Squllja sistematike e retorikës për heqjen e “Non Grata-s”

8 Mars 2025, 19:31Politika TEMA
Squllja sistematike e retorikës për heqjen e “Non Grata-s”

Nga Ylli Pata

Propaganda frenetike e trurit të PR të Sali Berishës, nuk e hodhën në mënyrë spontane fabulën e “rënies së Non Gratës”, sikur ajo të ishte një gjethe që bie në vjeshtë e çelet në pranverë.

Ishte e pritshme kjo strategji komunikimi, apo fabul, pasi u përdor coby paste, thuajse në të njëjtën mënyrë në fundin e vitit 2016 dhe thuajse deri në gjysmën e vitit 2017, i cili ishte gjithashtu një vit zgjedhor siç është viti aktual.

Në vitin 2016, pra pas nëntorit kur fitoi Donald Trump për herë të parë, duke përdorur edhe deklaratën e Edi Ramës, bombarduan opinionin se tashmë presidenti i ri do ta varrosë.

Por, natyrisht nuk u treguan të kujdeshshëm, por si gjithmonë tafmaqarë, duke hapur disa linja sulmi njëherësh.

Përceç Edi Ramës që e bënë të përfunduar, nisën të sulmonin fort edhe ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu. Nisën lajmet virale se “u shkarkua!”. “U thirr për ta shkarkuar etj etj”.

Ka një protokoll tashmë të njohur kur ndryshon administrata amerikane, ku selitë diplomatike pësojnë një stand by, për tu konsultuar me politikat dhe piketat e reja të shefave që kanë ardhur. Piketa, që natyrisht janë të aspektit strategjik, por edhe politik, për ta përshtatur edhe me politikëne e brendshme. Pasi Amerika është një vend që ka zgjedhje çdo dy vjet, jo katër. Në 2027 janë zgjedhjet e midterm-it për një pjesë të rëndësishme të Kongresit Amerikan, zgjedhje që kanë peshë potenciale për vijueshmërinë e mandatit të presidentit në lidhje me vendimet e tij.

Ndërkaq, siç ndodh me të gjithë zyrtarët, në fund të vitit kalojnë festat në vendin e tyre, ku përpos festimeve famljare, kanë edhe mbledhje e festime me kolegët e Departamentit të Shtetit,

Janari 2017, hyri në propagandën e PD-së sërish frenetik siç ishte dhjetori, duke përdorur betimin e Presidentit si një as i rëndësishëm propagandistik. Ku nisi edhe frenezia e lobimit për të siguruar një vend në spektaklin e betimit.

Siç dihet tashmë, përveç të zakonshmit Fatmir Mediu, morën pjesë edhe Lulzim Basha, Ilir Meta e Petrit Vasili. Por jo në teatrin kryesor të ceremonisë, por shesh, ku u bënë qull nga shiu edhe pse kishin blerë mushama në dyqanët që fituan paq atë ditë.

Por zyrtari shqiptar i vetëm që ishte në teatrin qëndror të ceremonisë së betimit, e në mjediset e brendshme protokollare ishte vetëm ambasadorja e atëhershme e Shqipërisë në Uashington, Floreta Luli Faber. Pasi organizatorët e ceremonisë janë seriozë e korrekt me njohjen e kredencialeve në lidhje me përfaqësuesit e vendeve aleate, mike, apo edhe rivale.

Ndërkaq, me ardhjen e shkurtit e marsit, fabula u çmontua dalëngadalë. Donald Lu erdhi në Tiranë, duke e shtyrë mandatin edhe një vit, ç’ka stresoi më shumë Berishën që drejtonte nga prapaskena opozitën, e Metën që nga mazhoranca po bënte përpjekjet për të larguar  Edi Ramën.

Nga stresi i vijimit të politikës ashtu siç ishte, dhe rikthimi i të njëjtit ambassador, nisi lobimi frenetik me lumenj parash, për të blerë influencën në Kongres, pranë njerëzve që mund të gjenin kontakt me Donald Trump e njerëzit e tij.

Lobimi qe aq frenetik, sa siç dihet u përdorën kontrata me shuma marramendëse, çka më pas bëri që edhe PS të lobojë po zyrtarisht, për të rrëzuar narrativën që hapnin në Kongres opozita për Shqipërinë si “narkoshtet”. Nga mungesa e një rezultati në lobim, çoi më pas në aktivizimin planit kamikaz të çadrës, ku u synua të bllokoheshin institucionet, duke pamundësuar zgjedhjet dhe kreun e shtetit që i mbaronte mandate atë vit. E në krye të shtetit ishte një president i PD-së.

SHBA, domethënë administrata Trump e kundërshtoi menjëherë dhe ashpër këtë strategji, duke ju referuar edhe tensionit në rajon. Ku në Maqedoninë e Veriut ndodhi edhe më keq, ku lideri i opozitës dhe lideri i partisë Aleanca Shqiptare u masakruan keqas.

Ndërkaq, në qershor, pasi PD dhe Meta nuk pranoi të tërhiqen u soll në Tiranë një zyrtar i lartë si Hoyt Brian Yee, i cili i detyroi të terhiqeshin. E gjitha kjo ndodhi pasi nuk donin të votohej vettingu, po kërkohej një negociatë për reformën në drejtësi. Gjë që admistrata e Trump nuk e pranoi. E pas kësaj i bëri letrat e Non Gratës Berishës, duke i hequr në fillim vizën për të dhe familjen e vet.

Ndërkaq, edhe në fund të vitit të shkuar e në janar, u përdor e njëjta strategji, ku u bombardua opinioni se Trump do të përqafohet me Sali Berishën sa ta shikojë. Tezat publike ishtin të bujshme: Ka rënë Non grata, thonin eksponentë të lartë të opozitës. Ndërkaq, në mediat e tyre shkruhej se Yuri Kim u shkarkua dhe po hetohej.

Fotoja e shpërndarë nga Ambasadorja Kim, në një nga mjediset e State Departamentit me Sekretarin Marco Rubio, menjëherë pas nisjes nga punë nuk ishte aspak e rastësishme. Por një sinjal i dukshëm i dhënë me viston e bosit të madh.

Ndërkaq, siç po shikojmë këto ditë, kur edhe ndihmat për USAID-in nuk u shkrinë pasi e vendosi Gjykata Supreme, Marco Rubio nga ana e tij ka mbrojtur stafin e tij në një debat të zjarrtë me Elon Musk në Shtëpinë e Bardhë, por edhe lëvizje të tjera, po përjetojmë gati njësoj 2017-n.

Kurse sinjali më i fortë ishte ai dhënë nga Sekretari Rubio ndaj Milorad Dodikut. i cili përveçse një aleat i Rusisë, është edhe i shpallur Non Grata. Madje jo nga Departamenti i Shtetit, por nga ai Thesarit, që në esencë është njësoj, por një çikë më i zbutur.

Rubio, në mënyrë të qartë sulmoi Dodikun, duke e quajtur “kërcënim serioz”. Ky ishte një mesazh tipik amerikan, jo vetëm për Dodikun, por natyrisht për rajonin, aleatët e Dodikut, e sipas gjasave, edhe “bashkëvuajtësit e tij” në lidhje me sanksionet amerikane.

Dhe Dodiku, është një nga lobuesit më të mëdhenj në SHBA, ku serbët prej kohësh harxhojnë para për të krijuar një kënd që mendojnë mirë për ta në korridoret e Uashingtonit. Dhe ja kanë arritur, pasi në disa korridore të politikës amerikane flitet herë pas here për Serbinë, madje shikohet deri atje ku flitet se edhe kanë bërë gabim që e kanë bombarduar.

Por në fund, politika zyrtare, siç e bëri të ditur Rubio sot nuk ndryshon asnjë milimetër. Blinken, madje mori edhe avokat për një proces në Bosnjë, Rudi Gulianin, ish-avokatin e Trump, por nuk i piu fare ujë. Dhe mendo sa ka qenë tarifa ditore e Giulianit.

Edhe këtu Sali Berisha, arriti të pajtojë një strateg të rëndësishëm republikan, i cili ka qenë në ekipin e madh të fushatës së Trump, kryesisht për votën latine. i cili e ka thënë që në ditët e para se ai nuk merret me Non Grata-n se nuk është lobist.

Propaganda megjithatë nuk ndaloi, e u hap fjala se doktorit do t’i jepet një “vizë speciale”, edhe pse askush se di çfarë është. Në fund, Berisha i vuri vulën kur tha se nuk ka as ftesë e as vizë. Pra me fjalë të thjeshta, ndërsë serbët e Bosnjës kanë një president Non Grata, ne kemi një kandidat për kryeministër që është Non Grata.

14 Komente

  1. V
    Vala

    Edhe hajd ti votojme prape keto kufoma qe s'lane poshtersi pa bere

    Përgjigjjuni
    1. s
      sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

      po ne qofte. se ka njeri. me. te ndyre. me te qelbur. me kerm. me kriminel ne bote. ai eshte. vetem nje sali berish haleja. po nuk paska. nje. drejtesi. qe te vendoset. drejt po kush e mbron kete. kriminel. ja befte zoti. jeten fer. keq. e me keq.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lepe peqe

        O pate , po akoma do besh politike me non grata n ti mer qyqar. Po ska njeri qe se ka marre vesh se non grates i doli jo bpja por edhe bytha. Po Presidenti Trump te shpalli non grata Blinkenin mor pleh. Nese ke diçka tjeter ok nese jo qepe halene se ste ecen me Non kari.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

          Une e due SHQIPERINE ..po popo pooooooo

          Përgjigjjuni
          1. e
            emingranti

            o lepe peqe oservil o spiun i saliut po ka njeri me kriminel dhe hajdut se saliu me shoke kete shqiptaret duhet ta kene kuptuar, dhe semundjen e hajdutllekut saliu e futi ne shqiperi

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kerrma Sali Vuk-drashkovic

              O Pate , Salkari me mire nga te gjithe e di ai qe ajo damke qe i vuri SH B A sekretari BLINKEN sa te jete gjalle jo qe jo po edhe ne varr kur te shkoje do ja shkruajne mbi varr qe eshte njeriu me i poshter me krimineli me hale e qelbur qe ka jetuar dhe ka qene rrezik edhe per SH B A pa lere me per vendin e tij .

              Përgjigjjuni
              1. Ta zhdukim kriminelin non grata

                Me sa duke damka e zeze non grata i mbeti Saliut dhe familjes se tij te korruptuar per gjithe jeten. Problemi eshte pse shteti Shqiptar ose me sakte ligji nuk e denon kete monster kriminel te korruptuar bazuar ne kete dezinjim te vendit me demokratik dhe me te dashur ne bote per shqiptaret qe eshte USA.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vigjilenca

                  Po ku do ta çojë Shqipërinë ky mashtrues profesionistë? Ai vjen në pushtet për të vjedhur dhe për të vrarë, këto janë aftësitë e kësaj qenie të pështirë, që pllakosi në zi vendin sa kohë ishte në pushtet. Larg duart nga pushteti mor karagjoz politik, mor politikan qesharak, mor tradhtar i kombit!

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drini

                    Le lesht o sali duke hedhur milionat e shqiptarve per ate non grata. Mblidh mend e mos harxho leke kot se i duhen supermbeses te mbaj kurvaret me lek. Me vule ne byth do vesh ne varr o kerme.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Demokrati idealist

                      Maloku i ka zgjedhjet të humbura,pale çfarë përpushet si këndezi majë olehut nëpër konferenca shtypi.Shqiptarët e njohin mjaft mirë këtë kriminel dhe prandaj nuk gabojnë t’i japin votën.Edhe në 2005 mori një sasi votash por jo për të krijuar qeveri i vetëm,por me like kakën.Ishte qeveria e Tosit që korruptoi çdo qelizë të ashtuquajturut shtet që i mërziti shqiptarët të cilët i dhanë vota sali 1997-s.Në 2009 i vodhi zgjedhjet duke paguar me shuma të majme komisionerët socialist të cilët u shitën për para.Për të mos dalë dobiçi në shesh maloku i dogji kutitë me fletët e votimit.Dua të them se shqiptarët nuk i besojnë më sali Gërdecit e sali 21 Janarit,sepse e njohin mirë çfarë krimineli është që nga 1997-a.Pra saliut shqiptarët më 11 Maj do t’i japin një mut të haj.Në datën 12 sali kërma do përsëris refrenin e njohur se gjoja zgjedhjet u vodhën.sali o malok i ndyrë shqiptarët në shumicë të urrejnë,prandaj Fuck off.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Var veten! Cope muti!

                        Duhet të kishte varur veten por nuk ka as dinjitet as burrëri as guxim dhe përfundoi ti bëj portapotty Bejlerit dhe çdo Labi motërqir 300 eurosh, se Greqia si jep as dorën, vetëm detyrat e shtëpisë dhe kë bythë Labi motërqir të lëpij . I ka bashkuar të gjithë në mendimin që kanë për të si sharlatan të 100 sahaneve, servil, hajdut, tradhëtar, budalla tribal, motërqir dhe copë muti, nga shokët e vjetër komunistë të PPSHsë deri tek amerikanët, europianët, grekët, serbët, shqiptarët dhe vetë pëdëistët.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vlora

                          Po pse cfare prisje zotrote , qe Amerika dhe Perendimi t'u bejne fresk mbeturinave kriminale te komunizmit pafundesisht , se do te pranojme , Po pafundesisht , monopolin e pozites dhe opozites te ketyre mbeturinave !?

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            CUKU

                            me e keqja e ketij vendi eshte kjo gazetari e qelbur qe nuk e thote nje gjysem fjale per hallet e problemet e ketij populli te marre peng nga shteti po i ben qoka shtetit per privilegjet e veta turp te kesh mor gazetar a cfar je ti nje pule ishallah te ik i gjithe farefisi yt qe te ngelesh vetem me pushtetin turp per ty

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kinezi

                              Sala eshte gati te qihet familjarish me gjitha familjen dhe shjme te tjere qe ishkojne pas vetem ti hiqet NON GRATA .Mind ti qihet po Jo ti hiqet ., o Permetar .

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje