PROFILI: Kush janë 6 kandidatët zyrtarë të Partisë Socialiste në zgjedhjet 9 nëntorit

7 Tetor 2025, 19:12Politika TEMA
PROFILI: Kush janë 6 kandidatët zyrtarë të Partisë

Në Tiranë, PS ka kandiduar Ogerta Manastirliun, aktualisht deputete dhe një nga figurat më të njohura të mazhorancës. 

Manastirliu ka mbajtur për disa vite detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe së fundmi atë të ministres së Arsimit dhe Sportit. 

Ajo ka një profil të formuar në administratën publike, duke nisur karrierën në Bashkinë e Tiranës në vitin 2004 dhe më pas duke drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” para se të hynte në politikë aktive si ministre dhe deputete.

Në Berat, kandidon Ervin Ceca, i cili mban aktualisht postin e kryetarit të komanduar të bashkisë. Ceca është pjesë e administratës vendore dhe ka marrë drejtimin e bashkisë pas largimit të kryetarit të mëparshëm dhe ish-drejtues banke.

Florenc Doka është kandidati i PS për Bashkinë Cërrik, ku gjithashtu ushtron funksionin e kryetarit të komanduar. Ai është përfshirë në strukturat lokale të administratës dhe ka marrë detyrën pas krijimit të vakancës në krye të kësaj bashkie.

Në Mat, kandidon Altin Bojni me profesion financier, i cili prej disa muajsh është në detyrë si kryetar i komanduar i bashkisë. Bojni vjen nga strukturat vendore dhe është përzgjedhur nga PS për të kërkuar një mandat të plotë përmes votës qytetare.

Në Vlorë, kandidate është Brunilda Mersini, deputete e PS për qarkun Vlorë. Para se të zgjidhej në Kuvend, Mersini ka drejtuar Spitalin Rajonal të Vlorës, duke kombinuar përvojën në shëndetësi me angazhimin politik në zonën ku kandidon. Ajo është për herë të parë pjesë e garës për një post drejtues vendor.

Në Tepelenë, kandidon Gramos Sako. Ai ka shërbyer për 11 vite si komandant i Gardës së Republikës, një nga institucionet e sigurisë që ruan figurat më të larta të shtetit. Sako dha dorëheqjen nga ky post në shkurt të vitit 2024 dhe kandidimi i tij për Bashkinë e Tepelenës shënon hyrjen në fushën e administrimit vendor.

Zgjedhjet e pjesshme në këto gjashtë bashki vijnë pas dorëheqjeve ose shkarkimeve të kryetarëve të mëparshëm dhe do të zhvillohen më 9 nëntor 2025.

13 Komente

  1. N
    Noku

    Suksese per te gjashte kandidatet e zoti ua befte mbaje per te mired e qytetare te ketyre bashkive . Urojme qe te fitoje e u kerkojme qe te ke e regulate ne punen dhe drejtimin e ketyre bashkive pa Fallon i mange I djathte . Pune e ndershmeri qente Lenin po karvani duhet te eci perpara , ata Saliu me shoke le te hane mut e te rrine reheat .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisteve cekic ballit.

      Njeri me mut se tjetri.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .....

        Muti te ngelte ne turi ty dhe Saliut me gjithe fisin tend shkerdhate.

        Përgjigjjuni
        1. P
          POSHT KERMAT E KERRIÇIT DHE BARI FALLIUT

          O mut muti, çekiçin e ke hak ti o shkerdhate e shqup-it dhe pjese e kenetes muto-moçalore te pd, se sa te keni ne krie ate kërmen e viçidolit hale berišovičin e vuk karaxhiçit. Hani mut sa te ngopeni se kete gje dini te beni dhe e beni shume shkelqyeshem.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Socialisti

          Me kete Brunen ne Vlore e nderite .Harrove qe e nxore ne 40 me te korruptuarit .Po dhe dicka tietr mos ka qe nga viti 2000 4 nena me 4 femij te vdekure.Gjithesesi varia

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vis vlonjati

            Po ti çekiç ça lloj muti je o kellire

            Përgjigjjuni
            1. A
              Al

              5 fitojn njona osht aty nkom t'edi rames. Do ja kallxoj tirona cere do hai, kumlla shahine apo caraca.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Opionisti

                6 kandidate socialiste do fitoje por shpikur te bënte zgjedhje ne hije partisë Enver dhe partia socialiste de partia fatos nanos dhe vdekje fashizmi dhe liri populli dhe debatik dhe pjonerr

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Ermal

                  Jeri me hale se tjetri

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    emigranti

                    Ne vlore gjobaxhesha e Rahmut halese, e korruptuara qe e beri spitalin burdello ,shpresoj qe vlonjatet ti japin nje goditje rrobqirit te rilindjes ,i vetmi shkaktar qe bashkia hipoteka ujesjellesi jane ne ate gjendje

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ish-PS

                      Si nuk heq dore Rama nga bashkepunimi me bandat?! Pse duhet ta bej kete edhe ne qytete qe prej dekadash votojne majtas?!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Ps vlore

                        Turp e fyerje per vlonjatet emri i drejtoreshes me te korruptuar te Vlores, vajza e tezes se aldo barres, masha e bandes se Julian Metushit. Vlonjatet jane dele ndaj tallet Rama me Vloren .

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Andi,FLORIDA

                          Tani ne Vlore do e haje 2 fish Rama...me prishjet qe beri dhe me kete kandidatur plere qe vuri... vlonjatet do surprizojne me duket.. mbani vesh

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje