) mban krahe pd apo ps dhe se rruan hic per 50% te elektoratit qe eshte i zhgenjyer me te gjithe krahet ...keta ne gjuhen e perdutshme quhen BYTHQIRA LULISHTESH.....

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dielli

        Akoma ju me Batonin,agjentin më të famshëm të Serbisë që arriti ta bënë Shqipërinë protektorat të Serbisë.Si nuk iu vie turp o të mjerë.Nuk bëhët fjalë për shpifje por për fakte të.pa mohudhme.Ju kujtohet kur ishte dëshmitar në gjykimin e Millosheviçit në Hagë,kur Millosheviç i tha publikisht:ti Baton ke qenë agjent i joni do të ti them faktet apo do heshtësh.Batoni uli kokën,heshti dhe u largua.Apo ndoshta Shqipëria do bëhet republikë në kuadër të Serbisë andaj e mban akoma Baton tradhtarin.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Sic edhe e kam thene, keta te rinjte ne stanin e Saliut jane njesoj, ndaj edhe nuk duhet dhene asnje vote nqs njerzve nuk u ka ikur akoma truri dhe nuk shikojne qarte.

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti

            ore baton saliu ata mban gjalle, saliu komandon ne shqiperi ju e shikoni qe saliu komandon dhe SPAK un. SA te jete gjalle saliu shqiperia nuk ecen

            Përgjigjjuni
            1. C
              CUP FRROKu

              KU ESHTE BAROM BEGAJ SE KA HUPUR ESHTE FESTA E MESUESIT TREGOJUANI SE NUK E DI TE UROJE MESUESIT SE ESHTE GJOJA PRESIDENT

              Përgjigjjuni
              1. Analist

                Po cte rinj mo jane keta jane pa shkolle pa tru keta afron sale krimineli jane te dhenr te duken .Budallalleqet e tyre nuk mbarojne me sa duket nga prinderit do te kene pasuri dhr varja bredhin si dhelpra pas k....te dashit .Mu.kane per tr fituar.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje