“SHBA nuk është tërhequr nga SPAK” - Basha citon zyrtarin e lartë amerikan: Qëndrimet në mbështetje të Drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, angazhime të cilat nuk ndryshojnë

7 Mars 2025, 15:06Politika TEMA
“SHBA nuk është tërhequr nga SPAK” - Basha citon

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi mbështetje e fortë nga SHBA për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Basha gjithashtu solli në studion e Euronews Albania edhe mesazhin e një zyrtari të lartë të SHBA, i cili është shprehur se heshtja e përkohshme e administratës amerikane për shkak të procedurave të tranzicionit nuk duhet ngatërruar me ndryshim qëndrimesh.

Sipas Bashës, është gabim të mendohet që SHBA-të do të ç’angazhohen nga investimet e tyre në Shqipëri dhe Ballkan, duke e quajtur këtë një “debilizëm”.

“Tani dua të them diçka me përgjegjësi të plotë, unë nuk jam zëdhënës i qeverisë Amerikane, nuk jam zëdhënës i presidentit Donald Trump, nuk jam zëdhënës i sekretarit Rubio, por këtë ua them me përgjegjësi maksimale.

 Citoj, “gabojnë rëndë ata që ngatërrojnë heshtjen e përkohshme për shkak të procedurave të tranzicionit në të gjithë botën, me qëndrimet tona.

 Qëndrimet tona në mbështetje të të Reformës në Drejtësi, luftës kundër korrupsionit, janë angazhime parimore të cilat nuk ndryshojnë”, tha Basha.

3 Komente

  1. h
    h

    Vini re, vini re, Basha pasi hapi dritaren se po i zihej fryma nga bombat qe kishte leshuar gjate gjumit 24 oresh, leshoj edhe nje deklarate bombe: :" Dua te them dicka me pergjegjesi te plote, une nuk jam zedhenes i qeverise amerikane, une nuk jam zedhenes i presidentit d.Trump,une nuk jam zedhenes i sekretarit Rubio"

    Përgjigjjuni
    1. G
      Goni Ballies

      Basha minister i brenshem i 21 Janarit, e ke vendin ne burg me te tjeret, plua rrugen e Kombit dhe Firmen per Detin. Ti duhet te ishe i pari per ne SPAK. Po dosja jote do te jete qershia mbi torte.....Mafjoz

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prite Lyl se pe te vjen

        Lulo, kot i servilosesh Spakut, ata ta kane bere bene, do te te arrestojne shpejt. Vetem oer ty ata do kene plotesish te drejte te te arrestojne me fakte.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje