Kreu i forcës politike “Lëvizja Bashkë” ka deklaruar se partia e tij ka dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat e plota me emrat e kandiadatëve për deputetë.
I ftuar në News24, Qori ka bërë me dije se në qarkun e Tiranës ai vetë do të jetë i dyti në garë pas pedagogut të Inixhinierisë Redi Muçi. Në Durrës politikani thotë se i pari në listë do të jetë Artan Kacani, ndërsa në Korçë Petro Lubonja.
Në Gjirokastër Arlind Qori sqaron se do të jetë Klevis Bejdaj, në Kukës Gabriel Rakaj, në Dibër Eljo Shyti, në Fier Mirela Ruko etj.
Ndër të tjera, Arlind Qori thotë se partia e tij nuk bën pazare pasi pjesë e saj janë shumë intelektualë, si dhe përfaqësues të studentëve, pensionistëve dhe bizneseve të vogla.
“Ne kemi dorëzuar listën për kandidatë për deputetë, pasi nuk bëjmë pazare. Kandidatët janë zgjedhur nga baza e partisë. Kemi mbledhur 5000 firma, se na duhen se s’jemi parti parlamentare. Unë kandidoj në qarkun e Tiranës, do jem i dyti, pas pedagogut ë Inxhinierisë, Redi Muçi. Janë 186 kandidatë për deputetë nga Lëvizja Bashkë, shumica janë intelektualë. Janë edhe përfaqësues të pensionistëve, që do të jenë kandidatë për deputetë, përfaqësues të studentëve, të bizneseve të vogla.
Në Durrës i pari do jetë Artan Kacani. Në Korçë kemi Petro Lubonja. Në Gjirokastër kemi Klevis Bejdaj. Kemi Gabriel Rakaj, në Kukës është Alban Metallari, në Dibër kemi Eljo Shyti, në Fier kemi Mirela Ruko, në Elbasan kemi pedagogun Oltion Fociro. Në Tiranë do jenë në listë Qani Shima, Bora Mema. Ilir Zoto do të jetë në Vlorë etj”, tha Arlind Qori.
JU UROJME SUKSESE NE ZGJEDHJEN E ME TE MIREVE.
Respekt Arlind dhe Ju urojme nje rezultat sa me dinjitoz per te ndryshuar politikberjen ,ku tjeter propagandohet e tjeter zbatohet. E majta eshte marre peng nga matrapaze karieriste duke filluar nga pianeci Nano e deri tek sharlatani Rama qe drejton kete vend majtas e mendon djathtas ,ku edhe pjestare te ekipit qe i ka patur me mndim dhe bindje majtas ose i ka perjashtuar,ose i ka koruptuar ne zbatim te politikberrjes se tij ku vetem politikberrje sociale nuk ka. Nese fiton perseri kete legjislacion uroj qe forca qe ju kryesoni te prishe kete ekuiliber te shemtuar qe ekzistin mbi baze pazaresh ndermjet dy forcave kryesore te vendit ku pavaresisht perfaqesimit te tyre politike te dyja luftojne te behen Amerike dhe jo Suedi,Kanada apo Zvicer si shtet social por kapitalist te egerr.
Edhe ky Qori vishet si Zelensky i Ukrainës. Aq sa do të fitojë Zelensky përballë Trump, do të fitojë edhe Qori në zgjedhjet e 11 majit.
Ju i doni udheheqesit e partise me çitjane si Rama …
Dakort me @Bashk-...! Respekte Arlind ! Të uroj të arrish rezultate sa më të mira në këto zgjedhje,për ta shkund sadopak politikën e vjetër të marrjes peng të shqiptarëve dhe Shqipërisë.! Shpresoj që kjo të ndodhi,për të mirën tonë të përbashkët,për lirinë ,për një Shqipëri vërtet demokratike,që në këto 35 vjet ka munguar! Nuk më njeh e nuk të njoh,por aksionin tënd unë e ndjek dhe më ke bindur se je ndryshe,prandaj dhe hapur po te them se si pensionist ,( dikur votoja si i çmendur për PS) por dhe për bindje të mbështetura ne vlerat ,të cilat spikasin vetëm me ezistencën e një shteti ligjor,me rregulla loje dhe ku te gjithe jane ne gare dhe te barabarte para ligjit,atëhere dhe një votë ka më shumë rëndësi,prandaj dhe ajo është për ty. Uroj që të më ndjekin të paktën të gjithë pensionistët! Doni ndryshimin,votoni për Arlind Qorrin!
O Djalo! Ju flisni per paga minimale 600 mije leke dhe pensione mesatare 320 mije leke, te cilat i quani dinjitoze! Per kuriozitet , per ne cilin vend behen fjale keto shifra? Me vjen shume keq, por nuk e keni fare idene e lekut dhe vleres se tij! Si ka mundesi qe dy pensioniste te marrin mesatarisht 620 mije leke, gati sa nje page minimale? Nuk e di si i beni llogarite, por di qe i beni gabim, madje shume te trasha!
O qorri , per drejtimin e nje shteti duhet te kesh njohuri politike .Ti nuk i ke keto cinesi, vetem ata qe mendojne te jetojne ne kurriz te tjetrit ta japin voten , morra, hajdutet .Ne programin tend nuk shikohet as nje ide qe eshte per Shqiperine , ja u beri Edi gati te gjitha dhe ju doni ti shkateroni , si ekonomin dhe buqesine .Piquni pastaj kerkoni benefitet .
Moj e Marë emigrante! Po ti nga na dole kaq e ditur, dhe qe akuzon tjetrin pa e provuar, sa për dienin tënde unë jamë një pensionist me kontribute 20 vjeçare, 15 vjet ne sektorin e naftës dhe qe kisha rogën mesatare 1982-1993, 13000lekë të vjetra, pra punoja jashtorarit për nevojat e naftës për këto 11 vite punë unë si orë pune kamë bërë për 20vjet punë, dhe pensioni im ky i ndershmi yt dhe i im( se e kam votuar) ma nxori 93000 të vjetra, pra njesoj me një shtëpiake dhe nje kooperativisti paçka se fshatari mori tokë në pronësi, po të ishte koha xhaxhit unë do e kisha pensionin 8000lekë (800000 me vlerën e sotme)dhe do dilja në pension në moshën 60 vjeç dhe jo në moshë 65 vjeç, krahësoe vlersimin qe i bënte pensionistit regjimi i “ kores së veriut” me këta të demoshkërdhëcis!? Prandaj Maro s’ke pse shanë partit e reja! Ku janë pasurit e Bashkimeve profesionale, pse s’ja kalon sigurimeve shoqerore por ja kanë lënë Gëzim Kalas qe nuk perfaqëson kërkënd dhe është bërë sheik me pasurin e puntorëvet! Elbete për veten e tyre i ritën rrogat dhe po djegin kariget e parlamentit…!!Për pensionistët spaska lekë…!!
Njerez mos votoni me tifozllik por me koken mbi shpatulla. Partite e reja jane shpresa e fundit per vendin tone te dashur. Ju lutem reflektoni per veten dhe te ardhmen e femijeve tuaj.