Propozimi i Ramës: Samit për diasporën vitin e ardhshëm, të përfshijmë më tepër Kosovën edhe RMV

18 Dhjetor 2022, 11:50Politika TEMA

Propozimi i Ramës: Samit për diasporën vitin e ardhshëm,

Këtë të diel u mbajt mbledhja vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës në të cilën ishte prezent edhe kryeministri Edi Rama.

Në përfundim të fjalës së tij, pas sugjerimeve për ta përdorur më mirë teknologjinë në mënyrë që specialistëve shqiptarë të cilët ndodhen jashtë kufijve t’u jepet mundësia ta ushtrojnë profesionin e tyre edhe në Shqipëri, Rama propozoi të fillojnë të punojnë për organizimin e një samiti  tjetër të diasporës, vitin e ardhshëm, vit që përkon me 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

"Ndoshta u zgjata pak, kjo është karakteristikë e fjalimeve të mia që gjithmonë them se do i shkurtoj, por gjithmonë e më shumë zgjaten. Kërkoj ndjesë për këtë shpresoj të mos isha i mërzitshëm, u përpoqa të jap një kontribut në këtë tryezë, jo thjeshtë për të shtuar këtu se ça çudirash kemi bërë ne, sepse faktikisht nuk është bërë pak, por krahasimisht me çfarë duhet bërë për interesin reciprok edhe të shqiptarëve që janë jashtë por edhe të Shqipërisë që është brenda nuk është shumë, është pak.

Duke i falënderuar të gjithë anëtarët e Këshillit Koordinues, duke propozuar që ne të fillojmë nga organizimi vitin e ardhshëm që është një vit përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, të një samiti tjetër të diasporës, shpresoj që ju ta miratoni këtë propozim dhe ne të fillojmë punën për të organizuar një samit të madh të diasporës dhe të bëjmë një tjetër raund diskutimesh, këtë herë duke u përpjekur të përfshijmë më tepër edhe qeverinë e republikës së Kosovës edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe bashkësitë e tjera në diasporë në trojet ku jetojnë shqiptarët.

Shpresoj se ju do ta përkrahni këtë ide do të na ndihmoni që ta organizojmë sa më mirë dhe që të bëjmë edhe një event më të mirë dhe që të bëjmë një event edhe më frymëzues e kuptimplotë se samiti i parë", tha Rama.

22 Komente

  1. F
    Fatmira

    Mirato nje here pjesemarrjen e emigranteve shqiptare ne zgjedhjet e 14 majit, pastaj mbaj samit me rastin e 145 vjetort te Lidhjes se Prizrenit.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Semi

      Genjeshtra e fjale...Shkolla e Administrates as te ve ne Refene por marin trajnere me miq...injorante totale...mgjs jemi ofruar pa pagese se kishim 20 vite pune ne atdhe .....fjale asgje nuk do ndryshoje.Thjeshte harxhojne ca lek.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eno

        Si gjithemon kudo qe je nuk e harron kosoven tone te dashur

        Përgjigjjuni
        1. d
          d

          E do shume Kosoven Xhigandi injorant. Ballkani i Shqyer eshte treguesi.

          Përgjigjjuni
          1. p
            patllakja

            Na e rrofsh ti edwin droga

            Përgjigjjuni
        2. K
          Klimax

          Në intervista para ndeshjes më Kroacinë, lojtarët e Marokut deklaronin se një fitore e tyre do të gëzonte pa masë botën islame!!!! Është sikur argjentinasit të deklarojnë se fitorja e kupës së botës prej tyre do të gëzonte botën katolike!!!! Po francezët çfarë të thonë në qoftëse janë ata që do fitojnë kur në kombëtare kanë shumë lojtarë si me origjinë afrikane ashtu edhe të besimit islam? Edhe ky samit i diasporës në përkujtim të Lidhjes së Prizrenit është në realitet përkujtim i premtimit të pashallarëve të katër vilajete ndaj Sulltanit (i cili dha urdhër të organizohej në xhamitë e Prizrenit) për mbrojtjen e vilajete deri në fund si territore të pandara të Perandorisë Osmane!!! Çudi apo jo kur popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkë me ta edhe arvanitasit kishin 50 vite që kishin shporrur r vazhdonin të shporrnin hordhitë osmane!!!

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eno

            Te ka vajtur ne mend mjaft mire qe te perfishihet akoma dhe me shume kosa ne kete gje

            Përgjigjjuni
            1. t
              titi

              rama mir shqiperin qe po econ perpara po po con dhe kosoven

              Përgjigjjuni
              1. t
                tosi

                kosova dhe shqiperia gjithmon vllezer

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eldi

                  Perpara Rama

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Elda

                    Bravo i qoft Rames

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Free mind

                      Ceshtja shqiptare nuk duhet te perdoret nga sharlatanesh e politikes per vota dhe imazh pseudopatriotik! Ceshtja shqiptare eshte nje proces shume kompleks dhe jo mall tregu dhe ceshtje samitesh pompoze. Enver Hoxha, themelet e pavarsise se Kosoves i ndertoi qe kur me drejtshkrimin e gjuhes shqipe, shqipen standarte dhe institutin e albanalogjise i imponoi Jugosllavise kulturen shqiptare dhe rrjedhimisht universitetin e Prishtines. Qendra ideologjike e vetedijes shqiptare. Edhe pas vdekjes se tij, me armet e Enver Hoxhes dhe celulat e rezistences kosovare ne Perendim, Kosova me UCKne, luftoi dhe fitoi pavarsine, duke kthyer gjithe Perendimin ne ane te saj. Ne te njejten kohe, Enver Hoxha organizonte ne Gjirokaster, ne kufij te Greqise, festivalin e Valleve dhe kengeve popullore mbare shqiptare. Qellimi ishte qe nje eveniment i tille emocional dhe kulturor te ishte sa me prane arvanitasve te Greqise dhe ndezjes se ndergjegjes kombetare mes shqiptareve te Greqise me ane te emocioneve dhe kulturen se perbashket artistike dhe gjuhesore. Impakti politik dhe social i ketij evenimenti ne Greqi, ishte edhe me i madh se manovrat e ushtrise shqiptare ne kufij. Shqiptaret ne Greqi, qe ju mohohet me dhune e gjenocid cdo e drejte, nuk jane minoritet por komb shtetformues. Mohimi i cdo te drejte te shiptareve, per Shqiperine do te thote qe Greqia eshte nje shtet fashist dhe fondamentalist, shembja e te cilit eshte prioritet absolut per Shqiperine dhe ceshtjen shqiptare, njesoj sic ishte shembja e Jugosllavise per Enver Hoxhen. Por akoma edhe me te rendesishem jane shqiptare e Turqise, miljona te spostuar nder shekuj me dhune nga Greqia drejt Turqise, per te mbushur Greqine pa greke, me sllave te greqizuar. Ne kurre nuk duhet te harrojme qe Greqia eshte nje komb i sajuar qe do egzistoje per aq sa te zgjase hegjemonia e Perendimit qe e sajoi me territore, kulturen, kostumet e popujve te tjere dhe e dopon qe nga krijimi me miljarda, arme dhe histori fake. Renia e hegjemonise se Perendimit do te sjelle renien e Greqise te paren dhe gjithe shqiptaret e Turqise, duhet te krhehen ne shtepite e tyre, qe te mos e gjejme veten te rrethuar me ndonje komb tjeter te sajuar nga interesat e fuqise dominante te se ardhmes. Eshte detyre dhe investim politik dhe ekonomik i Shqiperise, ruajtja e ndergjegjes dhe gjuhes shqipe mes shqiptareve te Turqise dhe njohja e te drejtes se tyre si minoritet te Turqi, qe ka si mision kthimin ne shtepite e tyre. Shqiptaret duhet te punojne nga aspiratat per nje Shqiperi Etnike, ne aspiraten e nje Shqiperie te Madhe, qe pervec shqiptareve si komb dominues, perfshijne edhe shume popuj dhe kultura te ndryshme me te drejta dhe liri te plota. Nese Janina mund te jete me siguri kryeqyteti i nje Shqiperie Etnike, Athina do te jete pa diskutim, kryeqyteti i Shqiperise se Madhe. Gjithcka varet se ku duam te shkojme, se si shfrytezojme mundesite historike, se sa arrijme te mendojme me koken tone dhe se me cfare aftesishe do ti mund ti pershtatemi ndryshimeve, mutacioneve dhe termeteve gjeopolitike te historise.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hazbi Thekra

                        E mo suniti iDulless...lol..shqipfoles.

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Dori

                        Sa mire qe mendoni dhe per keto dy shtete

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Toni

                          Propozimet tuaja jane te drejta

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fredi

                            Gjithmon e permend kosoven rama ne cdo mbledhje

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vera

                              Shum mir qe mendon per kosoven

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Denis

                                Gjithmone fokusi jone ka qene Kosova e do i gjendemi perhere prane

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Drita

                                  Asnjehere nuk e kemi lene menjane kosoven

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fredi

                                    Ne cdo moment nuk harroni ta permendni dhe kosoven Edi

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dian

                                      Me vjen mire qe po mendon dhe kete here per Kosoven

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Armand

                                        Edhe atje ka shqiptar dhe si gjithmon mir ben Rama qe ju del per zot

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje