Spartak Braho e cilëson ish-kryeministrin Sali Berisha si një frikacak që ka frikë nga drejtësia e se nuk mban fjalën e dhënë. Në një intervistë për emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Braho tha se duhet ta marrin dhe ta flakin në qeli. Braho u shpreh se nëse vazhdon me këtë mendje, që nuk njeh vendimet e gjykatës, paraqet një rrezikshmëri.
"SPAK nuk kishte si vepronte ndryshe. Mori veprime që kishin të bënim me kufizime të lëvizjes së Sali Berishës e ndaloi të dilte jashtë shtetit. Nuk i zbatoi me kokëfortësi. Në këtë kushte SPAK nuk mund të luajë me veten dhe ishte i detyruar që të luante me forcimin e masave. Ka thënë që unë do t’i bindem vendimit të parlamentit. Ky nuk është burrë, një cop frikacaku që ka frikë nga drejtësia të paraqitet. Nuk e mban fjalën e dhënë. Nuk ja vlen të mbash Sali Berishën në qeli, pasi për shkak të moshës ka një dispozitë. Jo në çdo rast mund ta marrë parasysh. Të marrin ta flakin dhe në qeli, ta provojë edhe qelinë.
Nëse vazhdon me këtë mendje që nuk njeh vendimet e gjykatës. Ky pastaj paraqet një rrezikshmëri më të shtuar. Le të shkojë ta provojë një herë. Do të njoftohet SPAK në rrugë shkresore. Ka të drejtë Berisha ta ankimojë këtë vendim. Padia është në GJK, deri në këtë fazë nuk ka vendime të tilla nga GJK. Kështu është vepruar për Nanon, e morën nga zyra e prokurorit e çuan në burg.
Normalisht do të ecet në këtë rrugë që do të miratohet vendimi nga parlamenti. Ndryshe thotë në mëngjes ndryshe thotë në darkë. Ende nuk është në pozitën e të pandehurit, por është 2 mm larg fakti që atij t’i hiqet imuniteti e ti komunikohet akuza. Avokatët duhet ta kishin këshilluar Berishën të mos bëjë këto karagjozllëqe. Kjo rëndon pozitën e tij rëndësi kanë provat", tha Braho.
Duke u ndalur tëk protesta e Sali Berishës një ditë më parë, Braho tha se Berisha proteston vetëm për veten e tij.
"Për b*thën e tij... për veten e tij! Ka frikë moj. Ja do mblodhi 500 veta. S’do ketë kohë Berisha të përdorë vulën. Vula e Berishës ka vite që ka humbur. Çe do Berisha vulën s’do të ketë kohë ta përdorë"- tha Braho.
Për ish-deputetin, aferat në kompleksin Partianzi është gjysma e atyre që mund të akuzohet Sali Berisha. Sipas Brahos mbi Sali Berishën rëndojnë krime të tmerrshme. Më tej Braho shtoi se Berishën e kërkojnë suedëzë, e se janë 260 djem tropojanë të vrarë e për këtë një mënyrë direkte apo indirekte duhet të përgjigjet Sali Berisha.
"Ka kryer vepra të rënda, jo vetëm për kompleksin Partizani. Kompleksi Partizani është gjysma e atyre që akuzohet. E kërkojnë edhe suedezët Sali Berishës. Kanë ardhur suedezët e Tropojës. Mbi Berishën dhe shpatullat e tij rendojnë krime të tmerrshme. Janë 260 djem tropojanë që janë vrarë të cilët thërresin për drejtësi, do të thirret ai direkt dhe indirekt. Fillojnë pas ’97", tha Braho.
Mund te kesh te drejte,po mua prape sme iken neverria per ty //personazhin me cante te zeze "me sekrete". Ptu fare e kuqe,fare e ndyre qe mbive ne vendin tim qe eshte mes te Europes.
Taku si komunist e di shume mire sa trima jane komunistet!
Kriminel....serb..
O Taku,po SPAK-u “nuk di gjë” për këto që thua ti ,se ai “nuk merret me gojdhënat popullore”,se Berisha vetëm sa ka ndihmu “pak” dhëndrin ,kaq të paktēn thone dosjet e tyre dhe korrupsioni i tij “pasiv”,është ujë në hava ,se dënimi do të katandiset “me shpërdorim kafesh në orar të punës”..
Ik o shkerdhate, o rraqe e vjeter, o kellire, o bastard qe nuk ke lene bythe pa lepire.
Shikoni se çfare thot avokati i nderuar Spatkak Braho; 260 djem te vrar nga Sali Berisha. Temerr sa nuk ka ku te vej. Edhe Saliu thot nuk kame bere asnje gje. Ne qytetin e tij,Tropoje,vrau te gjithe fisin e Hklajve per pasionet dhe histerizmat e tija politike e inatçore. Saliu eshte nje korb i zi dhe duhet pjekur i gjall ne nje furre elektrike.
Ashtu si gjithë ata pushtetarë të lartë që kanë në dorë gjithçka si (po i referohem vetëm shek.XX), Stalini, PolPoti, Hitleri, Mao, Çaushesku dhe Enveri që për pushtetin mbizotëroheshin nga instikti i krimit, ashtu dhe Saliu o @vranakont, nuk ka vrarë njeri me dorën e tij. Të tjerat janë histori si këto të Tak Brahos që bashkë me atë Takun tjetër (Ngjalën) si bashkëkrytarë të Komisioni Parlamentar për vitin e zi 1997 e amnistuan atë. Në ndërkohë që ai jo vetëm nuk u ndëshkua, por bëri dhe 1998 dhe në 2005 brahot, ngjalat, nanot e metat, etj, e sollën "monstrën" në pushtet. Dhe mbas rimarrjes së tij ndodhi edhe krimi shtetëror në 21 janar ende i pabdëshkuar. Që ta kuptosh zotrote, nëse ende s'e ke kuptuar, ata janë një, Saliu është i familjes së tyre. Zihen kush e kush të shqyejë copën më të madhe nga pasuria jonë e përbashkët, por që ata e konsiderojnë si pronë të tyren të trashëguar nga babai. Ndaj sa kohë të ketë dele që u shkojnë pas, mirë u'a bëjnë. Ai stan atë bylmet ka. E di e di që siç thonë filozofët, 'populli' nuk gjykohet, por ata që rendita në fillim të komentit, në një farë mënyre nga ai i kemi peshqesh. Që ta mbyll po citoj shprehjen: "Një popull dele meriton një qeveri ujqësh!".