Biberaj me tone të ashpra: Berisha është bërë pengesë për bashkimin e PD-së! Shqiptarët janë të zgjuar nuk dalin në protestë, pasi janë karta të djegura

19 Dhjetor 2023, 15:20Politika TEMA
Biberaj me tone të ashpra: Berisha është bërë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së së Sali Berishës, Aleksandër Biberaj ka folur në lidhje me situatën politike të partisë dhe çështjen e ngritjes së komisioneve hetimore nga opozita.

Biberaj fajësoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e partisë Lulzim Basha për gjendjen në të cilën ndodhet sot PD. Më tej ai tha se sot në PD nuk ka lidership të rinj, por karta të djegura.

Ndërsa për sa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, Biberaj tha se opozita ka të drejtën e saj të plotë.

“Komisionet hetimore parlamentare janë të drejta kushtetuese. Ndërsa opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore, mazhoranca ka për detyrë që t’i miratojë. Ne nuk jetojmë në një republikë parlamentare! Unë kam qenë pjesë e disa komisioneve hetimore. Opozita ka pasur gjithë të drejtën për të kërkuar ngritjen e komisioneve dhe ato mataroheshin, nuk kishte asnjë problem. Kjo është degradim i asaj pak demokracie që ka mbetur. Shqiptarët janë të zgjuar nuk dalin në protestë, pasi janë figura dhe karta të djegura. Po të ketë lidership të rinj, Rama ikën.

Për sa i përket festës së themelimit të PD-së, nuk mora pjesë. Nuk kam çfarë përkujtoj nga themelimi. Se s’ka ngelur asgjë. Më kanë ftuar të gjitha palët. Fajtor për këtë situatë të PD-së është Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ka  vetëm vjedhje në 24-orë dhe dalin e japin moral. 10 veta kanë mbetur aty, s’ka asnjë themelues të mbetur. Berisha premtoi për bashkim partie, nuk e bëri. Premtoi për largimin e Bashës, nuk e bëri. Basha do vijojë të tregojë defiçencën e ti politike.

Ne jemi sot këtu pasi në vitin 2013 nuk ka pasur zgjedhje, por emërim. Basha është produkt politik i Berishës. Janë prishur të gjitha balancat, e Rama bën ç’të dojë. Nëse para dy vitesh kishte një pikëpyetje se Berisha u shpall ‘non grata’, duhet të marrë të gjithë përgjegjësitë.

Beteja po unifikohet për problemet e Berishës. Edhe ai vetë nuk e do, por sheh se s’ka zgjedhje tjetër. Çdo kauzë duhet të jetë mbi ati personale. Sot është bërë pengesë për bashkimin e partisë dhe rotacionit të PD-së.

Unë uroj që të jetë i pafjashëm. Unë kam qenë një ndër ta që e kam mbështetur para dy vitesh. Kaluan dy vite dhe nuk u bënë gjë. Humbën zgjedhjet në mënyrë spektakolare. Që u vodhën vota, u vodhën, por opozita ku është? Premtoi mbrojtjen e votës dhe nuk e bëri.”, u shpreh Biberaj në rubrikën “Opinion” në News24. 

7 Komente

  1. ju flet non grata japim lajmet

    Rama iken ...haaa çfare koncepti primitiv . - Rama nuk eshte PS nese iken Rama do dali nje tjeter pse fokusoheni te Rama nuk eshte Rama qe fitone Rama nje vote ka eshte elektorati qe voton PS - Llogjike antidemokratike nga njerez qe pretendojne te jene intelektual. - Degjoje shpeshe ne kazanet e mbremjes ku kazanxhinjte predikojne te rrezojme Ramen a thua sikur Rama e vota .

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      O Biberaj. Per ke e ke fjalen qe u vodhen votat? Per ate qe ka vjedh perhere si ne 96-n.....? Per Saliun, apo per Meten me kandidatet e tyre si Bejleri e te tjere? Ju ju kane kapur me presh ne duar dhe nuk pranoni. Ndersa akuzoni te tjeret pa asnje fakt. Pa u larguar te gjithe ju nuk behet Shqiperia. Njeri me mut se tjetri

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali

        Trusti tropojan berishist i ka sjelle shqiperise fatekeqesira pa fund Ngado del nje tropojan nje jave kunder saliut nje jave pro Saliut,Njerez negative

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ndoci

          Ua mender profesori i dale nga vrima e halese se Saliut na ben te zgjuarin pasi hengri mut nga Saliu sa u ngop na tregon se kush eshte fajtori ne pd e dhjertore a thua senuk e dijne shqiptaret . Pd nuk bashkohet pa y futur Saiu burg pa u shkrire deri ne nivelin 0 e pastaj te filloje nga e para me kushtin kushdo qe ka ngene nje luge corbe nga Saliu apo qofte edhe nje here ti kete dhene doren te mos pranohet ne parti sidomos keta plerat me origjine nga veriu duhet te kene veting te forte .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Berisha eshte bere sidomos pengese per ty verme qe nuk le asnje shprese, te marresh ndonje kocke.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pal Melyshi

              O nipi i Spiunit te Sigurimit Shaban Memia , ti Gerdalla Byberaj je nje vegel muti e Saliut , here shkon ke Bamir Bolja , here kunder Xhozefines , tani vjen dhe si qe stsni per Salin e Vicidolit. Sa pa tur , pa ftyre , pa cpe jeni o Shpellare te neveritshem , te perbuzshem , te brakisur te felliqur , hajdut , krminele , vrses te pa bese....

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dardani i Ri

                He ore Biberi, shpellari i Tropojës, tani u kujtove ti të bësh kthesën? Je shumë vonë, askush nuk të merr seriozisht.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje