Protestë për Tik Tok, ditën e Gërdecit - Avokati: Berisha kërkon të vijë me dhunë në pushtet

7 Mars 2025, 11:55Politika TEMA
Protestë për Tik Tok, ditën e Gërdecit -  Avokati: Berisha

Avokati Romeo Kara e cilëson të dënueshme thirrjen e Sali Berishës për të rinjtë, që të dalin në protestë më 15 mars, kundër mbylljes së Tik Tok.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Kara u shpreh se Berisha kërkon të vijë me dhunë në pushtet.

“Kam bindje që Berisha është diabolik. Vetëm një diabolik mund të stisë protestë të tillë. E dënueshme t’i drejtohesh kësaj moshe dhe këtij brezi. Ky person i ka humbur kalit të arrogancës së tij.

Sa guxon të paraqitet sikur është Trump i dytë për ne, ky guxon, bën paralelizma. Unë mendoj se ky person, njerëzit janë neveritur.

Si do dalë ky njeri, të cilit i duhet mbyllur goja gjithë jetën. Ka pafytyrësinë të thotë, ky që i dogji atje në Gërdec. Ky është fajtor deri në kufijtë e imagjinatës”, theksoi ai.

2 Komente

  1. G
    G

    Gjithe fajin e ka Edi Rama qe i dha vulen e pd-se pluse e nxorri nga arrest shtepie.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mirësia

      Fajin e ka Enver Hoxha, sepse të bëhesh qytetar duhet të kalojnë breza. Këtij vendi i duhen së pari qytetarë të mirë, pastaj profesionistë të mirë. Profesionistë i mirë bëhesh me një arsimim të plotë profesional, por qytetar i mirë është e vështirë, ajo vjen me gen, jepet nga të parët tuaj, nga lindja, nga 6vitet e para të fëminisë, kultivohet nëpërmjet familjes, arsimimit dhe kulturës së kultivuar të individit dhe shoqërisë. Prandaj të jesh qytetar nuk bëhesh por lind e pastaj bëhesh. Kjo na mungon neve, shoqërisë shqiptare. Kemi shumë për të mësuar se jemi prapa, për të përparuar duhet arësimim gjithëpërfshirës, jo formal, por të vërtetë, për t'u bërë qytetarë e më pas profesionistë të mirë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje