Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko foli për çështjen e vulës së Partisë Demokratike dhe aksionin politik opozitar. Në lidhje me çështjen e vulës së PD-së, Bejko u shpreh se i është lënë në dorë gjykatës dhe se do respektohet vendimi.
Ndër të tjera ai tha se Sali Berisha ka një organizatë politike pa emër, ndërsa shtoi se ish-kryeministri po përdor partinë si bunker për interesat e tij dhe të familjes së vetë.
“Çështjen për vulën e PD-së ia kemi lënë në dorë gjykatës. Ne do e respektojmë vendimin e gjykatës.
Berisha ka njoftuar protestë, e kjo është e drejta e tij. Dua të them se Berisha ka një organizatë politike pa emër. Dikush e quan PD e dikush foltore. Janë ca elementë shestë që ne i kemi dhe ata nuk i kanë.
Kam dy vite që e kam thënë dhe kam parashikuar me detaje se çfarë do ndodhte. Problemin e tij ta trajtojë si personal, por jo si politik, flas për Berishën. Ai po përdor partinë si bunker për interesat e tij dhe të familjes së vetë.
Kanë dy vite që kanë lancuar revolucionin e famshëm. Në këto kushte Berisha do sillte PD-në në pushtet. Çfarë ndodhi? Asgjë nuk fitoi Berisha. Nuk e mundi dot as Ramën, por u bënë ortakë, pasi kanë afera të përbashkëta.
Për atë që ia doli ishte ndarja e PD-së. Kur je një formacion i qëndrueshëm politik, ke mundësi të rikuperohesh. Nuk kemi votë të lirë, kemi një qeverisje me gjysmë legjitimiteti”, u shpreh Bejko në rubrikën “Opinion” në News24.
Prap ky tullaci Bejko, hiqet sikur ka themeluar PD dhe ka qene ne greve "urie" jo ne qytetin Studenti por, ....... tek rruga "Sokaku i te Marreve" ne Gjirokaster. Ka pamjen e nje skllavi qe rri prane cdo haleje qe e paguan.
E nxorret kete idiotin ? Eshte trim Landi...uuuu sa triiimmmm!
vemjet e saliut, tek dalin, veshtrojne majtas djathtas, leshojne ndonje fjale dhe fusin prape koken ne bythe; kurse kur saliu te shkoje ne pranga ose te vdes, do bejne sikur nuk e kane njohur fare, perve Bardhit dhe Flamurit se dhe Paloqja nuk flet dot me se i ka ngec harapashi.