Begaj me kryediplomatin çek Lipavský, për integrimin, mbrojtjen dhe ekonominë: Turistët çek po mësojnë edhe shqip

6 Mars 2025, 16:03Politika TEMA

Begaj me kryediplomatin çek Lipavský, për integrimin,

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua sot me Ministrin e Jashtëm çek Jan Lipavský me të cilin bisedoi për intensifikimi e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe në fushën e mbrojtjes.

Proceset integruese të Ballkanit Perëndimor dhe ecuria e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian ishin gjithashtu në fokus të bisedës.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të dialogut politik nëpërmjet shkëmbimeve dhe vizitave të nivelit të lartë.

Marrëdhëniet pozitive ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Çeke janë reflektuar në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kanë shfaqur një tendencë pozitive, ndërsa të dyja palët vlerësojnë së ka ende mundësi të pashfrytëzuara për të forcuar lidhjet ekonomike dhe tregtare.

Presidenti Begaj theksoi se një potencial i rëndësishëm për bashkëpunim ekziston në energjetikë, ku Shqipëria po diskuton projekte për diversifikimin e burimeve të energjisë.

“Marrëdhëniet e mira Shqipëri-Çeki janë reflektuar dukshëm në turizëm, ku qytetarët çekë po vizitojnë gjithmonë e më shumë Shqipërinë, po shijojnë mikpritjen dhe bukuritë e natyrës shqiptare, duke kombinuar pushimet në bregdet me ato në male, madje po mësojnë edhe shqip”, - u shpreh Presidenti Begaj.

Presidenti i Republikës i përcolli Ministrit të Jashtëm çek falënderimet për mbështetjen politike të Republikës Çeke gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, e shprehur kjo me vendime konkrete, përfshirë edhe heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. 

Gjatë takimit u bisedua edhe për Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që pritet të mbahet në Tiranë më 16 maj të këtij viti, i cili nga Shqipëria shihet si një platformë për të forcuar bashkëpunimin dhe për t’u lidhur me politikat e BE-së për sigurinë e energjisë, migracionin, veprimin për klimën dhe zhvillimin ekonomik.

4 Komente

  1. T
    Toni prej betoni

    Oooooo tema ndryshoni foton.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Presidenti me Ministrin e jashtem? Uau

      Kjo eshte shume e turpshme. Presidenti i Shqiperise te takohet kot me se koti me Ministrin e jashtem te Cekise. Sa i deshperuar duhet te jesh qe te besh nje udhetim kot me se koti ne Ceki, per te takuar nje kot me se koti. Thjesht vetem per turizem. Uau! E turpshme! Presidenti i Shqiperise ka celsat e kashtes. Eshte thjesh figure politike! Nuk ka asnje vendim marrje.

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qakije Mallarja

      Në foton ilustruese, keni nxjerrë Sali mavrinë me italo amerikanin dollarist që të rrjep e të shqep.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pickaxhiu

        Begaj eshte ai majtas se ai tjetri eshte Saliu

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje