Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje a i përket vijimit të procesit për votën e diasporës, në një kohë kur ka përfunduar faza e regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Në një konferencë për media ai ka sqaruar se faza e dërgimit të fletëve të votimit pritet të ketë përfunduar deri më 16 prill, ndërsa u ndal edhe tek përzgjedhja e operatorit që do të përzgjidhet për të kryer transportin e fletës së votimi.
“Midis fundit të javës së parë të prillit dhe javës së dytë të prillit do të nisë dërgimi i fletëve.
Deri në 16 prill mendohet që të ketë përfunduar si proces dërgimi i fletëve pranë qytetarëve të regjistruar.
Deri në fund të javës tjetër do të kemi përfunduar procedurat për zgjedhjen e operatorit postar, do të jetë një operator i njohur ndërkombëtar dhe do të kërkojmë që kthimi i fletës të jetë ekspres dhe normalisht edhe i gjurmueshëm.
Kemi pasur kontakte me të gjithë pas përjashtim, dhe postën shqiptare për të kuptuar nga pikëpamja teknike si funksionon.
Do të ftojmë ato brenda ndërkombëtare që janë të mirënjohura për shërbimin postar e do të përjashtojmë Postën shqiptare, se vetë ligji e ka përjashtuar”, ka deklaruar ai.
Lini një Përgjigje