Protesta e PD para Kryeministrisë/ Fitim Zekthi: Aktivitet partiak, jo revoltë qytetare! Nuk prodhoi asgjë

23 Dhjetor 2025, 16:54Politika TEMA
Protesta e PD para Kryeministrisë/ Fitim Zekthi: Aktivitet partiak, jo

Për analistin Fitim Zekthi, protesta kombëtare e PD dje para Kryeministrisë ishte thjesht aktivitet partiak. Ai tha se protesta nuk përfaqësoi një revoltë qytetare dhe as një mobilizim real të demokratëve. Analisti theksoi se demokratët janë shumë më tepër sesa numri i pjesëmarrësve në atë protestë.

‘Nuk arritën asgjë me atë protestë. Beteja kundër Ramës ishte zero beteja e brendshme ishte sukses. Nuk ishte as revoltë. Ishte një protestë e vogël. Nuk ishte protestë e demokratëve sepse demokratët janë shumë, ishte një aktivitet i PD që thirri edhe popullin.

Kjo nuk bëhet për të rrëzuar qeverinë por për të rregulluar jetën e brendshme të partisë. Ky është thelbi i këtyre protesta nuk janë revolta të qytetarëve’, tha ai në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv.

Zekthi deklaroi se protesta e PD nuk arriti të përcjellë asnjë mesazh politik. Sipas tij, një protestë duhet të jetë masive për të treguar se qytetarët janë të lodhur nga qeverisja aktuale.

‘Protesta duhet që të ishte e madhe për të dhënë një mesazh. Ta bënte kryeministrin të mendonte se populli është i lodhur nga kjo situatë. Që një protestë të ketë sukses dhe ajo nuk kishte, besueshmëria e lartë e organizatorëve dhe e lidërve, të vijoi pa ndërprerje dhe të rritet jo të bëhet më e vogël dhe kushti tjetër të bllokojë qeverisjen. Qytetarët e dinë se kjo protestë nuk thirret për ta, por ka qëllime të tjera’, tha ai.

Analisti ka komentuar edhe debatet për përjashtimin e Ervin Salainjit nga PD. Ai tha se sipas statutit të ri të Partisë Demokratike, nuk parashikohen përjashtime nga partia, por vetëm largime nga funksionet drejtuese.

‘Salianji ka organizuar një takim në Elbasan dhe këta thonë me ndihmën e Suel Çelën. Nëse kjo është e vërtetë duhen prova, prova shteruese. Sepse Berisha nuk mund të marr vendime në parti mbi thashetheme që qarkullojnë. Me statutin e PD që është ndryshuar mesa di unë nuk ka përjashtime nga partia por largim nga funksionet, nga kryesia, nga Këshilli Kombëtar’, tha ai.

4 Komente

  1. x
    xhoxhi

    O njerës të trashë revolta e popullit nuk bëhet kur në krye janë hajdutët por kur janë ata që vuajnë.Populli nuk don urdhëra për tu rebuluar nga partitë politike por ngrihet vetë.Pse u ngrit kur tërhoqi zvarë bustin e Emverit?Sepse vuajti burgjeve.Sot shqiptarët përse do ngrihen?Çfarë do fitojnë?Asgjë.Prandaj më mirë të marin ca para nga fëmijët e tyre sesa të coptohen për Sali qenin etj.Protesta quhen këto me 100 vet dhe kur del Saliu që ka gjithë ato krime mbi kuris si Familje?Pra duhet luftuar Rama por jo të vijë Sali krimineli me hajdutët...

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Çfare flet, o Fitim. Ti aresyeton mbi baza logjike. Një parti që ka per kryetar Sali Katunari dhe per Sekretar të Pergjithshëm Nul Debil Nokën nuk ka asgje logjike që mund të merret parasysh. Ku merr vesh Nul Noka nga ato qe thua ti? Ti fole në studio, dhe Nuli shkoi të faza e tij, Alfred Lelua. "Lelo, SE çfare tha Fitim Zekthi në televizion nuk e mora vesh fare. Ma perkthe pak." Dhe Lelua: "Muli, nuk është pune per ty kjo, se Zekthin mezi e kuptoj unë, e jo ti që deri në 18 vjeç ke shkuar me lopë."

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ky eshte vertete trap

        Nese te shtepia e ketij Zekthit do hidhesh molotov do ta quante aktivitet partiak apo akt terrorist......jam kurrioz......

        Përgjigjjuni
        1. c
          cte besh

          Per ideal te partise ky Xekthi po ja kalon edhe Frrok Cupit e Carlo Bolinos ne betejen antiopozitare.Cte beje Xekthi i shkrete.cmimet kane arritur majat,jeta eshte bere e shtrejte, rroga e profesorit nuk del. Dhe ku me mire se ti sherbesh qeverise mund ta marresh naj leke pa mundime.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje