Ilir Meta nga burgu: Prisni dhe dy muaj dhe do e shikoni çfarë do i bëjmë Ramës, do jetë e jashtëzakonshme

6 Mars 2025, 18:00Politika TEMA
Ilir Meta nga burgu: Prisni dhe dy muaj dhe do e shikoni çfarë do i

Ilir Meta shprehet i sigurtë nga burgu, se pas dy muajsh do vijë në pushtet.

Postimi i Metës

"Edhe 2 muaj për t’u ndarë me Narkoshtetin dhe narkoekonominë e tij.

Edhe 2 muaj për të frenuar rrokullisjen e ekonomisë kombëtare dhe të shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare.

Një koalicion gjithëpërfshirës si asnjëherë më parë sapo ka nisur këtë betejë finale që do të përcaktojë Shqipërinë e dy dekadave të ardhshme.

Partia e Lirisë është gati dhe do t’i ndezë të gjithë motorët e saj.

Prej një viti ajo ka një Program shumë konçiz dhe solid: Pesë Prioritete për 4 milion shqiptarë plus.

Jo rastësisht Prioriteti ynë i pesë është Shqipëria Fuqi Eksportuese. Në fakt ky është vetë objektivi madhor i Partisë së Lirisë, por i cili nuk mund të arrihet pa realizimin e 4 prioriteteve të tjera:

Shqipëria e panaireve elektorale i duhet gaztorit të “Rilindjes” që shumica e forcës më aktive i ka ikur jashtë këto 12 vite, ndërsa vendi eksporton vetëm 8% të Prodhimit të Brendshëm Brutor, aq sa edhe 30 vite më parë.

Ndërkohë që rënia e eksporteve vazhdon pikiatën konsistente, sepse modeli i tij ekonomik bazohet te pastrimi i parave përmes kullave dhe rezorteve luksoze, ndërsa narkoeuro po falimenton prodhuesit dhe eksportuesit në masë.

Ndaj Partia e Lirisë është në sinkron të plotë me Partinë Demokratike edhe përsa i takon përmbysjes së këtij modeli mafioz dhe klientelist të ekonomisë që dëbon dhe varfëron shumicën e shqiptarëve.

Por nuk mjafton vetëm Programi i shkëlqyer që ka opozita dhe tërësisht i financueshëm.

Duhet edhe fuqizimi i organizimit për t’u përballur me Partinë që është shkrirë me shtetin, sipas OSBE.

Ndaj finalizimi i koalicionit, edhe pse me vonesë, është vendimtar për të ecur me shpejtësi drejt konkretizimit në detaje dhe investimit të të gjitha energjive opozitare në një drejtim të vetëm, atë të Fitores së padiskutueshme ndaj një kundërshtari tejet të konsumuar që ka zgjedhur të bëjë gaztorin dhe karagjozin për t’iu ikur përgjegjësvie të rënda shtetërore dhe politike.

Partia e Lirisë ka nisur procesin e saj të fuqizimit të rolit të saj për maksimizimin e rezultatit dhe Fitores të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj.

Është hera e parë që Partia e Lirisë është një koalicion me Partinë Demokratike dhe kaq shumë aleatë tradicionalë dhe të rinj.

Ndaj edhe rezultati do të jetë përtej parashikimeve edhe të më optimistëve të sotëm.

Për 10 vite “arritja” më e madhe e gaztorit ishte se kishte korruptuar lidershipin e opozitës dhe i caktonte rezultatet pa nisur zgjedhjet.

Po kështu i kishte pronto edhe McGonigalët për të manipuluar opinionin publik dhe provokuar opozitën, por edhe për të garantuar heshtjen dhe mosveprimin e SPAK dhe Prokurorisë ndaj krimeve të panumërta zgjedhore, deri në gjakderdhje si ajo e Elbasanit 2021.

Partia e Lirisë është e vendosur të mbajë dhe rrisë peshën e saj në këtë përballje vendimtare.

Ajo i ka të gjitha potencialet për të arritur një rezultat historik dyshifror në këto zgjedhje.

Me përjashtim të dy qarqeve nuk ekziston asnjë qark ku Partia e Lirisë nuk e ka mundësinë për të marrë të paktën një mandat në koalicion, përmes përzgjedhjes së emrave sa më aktivë, përfaqësues dhe konsensualë në listat e hapura.

Po kështu edhe partitë e tjera aleate do ta kenë këtë mundësi që me forcat e tyre të arrijnë, përmes kandidatëve në listat e hapura, sa më shumë deputetë.

Sa më e thellë do të jetë Fitorja e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” aq më të mira do të jenë mundësitë e Partisë së Lirisë, por edhe partive të tjera aleate të Partisë Demokratike për të maksimalizuar edhe përfaqësimin e tyre dhe për të provuar peshën e tyre në këtë koalicion historik.

Jam i bindur se ndërsa fuqia e këtij koalicioni do të rritet çdo ditë në “fushëbetejë”, shkërmoqja e organizatës kriminale, siç e quajnë me prova vetë ish-drejtuesit socialistë të Qeverisë, si Arben Ahmetaj dhe të tjerë, do të përshpejtohet.

Humbja e organizatës kriminale do të jetë një çlirim për të gjithë vendin madje edhe për vetë socialistët e shtypur për një vend pune apo bukën e gojës.

Potenciale të jashtëzakonshme njerëzore, intelektuale, profesionale do të çlirohen dhe Shqipëria Madhështore do të jetë e të gjithëve.

16 Komente

  1. 1
    1

    Po ta mbajti vendosu ne liste te hapur dhe mos u fshih mbas gaxhoit o i forti i pazarit te ri

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Do I rruash topet dhe do I hash mune.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Meshar Kambo

        As dy dekada nuk do të mjaftojn o "qen i biri i qenit" për të dalur nga burgu. Qindra milionat e plaçkitur nga shteti nuk shpaguhen me dy muaj burg. Tani me djersën e shqiptarëve blenë monika vibrator dhe "magic wand", për ta hequr mallin e ilir kryemadhit.

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ?

          Hahahahahha o Like. Po presim me doren ne zemer.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mbaje veten ilir se ke filluar te pjerdhesh.

            Mjeku i Burgut ti shtoje dozen e ilaceve... duhet ndimuar deri sa te dali nga Burgu qe mosha i bie te kete tek rreth 70 - 75 vjece, te kete shendetin e rregult dhe shetitjet ti bieje si ish Dikatori Hoxha me karoce invalitesh....

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mbaje veten ilir se ke filluar te pjerdhesh.

              Mjeku i Burgut ti shtoje dozen e ilaceve... duhet ndimuar deri sa te dali nga Burgu qe mosha i bie te kete tek rreth 70 - 75 vjece, te kete shendetin e rregult dhe shetitjet ti bieje si ish Dikatori Hoxha me karoce invalitesh....

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mbaje veten ilir se ke filluar te pjerdhesh.

                Mjeku i Burgut ti shtoje dozen e ilaceve... duhet ndimuar deri sa te dali nga Burgu qe mosha i bie te kete tek rreth 70 - 75 vjece, te kete shendetin e rregult dhe shetitjet ti bieje si ish Dikatori Hoxha me karoce invalitesh....

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zeni sypeshkaqeni

                  O koklope ti te ha mutin.... Akoma se ke kuptuar se ta ka fut Sala

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    LIKJA ME DOR MONIKA ME VIBRADOR

                    LIKE VAZHDO BEJ PUNIME ME DORE DHE MOS NA ÇAJ TRAPIN SHUME SE TI TE HA MUNE.

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Ujku

                      Ujku Skraparit haaaa

                      Përgjigjjuni
                      1. o
                        o ilir o spiun,hidhu mbi tank

                        O vojo kush,o alende,o mali me gropa ti ke shprese te dum dumani e banda e saliut,por mos mbaj shprese se edhe monika e ka kuptuar qe spaku do na haje mune dhe jo te sjelle saliun edhe ty ne pushtet o pusht

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alex

                          Shko or palaco hajdut e I pa fytyre..

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Populli

                            Mos u cuditeni ka per te dale i thone drejtesi e re

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aron

                              Po, po prit te hash nje mut te madh, se bashke me Sali kermen do te merrni vetem nje mut. Ka aq popull shqipetar qe nuk u ka hik truri per tu sjell ju kerma ne pushtet ta beni Shqiperine sic e kishit bere, nje hale.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Në atë krah fli o FLORI !

                                T’a futi Saliu o Like Floriri, dhe sikur t’ë fitosh, atë mandat nuk do e gëzosh njëjt si si Babalja kushëriri jot , sepse do dënohesh . Nuk t’i haron kollaj Sala , arestimin , deklaratat në Tropojë apo kunderakuzat kur ishe kryetar parlamenti . Kështu që sipas Angonit Digital , MANDATIN tënd do e gëzojë tjetër njeri.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Stan-gisti

                                  Piskopati nga fshati erdhi te Pazari i Ri, po nuk u bë njeri! U fut si shtangist, hipi hu më hu, s'la mal e kodër, as liqen, luginë dhe lumë... Vodhi, vrau, familien e ndau, na u bë dhe president, perversi! Ka probleme me drejtësinë, është nën hetim, na shet pordhë me premtime dhe na paska një "program", që do na shtojë popullsinë në 4 milionë! Ik, more kaptinë kali! Ti je një pordhac, që askush nuk të beson më. Je me salihin, jeni një të dy, prandaj bashkoheni. Kokat tuaja do të hani, o burgaxhi! Je i neveritshëm, i pisët, i korruptuar, hajdut dhe vrasës, imoral! Me banditë vetëm një gjë mundet: krimi, korrupsioni, mjerimi!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje