Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Sali Berishën të cilit i rrëzoi kërkesën për të shpallur të pavlefshëm masën ‘arrest në shtëpi’.
Në vendimin e zbardhur 53 faqesh thuhet se s’kishte nevojë për autorizim nga kuvendi.
Gjykata konstaton, gjithashtu, se kërkuesi ka pretenduar cenimin e imunitetit parlamentar, duke argumentuar, ndër të tjera, se procedura e ndjekur në Kuvend për dhënien e autorizimit është bërë në kundërshtim me nenin 73 të Kushtetutës, për shkak se nuk është ndjekur procedura e parashikuar nga Kushtetuta për kufizimin e lirisë së deputetit në caktimin e masës së sigurimit që pretendohet se nuk është zbatuar prej tij. 32.
Në lidhje me këto pretendime, Gjykata vëren se në vendimin e saj nr. 81/2024, ajo ka marrë në shqyrtim edhe përmbajtjen e neneve 48-51 të ligjit nr. 95/2016, duke vlerësuar se ato nuk cenojnë parimin e pavarësisë dhe paanshmërisë në gjykim dhe se ligji përmban garanci të mjaftueshme për të siguruar pavarësinë e gjyqtarëve në mënyrën se si realizohet kontrolli (shih paragrafët 65-77).
Po ashtu, në vendimin e saj nr. 81/2024, Gjykata ka vlerësuar se argumenti i kërkuesit, sipas të cilit Kuvendi duhet të japë autorizimin në rastin e caktimit të masave të detyrimit për paraqitje në Policinë Gjyqësore dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, nuk pajtohet me parashikimin e nenit 73 të Kushtetutës dhe autorizimi i Kuvendit është i nevojshëm vetëm nëse masat kufizuese të vendosura ndaj kërkuesit përbëjnë kufizim/heqje të lirisë së tij personale (shih paragrafët 58-59) 2 .
Në vlerësimin e saj, me vendimin nr. 81/2024, Gjykata ka evidentuar se nga GJKKO-ja e Shkallës së Parë janë marrë të gjitha masat për njoftimin kërkuesit të vendimit nr. 112/2023, i cili ka disponuar për masat e sigurimit personal të vendosura ndaj kërkuesit dhe pretendimet e tij në këtë drejtim nuk janë të bazuara (shih paragrafin 87).
Kujtojmë se me datë 21 nëntor 2024, Gjykata Kushtetuese interpretoi masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” nuk pengojnë punën e deputetit dhe mund të vendosen pa autorizim nga Kuvendi, duke rrëzuar pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se SPAK kishte shkelur Kushtetutën.
Liria e tij, vdekje për popullin dhe kaos për vendin, shkurt stop zhvillimit dhe përparimit të kombit.