50 mijë shqiptarët që janë lënë jashtë 11 majit

6 Mars 2025, 20:11Politika TEMA

50 mijë shqiptarët që janë lënë jashtë 11

Nga Ylli Pata

Administrimi politik i votës së shqiptarëve, ka krijuar gjithë këtë tranzicion tridhjet e ca vjeçar, një koncept partiak të prioriteteve që vendosen në çdo zgjedhje në Shqipëri.

Edhe diaspora, që do të thotë vota aty ku jeton në zgjedhës i Shqipërisë që për çdo vend demokratik është një standard prej kohësh tashmë, mezi u arrit.

Megjithatë, ka një shkelje skandaloze të të drejtës së votës më 11 maj. Një standard që ka shkuar edhe më prapa një të drejte që zbatonte edhe regjimi komunist.

Bëhet fjalë për ata zgjedhës, të cilët nuk kanë mundësi fizike të shkojnë të votojnë në qendrat e votimit më 11 maj. Sepse janë të sëmurë, të pamundur, dhe nuk kanë asnjë mundësi që të çapiten në radhën e ditës së votimit.

Në kohën e komunizmit, sipas ligjit elektoral të kohës, i cili u zbatua ehe n 1991 dhe 1992, këta zgjedhës, asistoheshin në banesat e tyre nga një grup i komisionit të qendrës së votimit, ku i çonin një kuti, procesverbal dhe fletët përkatëse.

Zgjedhësi i sëmurë, e hidhte fletën e votimit, e ky votim i bashkohej listës së përgjithshëm.

Sot kjo nuk lejohet, pasi konsiderohet një shkelje e privatësisë së votimit. Por ekziston precedent i votimit me postë, i cili po përdorët për diasporën. Edhe kjo nuk është pranuar.

Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për një kategori të gjerë qytetarësh, që shkojnë deri në 50 mijë vetë. Në Shifra elektorale i bie afërsisht 5 deputetë. Damian Gjiknuri, kryenegociatori i PS-së për reformën zgjedhore, deklaroi para pak kohësh në Kuvend, se opozita nuk e ka pranuar votimin me postë të të pamundurve.

Ndërkohë që ka kërkuar që për diasporën t votohet edhe me pasaportë apo kartë të vendit resident. Në fakt, nëse ka një Gjykatë Kushtetuese apo Avokat populli në këtë vend, apo edhe shoqëri civile, pikërisht duhet të mbrojë të pambrojturit. Po askush s’e bën…

TemA

 

1 Komente

  1. E
    Emigranti shqiptar

    Ore Ylli! Po të paktën ty ne të dimë të zgjuar..... . E di ti kush quhet diaporë?...... . Nëse e di, pse përdor termin "VOTA E DIASPORES"...... . E sheh që e kuptove..... . Sepse diasporës nuk i lejohet të votojë.... . Fol siç e ka ligji..... . Votimi i zgjedhësve shqiptarë nga jashtë vendit...... . Pra, ata shtetas shqiptarë që, janë zgjedhës dhe kanë vendosur të votojnë nga jashtë vendit........... . Sepse edhe unë jam diasporë..... . Mirëpo nuk më lejohet të votojë. Sepse nuk kam shtetësi shqiptare....... . Po kështu një shtetas shqiptar që për arsye shëndetsore gjendet jashtë vendit (po kurohet, apo është shtruar në një spital), ai rregjistrohet për të votuar nga jashtë..... . Nuk është, as diasporë, as emigrant. Por shtetas shqiptar që rregjistrohet për të votuar nga jashtë..... . E kuptove?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje