Sinjalet e koduara që erdhën nga zhurma që u bë për SPAK

17 Dhjetor 2022, 19:12Politika TEMA

Sinjalet e koduara që erdhën nga zhurma që u bë për

Nga Ylli Pata

Në opinionin publik, e gjithë “zhurma” që shoqëroi zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, u komentua kryesisht si një garë ndërmjet SHBA dhe Edi Ramës për emra preferencial.

Ky përfundim nuk se vinte nga ndonjë fakt konkret apo deklaratë e posaçme nga ana e ambasadores Yuri Kim apo shefit të mazhorancës, Edi Rama, por njerëzit që e sollën, thirreshin në “burimet” e tyre, që tashmë na kanë mbirë në bark për vite e vite.

Megjithatë, ndoshta edhe ka qenë kështu, por realisht, e gjithë zhurma që shoqëroi eventin “elektoral” në Prokurorinë e posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kishte më shumë zhvillime se kaq, kishte më shumë sinjale, madje të forta, që kanë nevojë për tu analizuar.

SPAK është institucioni më “trendy” i shtetit shqiptar së fundmi, por ngritja e tij ka qenë një rrugë e mundimshme, e me pengesa që prej vitit 2016 kur u miratua reforma në drejtësi.

Kush e ka ndjekur që në fillim këtë odise të vështirë, shikon edhe 3 vjet më parë, sinjale amerikane që afroheshin tek një simpati ndaj Altin Dumanit që u zgjodh dje kreu i SPAK. Por natyrisht fitoi dikush tjetër. Kjo “simpati” nëse mund të quhet, ka edhe shkaqet e saj, e u pa që në vettingun e tij. Pasi ishte nga të paktët subjekte që  nuk kishte probleme me justifikimin e pasurisë ngaqë bënte një jetë modesete.

E ky lloj modeli, normalisht që mund të ketë simpatinë jo vetëm të ndërkombëtare, por edhe të publikut shqiptar. Pasi në logjikë, një nëpunës shteti që nuk e ka problem që të jetojë normalisht me rrogën e shtetit, është fiks metafora që njerëzit kanë në kokë kundër modelit të zyrtarit që zhytet në luks, e kërcet me perceptimin popullor.

Por përveçkëtij aspekti, Dumani, nuk kishte edhe një tjetër avantazh, ngase ishte një nga “djemtë e fermës” që mund të quhen pararendësja e SPAK-ut në Shqipëri. Ishte viti 2015, kur një grup prokurorësh të trajnuar në SHBA për luftën ndaj korrupsionit, erdhën të formonin në Shqipëri “Task forcen” kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Përgjithshme. Asnjëri prej tyre nuk mori dekret nga Presidenti i atëhershëm Nishani, e natyrisht emërim nga Prokurori i Përgjithshëm i kohës Adriatik Llalla. i cili e shpërndau task forcën si zogjtë e korbit.

Ndërkaq, mund të ketë vlejtur edhe eksperienca proactive e kreut aktual të SPAK gjatë dosjeve që ka ndjekur në detyrën e prokurorit ndër vite. Një prokuror, më shumë se masat e arrestit, apo procedurën e sigurisë për një person nën hetim, aftësinë e ka në dosjen hetimore. Ajo është baza, faktet dhe provat që arrin të fusë në çështje, tregon jo thjesht përgatitjen juridike, por kurajon për të ndëshkuar një subjekt që ka abuzuar.

Dy prokurorët tashmë legjendarë, Giovani Falcone e Paolo Borselino, nuk kanë qenë partizanë të arrestimeve të forta, por ishin simpatizantë të dosjes së qepur mbi çështjen që hetonin.

Falcone e Borselino, kanë një report mbi 10 vjeçar në vendosmërinë e tyre për të hetuar krerët e mafies siçiliane, trafiqet e tyre, paratë që investonin, lidhjet politike në territora apo edhe korruptimin e shoqërisë, medias, njerëzve të kulturës dhe artit nga kultura mafioze.

Por ata vepruan fort, pra hapën të famshmin maksiproces kundër Cosa Notra-s siçiliane, vetëm në momentin kur në letra kishin qepur paratë në bankat e Zvicrës, e arritën të siguronin, falë edhe bashkëpunimit me FBI e prokurorinë e New Yorkut, dëshmitarin xhevahir: Tomasso Buscietta.

Që të kthehemi në temë: nuk është e re apo më mirë të thuhet nuk ishte e re, një lloj preference amerikane por edhe europiane ndaj Dumanit edhe në raundin e parë të zgjedhjes së kreut të SPAK, kur u zgjodh Arben Kraja.

E kjo është e ditur, por jo e dokumentuar, pra e vulosur siçthonë sot profanët me “burime të besueshme”. Pasi çdo prokuror i SPAK është një autritet ligjor që ka kaluar filtrin e vettingut por edhe të votimit në KLP. Çdo prokuror i SPAK është zyrtar që kontrollohet 24 orë në ditë sipas protokollit ligjor, e kalon prova të përditshme për pastërtinë. Çdo prokuror i SPAK, ka fuqi të njëjtë ligjore si edhe kreu i këtij institucioni, i cili është në thelb një prokuror i Prokurorisë së Posaçme.

Sot në SPAK, ka prokurorë që kanë firmosur arrestime, përgjime, ndalime edhe sekuestrime ndaj përbindshave të narkotrafikut, që kanë miliona euro, por edhe kanë krye vrasje pa fund. E kanë dhënë prova “heroizmi” pa protagonizëm edhe shumë më të mëdha. DIA që është FBI-ja italiane, ka bërë të ditur mëse njëherë që SPAK është partnere e besuar e saj, pasi i ka trajtuar me respekt e korrektësi hetimet që antimafia italiane kanë kryer mbi narkotrafikantët shqiptarë.

Krahu i SPAK që është marrë me trafikun e rëndë të narkotrafikut, e ka kaluar provën e besueshmërisë. Sot prokurorët e SPAK janë më të besueshëm se shumë zyrtarë shqiptarë për shembull nga strukturat italiane të antikrimit, ato holandeze, gjerman etj.

Pra në thelb, SHBA nuk ka dhënë një mesazh për të rrëzuar njërin e ngritur tjetrin, e këtu pa grimasa, por për të dhënë një model. Që duket qartë se ishte kreu aktual Altin Dumani.

Kjo është e vulosur. Tani të vijmë tek sinjalet politikë të kësaj zhurme, që nuk kanë pak. Ambasadorja amerikane në më shumë se njëherë përmendi realisht “nyjën gordiane” të asaj që njerëzit perceptojnë për SPAK, apo edhe në përgjithësi për elitën apo kastën 30 vjeçare të tranzicionit.

“Ti jepet fund pandëshkueshmëria”. Kjo aksiomë ka qenë që në fillim të reformës prioritet, por tani, pasi kaloi faza e konstituimit apo kolaudimit së SPAK, tani duhet të veprojë, e këtu kreu i ri është në sprovë të madhe.

Pandëshkueshmëria, është në radhë të parë aktivizimi i një politike hetimore që nuk lë pa lagur ata që e kanë bërë baltë, që kanë abuzuar, jetojnë në luks të shfrenuar, kanë pasur hetime ndaj tyre, por i kanë penguar. Qoftë me vendime politike, logjore apo ekstraligjore.

Pra në thelb, të hetohen ata që i kanë shpëtuar drejtësisë, duke e penguar atë, ndërkaq është krejt e natyrishme, e lejueshme, e madje dhe e mundshme hetimi i abuzimit të epokës së pandëshkueshmërisë.

Sot, drejtësia e re, e ka më të lehtë që të hetojë një njeri që ka pushtet, sesa një pjesë e të “Pandëshkueshmëve”, pavarësisht se edhe hetimi i njerëzve me pushtet është i vështirë.

Ndërkaq, sinjali tjetër politik që erdhi nga zhurma e SPAk ishte natyrisht një konfigurim i ri politik në lidhje me antikorrupsionin. Kundër SPAK, sot është vetëm Sali Berisha, Ilir Meta dhe grupi rreth tyre, që mund të përkufizohen me metaforën që Ylli Manjani, një mbështetës i Foltores tha të enjten të Fevziu në lidhje me amerikanët dhe SPAK. “Aleate Leshi”, tha Manjani duke replikuar me gazetaren Fatjona Mejdini, pasi për ta leshi është thjeshtë e vetëm një fakt, se një SPAK apo SHBA mund të hetojnë dhe ndëshkojnë referimin e tyre politik.

Ndërkaq, mazhoranca, edhe pse mjaft herë brenda saj ka pasur e do të ketë korrente për ta vonuar e rellativizuar reformën në drejtësi, politikisht në fund reforma është kryer nga kjo mazhorancë. Përveç PS-së, edhe PD-ja zyrtare dhe korrentet e tjera në opozitë nuk e kontestojnë reformën në drejtësi. Thjesht ata nuk e duan të jetë pro mazhorancës por e paanshme. Në 2016-n nuk ka qenë kështu, pasu u tentua të krijohet një ndarje pro dhe kundër reformës, e për të u krijuan rrëmuja edhe “parti referendumesh”. Por që kurrë nuk e çuan në referendum. Le ta bëjnë sot, mundësitë i kanë, madje të votohet një ditë me zgjedhjet lokale…

TemA

20 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Nje shkrim brilant...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Si mo harroni kaq shpejt, apo keni lindur ne kohen e lulzimit te Surrelit, a nuk ishte Amerika ajo qe ngriti e mbeshteti Berishen deri sa fundosi Shqiperine- kete donte Amerika. A nuk ishte kinezi harixhi tjeter i mbasades qe mbeshteti Lulzim Bashen! = A nuk eshte Kimetja qe fut hundet aty te pi dhi i saj..... = o kafshe analbanistani te pakorrigushem

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyre e Sali Katunarit

        Ngadale, o Kalec. Pse u bere merak ti se fut hundet ajo ambasadorja e SHBA? SHBA jane me të investuarit ne këtë reforme ne Drejtesi. Paske mesuar dhe emrin Kimete bytha jote. Edhe emrin Albanistan. Papagall pordhac. Jane by***q*** si puna jote dhe e Ylli Shkerdhatë Manjanit qe mbjellin kete fare disfatizmi, mosbesimi, dhe pesimizmi ne popull. Kur t'u shkojë fleta e arrestit ne shtepi Ilir Metes e Erion Veliajt, Sali Qenit dhe Ramiut, Erion Bej Braçes dhe Kryemadhit, çfare do thuash zotrote, dhe ai shkerdhat "i zgjuar" Ylli Manjani i Shurrtores se Saliut? Idiote noterikë jeni. Merreni me ambasadoren e SHBA, kur problemin e kemi tek ne, mes vetes. Ti gjoja je i persekutuar i regjimit, por e le PD-ne ta shkerdheje mbarë e mbrapsht nje komunist si Sali Katunari. Te dhjefsha antikomunizmin tend, kur s'pate bythe të heqesh Saliun nga PD. Jo vetëm ti. E gjithë klasa e larte e djathte shqipetare u tregua e tredhur. Akoma e keni mendjen tek Enveri ne vitin 2985, kur Enver Viçidoli është ulur kembekryq ne PD. Keni bythe dhe shani PS-ne si komuniste, kur komunistet dhe sigurimsat u kane shkerdhyer PD. Rregullo PD-ne mor debil, dhe shikoje se si e merr pushtetin PD-ja direkt ne zgjedhjet e tjera. Mbetet me sytë nga PS, dhe nuk shikoni we Saliu ua ka futur sa krahu nga mbrapa.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bora, shiu dhe Ramziu

          I pakorrigjushem, vertet qoke, o Ceku i Bardhe! Dukesh qe si dhe zezaket edhe ti per Biden e Obum-a votove...o klyshat djaj komunist......aty ku ti kesh....

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Koment shume i sakte!

            Përgjigjjuni
        2. T
          Tarasi

          As ai vete nuk i beson ato qe ka shkruar çfare shkrimi brilant thua....zgjedhja qe u be ishte thjesht show i radhes dhe aq....kush mund te besoje sot se spaku do te arestoje nje dite bishen,mutin dhe ramutin????

          Përgjigjjuni
        3. F
          FCB

          Ky foli por nuk tha asgje , kjo reforme drejtesie eshte nje deshtim , kjo u tregua qarte dje kur nje cope ambasadore vendos se kush te jete drejtuesi i SPAK per tre vitet e ardheshme .

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Ylli

            Ajo ambasadore ka paguar te behet ajo reforme,ka te drejte te zgjedh,per ta mbajtur larg corbes shqiptare

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sali gerdeci

              Per ty o fcb dhe per dy koqe zhulet lart qe e quani nje Cop ambasadore apo kimete,,,,sa rrota karash jeni o kekyshet e saliut,,,,prismi dhe pak se do ta shikoni ameriken o loqe,,,

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali gerdeci

                Fcb,,,,i loqe e fishkur e saliut,,,po' si qeka i cop ambasadore o kekyshet e saliut,qe mbani shprese tju vij saliu dhe ta boni rrumpalla prap,ha muco pi muco,,,harroj ca' keni bo ne kohen e saliut,ashte amerika o klluf,Jo nje cop ambasadore,,,mut do hani bashk me non graten,

                Përgjigjjuni
              2. e
                emigranti

                e dime o ylli pata po prape besoj se edhe ky do i pelqeje leket e nuk do bej asgje

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Universi shprsa ime

                  SpAk ka dështuar që kùr u ngrit. Shkrim koti. Krahasime koti è realiteti pordh me rigon

                  Përgjigjjuni
                  1. O.Maqellara

                    Ore po eshte Dibran more te paudhe raca me brilante shqiptare qe ka nxjerre gjate gjithe jetes trima dhe te mencur. Kam besim se djali Duman i Shupenzes do te dije te nderoje gjithe Shqiperine dhe ti tregoje vendin te korruptuarve. Kini per te pare ore se eshte nga Dibra ky dhe jo nga Jugu

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      I Duruari.

                      Sot është shumë e thjeshtë të thuash se Reforma në Drejtësi është një dështim,apo që SPAKU ka vdekur,por. unë jam një nga ata (mendoj mazhorancë) që besoj tek Reforma,tek SPAKU dhe shumica e prokurorëve dhe agjentëve të BKH-së që,sidomos këtë 3 vjeçar, me punën e tyre do të rikthejnë besimin e popullit tek drejtësia, duke dhënë prova konkrete që bishat e krimit dhe kriminelat e politikës do të dështojnë para drejtësise.Garamcia për këtë, për mua,është këmbëngulja dhe përkushtimi i USA në këtë proces jetik për vendin tonë.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Asd

                        Samte

                        Përgjigjjuni
                      2. I
                        I Duruari.

                        Sot është shumë e thjeshtë të thuash se Reforma në Drejtësi është një dështim,apo që SPAKU ka vdekur,por. unë jam një nga ata (mendoj mazhorancë) që besoj tek Reforma,tek SPAKU dhe shumica e prokurorëve dhe agjentëve të BKH-së që,sidomos këtë 3 vjeçar, me punën e tyre do të rikthejnë besimin e popullit tek drejtësia, duke dhënë prova konkrete që bishat e krimit dhe kriminelat e politikës do të dështojnë para drejtësise.Garamcia për këtë, për mua,është këmbëngulja dhe përkushtimi i USA në këtë proces jetik për vendin tonë.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kozmo

                          MOS U GEZONI PARA KOHE.NUK DO TE SHIKONI ASNJE PESHK TE MADH NE BANKEN E TE AKUZUARVE. DO TE KETE VETEM DOSJE NEN HETIM. EDHE KY TRIMI ME FLETE DERI SA DO TE LEJ MANDATIN E TIJ DO TE MERRET VETEM ME HETIME. HETIMET NUK DO TE MBYLLEN KURRE.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            TERMETI

                            Amerikanet nuk i ze gjumi per Shqiperine pa per Shqiptaret Amerikanet nuk e rruajne fare .

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mihali

                              Motra e dhenderirit ne Damen e tij ja more Kennesaw me referring "bo.e madhi I motes ooo. Kenga ja ktheu direkt nusja "mos e mbur mos e levdo se neser mbrema do t'ja shoh do loz dhe do te qesh me to". Edhe Duma it ju thurren shum landed por during deri te marten dhe do t'ja showing bolet Dumanit.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mihali

                                Motra e dhenderirit ne Damen e tij ja more Kennesaw me referring "bo.e madhi I motes ooo. Kenga ja ktheu direkt nusja "mos e mbur mos e levdo se neser mbrema do t'ja shoh do loz dhe do te qesh me to". Edhe Duma it ju thurren shum landed por during deri te marten dhe do t'ja showing bolet Dumanit.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje