Protestat në Parlament, deputetja e PD: Luftë drejtësisë me flakadanë për interesat e tyre

19 Dhjetor 2023, 22:10Politika TEMA
Protestat në Parlament, deputetja e PD: Luftë drejtësisë me

Orjola Pampuri, është shprehur se aksioni i grupit të “Rithemelimit” në Parlament me përmbysjen e karrigeve dhe flakadanë, po bëhet vetëm për interesa personale të disa politikanëve të caktuar.

Komentet Pampuri i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se veprimtaria e SPAK është një shpresë për një drejtësi të pavarur.

Ajo tha gjithashtu se akuzat që bëjnë palët politike ndaj njëra-tjetrës në Parlament janë vetëm shantazh me një gjuhë mafioze, që nuk i shërben interesave të qytetarëve.

“Disa eksponentë që kanë 30 vite në atë parti, 30 vite që janë në qeverisje. Besoj që kanë dalë në atë foltore, kanë shantazhuar njëri-tjetrin. Kur dinë kaq shumë për njëri-tjetrin, kanë të gjithë luksin dhe mundësinë t’ja thonë shqiptarëve me emër dhe mbiemër.

Kush janë ata që kanë përfituar nga kullat që po ndërtohen në Tiranë, kush janë ata që përfitojnë nga kullat e AZHBR, kush janë ata që përfitojnë nga taksapaguesit? Akuzat kanë qenë të shpeshta, por kanë qenë me iniciale, në formë shantazhi, si kode mafioze. Asnjë qytetar nuk po kupton të vërtetat. Shikojnë flakadanë aty, çfarë po zgjidhin?

Veç interesave të tyre personalë që i kanë si mburojë karriget dhe flakadanët, nuk kanë zgjidhur asgjë tjetër. Drejtësia do të flasë e fundit. Duke pasur një SPAK përballë që ka qenë i ashpër edhe me maxhorancën, po lind shpresa se në Shqipëri po fillon të lindë shpresa për një drejtësi të paanshme”, tha Pampuri.

7 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Keta te foltores me ne krye strategun Sali Berisha,nuk kan ç'i bejne Edi Rames,e nxierin inatin te karriget. Se çfare faji kan karriget e din vetem malokeria e foltores. Epo me te trash se keta nuk kemi pare dhe nuk besoj te shikojm ne te ardhemen.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhgenjimi

      Zonja Pampuri me vjen shume mire qe e ke kuptuar kush jane ata qe ju deshironit te punonit. Partia ku ju aderoni eshte nje parti gansterash jo te gjithe sepse ka element pozitive dhe vertet demokrat.Ata kane 30 vjet qe mbajne partine si prone te tyre dhe per interesat e tyre. Po kesaj partie i mungon lidershipi qe e ka kapur peng nje plak qe nuk hap rruge dhe pse eshte me nje kembe ne varr. Te gjithe e deshem demokracine po jo alla Berishe, Noka, apo Paloqja,Basha dhe lista mund te vazhdoje..... Ke te drejte qe je zhgenjyer si shume shqietare.Prandaj me mire largohu se profesioni qe ke kurre nuk do te zhgenjeje.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alban Dega

        LIGJ E DREJTESI QE TE BEHET SHQIPERI!

        Përgjigjjuni
        1. 0
          007

          Kjo Burrelsja qenka Pompuar , se te gjithe e dine qe s'eshte as me shume e as me pak vecse nje Laraske pa bisht, yp xhixhi.....!

          Përgjigjjuni
          1. 0
            007

            Kjo Burrelsja qenka Pompuar , se te gjithe e dine qe s'eshte as me shume e as me pak vecse nje Laraske pa bisht, yp xhixhi.....!

            Përgjigjjuni
            1. 0
              007

              Kjo Burrelsja qenka Pompuar , se te gjithe e dine qe s'eshte as me shume e as me pak vecse nje Laraske pa bisht, yp xhixhi.....!

              Përgjigjjuni
              1. 0
                007

                Kjo Burrelsja qenka Pompuar , se te gjithe e dine qe s'eshte as me shume e as me pak vecse nje Laraske pa bisht, yp xhixhi.....!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje