Rregullorja e re e Kuvendit frikëson opozitën, 45 deputetë ankohen në Kushtetuese: Të shfuqizohen ndryshimet

19 Dhjetor 2023, 13:32Politika TEMA
Rregullorja e re e Kuvendit frikëson opozitën, 45 deputetë

Rregullorja e re e Kuvendit duket se i ka trembur deputetët e opozitës dhe kryesisht ata të Rithemelimit, që kanë si plan kaosin në seancat plenare dhe Komisione.

Gazment Bardhi dhe 44 deputetë të opozitës (nga Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe partitë aleate), i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve të njëanshme në Rregulloren e Kuvendit.

Rregullorja e re e Kuvendit parashikon përjashtim të deputetëve deri në 60 ditë të cilët kryejnë akte dhune.

Argumentet e kërkesës:

Dispozita e Rregullores që vendosin përjashtimin për 30 – 60 ditë të deputetit, duke i ndaluar edhe të kryej cdo lloj veprimtarie si anëtar i Parlamentit shkel në mënyrë flagrante një sërë të drejtash që deputetit i garantohen nga Kushtetuta dhe ligji. Praktikisht kjo dispozitë nënkupton pezullimin e deputetit nga detyra. Pezullimi nga ushtrimi i një funksioni publik është masë ndaluese që jepet nga gjykata në kuadër të një procesi penal, por edhe në atë rast pezullimi i deputetit është shprehimisht i ndaluar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.

Dispozitat e Rregullores nuk ndalon vetëm ushtrimin e funksioneve të caktuara të deputetit, por lë pa përfaqësim qytetarët që kanë zgjedhur deputetin subjekt i masave disiplinore, në shkelje flagrante me nenin 71 të Kushtetutës.

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit shkelin kriteret e përcaktuara nga neni 17 i Kushtetutës sa i përket kufizimit të të drejtave, përkatësisht kriterin e ligjshmërisë, interesit publik dhe proporcionalitetit. Ndryshimet përmbajnë paqartë dhe terminologji evazive, duke i krijuar mundësi mazhorancës që t’i përdorë këto mekanizma në mënyrë arbitrare për të ndëshkuar sjelljet që ato i konsideron të papëlqyeshme të deputetëve të opozitës.

Këto ndryshime nuk janë frymëzuar nga asnjë interes publik apo qytetar, por vetëm nga interesi politik për të shuar zërin e deputetëve opozitarë, sic pranohet në relacionin e propozuesve dhe raportin që ka miratuar Këshilli i Mandateve. Masat disiplinore 30 – 60 ditë, veçanërisht parashikimi i pezullimit të ushtrimit të detyrës gjatë kësaj periudhe, është një masë tërësisht disproporcionale.

Organi që merr vendimet për masat disiplinore është një organ politik, i drejtuar dhe me shumicë nga mazhoranca, që nuk ofron asnjë lloj garancie sa i përket pavarësisë, paanshmërisë dhe objektivitetit në vendimmarrje. Mungesa e këtyre garancive rrezikon ta shndërrrojë Rregulloren e Kuvendit në një mjet arbitrar në duart e mazhorancës për të ndëshkuar deputetët e opozitës. Në këto kushte cënohet edhe e drejta për proces të rregullt ligjor, e garantuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndryshimet në Rregullore cënojnë parimin e shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së normave, parashikuar nga neni 81 i Kushtetutës, pasi ato vijnë në kundërshtim me Kodin e Procedurave Administrative dhe Kodin e Procedurës Penale. Konkretisht, dispozita e Rregullores që sanksionon pezullimin e ushtrimit të funksionin të deputetit vjen në kundërshtim me nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa dispozita që parashikon se ankimi nuk pezullon automatikisht vendimin e Sekretariatit për Etikën, vjen në kundërshtim me nenin 133 të Kodit të Procedurave Administrative. Rregullorja është një akt që miratohet me 71 vota, ndërsa ligjet e mësipërme miratohen me 84 vota, prandaj Rregullorja duhet të jetë detyrimisht në përputhje me këto akte, në përputhje me parimin kushtetues të hierarkisë së normave, parashikuar nga neni 81 i Kushtetutës.

Mazhoranca ka shkelur afatin 7-ditor të përcaktuar nga neni 83, pika 2, e Kushtetutës dhe neni 28 i Rregullores së Kuvendit sa i përket shqyrtimit dhe miratimit me procedurë të përshpejtuar të një vendimi, pasi ndryshimet në Rregullore u miratuan pa kaluar akoma ky afat.

Rregullorja e Kuvendit është akti që garanton bashkëjetesën demokratike të palëve politike në Parlamant. Miratimi i saj, ashtu si rishikimi a ndryshimi, kërkojnë detyrimisht konsensus dhe gjithëpërfshirje. Ndryshimet e fundit u propozuan nga mazhoranca, pa asnjë konsultim apo transparencë, u shqyrtuan dhe miratuan me procedurë të përshpejtuar si shenjë e qartë arrogance dhe arbitrariteti, duke synuar ta shndërrojnë Rregulloren në një mjet “disiplinimi” për deputetët e opozitës që guxojnë të protestojnë kundër akteve të mazhorancës.

Në kushtet kur këto ndryshime prekin në mënyrë thelbësore të drejtat e deputetëve, vecanërisht deputetëve të opozitës, por gjithashtu cënon përfaqësimin e qytetarëve dhe mirëfunksionimin demokratik të Kuvendit, 45 deputetët kanë kërkuar nga Gjykata pezullimin e këtyre ndryshimeve deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.

5 Komente

  1. D
    Duhet me shume se 60 dite

    Ligje i mare nga Gjermania apo dhe Gjermania nuk eshte demokratike ? Nese Gjermania e ka 60 dite ne Shqiperi duhet 16 muaj pasi niveli kultures nuk eshte i njejte .

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari jo dicidal

      Te gjitha ato nene qe mbrojne deputetin ne kushtetute,duhen shumezuar me zero,po zero aman, kur deputeti kryen veoprime rrugaci, kur qellon me grusht shoket, kur i ve zjarrin parlamentit. Jo,jo,jo ! Kushtetuta nuk ka patur parasush kete deputet rrugaç,por nje deputet me llogjik.nje deputet qe qan hakllet e popullit dhe jo te kryetarit te Partise qe te siguroj manmdatimn edhe per zgjedhjet e ardheshme. Jo 60 dite qe i ka hallall,por edhe te perjashtohet si deputet dhe ne ate zone te behemn zgjedhje te reja. Deputet si Sali Berisha, Flamur Noka, Vjollca Vokshi, Tritan Shehu, Edmond Spaho,Edi paloka e ajo Zhupa nuk ka se çu duhen popullit.... Ne ate rregullore nuk ka probleme ligji ,;por rregull parlamenti. Se si funksionon parlamenti e di drejtuesi i parlamentit e jo gjykata kushtetuese. Rrugaci eshte rrugac, ndaj dhe garda italjane i nxjerr jashte me shkelma deputetet si Flamur Noka e Edi Palpka,apo karagjozi i Lushnjes Xhafa..

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Keta qe kundershtoje vendimin per shtrengimin e masave disiplinore deri ne 60 dite ku e kane lexuar se per arritjen e qellimit qofte edhe i drejte,mund te prishin seancat e kuvendit,te sulmoje deputetet kur votojne bile te ndezin flakadanet e te shkaterroje pronen.Tani ju dogji kurse per kerkesat e tyre nuk ju drejtuan GJK per t'i zgjidhur

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salkari

          Jo thjesht 60 dite ...por 60 dite pa pagese ...

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zgjedhje ne pravere 2024

            Rama duhet te tregohet vertet lider. Shpall zgjedhje te parakohshme. Ndryshe do behet pishman!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje