Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kongresmeni French Hill kanë botuar një shkrim në gazetën prestigjioze “The Wall Street Journal”, lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.
Shkrimi i plotë:
Legjislatorët në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë bashkëpunojnë për të sekuestruar dhe riadresuar pasuritë sovrane ruse të ngrira
Nga J. French Hill dhe Lulzim Basha
Bota duhet të qëndrojë e bashkuar në qëllimin e përbashkët për të ndihmuar Ukrainën përballë agresionit të paligjshëm të Rusisë dhe kërcënimeve gjeopolitike gjithnjë e më të mëdha të Vladimir Putin në të gjithë Evropën. Prandaj ne, si dy legjislatorë nga të dy anët e Atlantikut, kemi bashkuar forcat për të bërë Rusinë të paguajë për rindërtimin afatgjatë të Ukrainës, në përputhje me normat e ligjit ndërkombëtar.
Në nëntor, legjislacioni i Kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve Michael McCaul, Akti REPO për Ukrainën, kaloi komitetin 40-2. Ky akt do të sekuestrojë të gjitha pasuritë sovrane ruse në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht rezervat e bankës qendrore ruse të ngrira në Rezervën Federale. Një përpjekje e njëjtë, e fortë dhe komplementare, po zhvillohet përmes Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Komiteti i Marrëdhënieve Politike i PACE miratoi në mënyrë unanime një memorandum javën e kaluar mbi sekuestrimin e pasurive shtetërore ruse.
Çdo legjislacion kombëtar duhet të përmbushë tri objektiva për të siguruar rezultatin më të mirë të mundshëm për Ukrainën. Së pari, Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol udhëheqës duke punuar ngushtë në bashkëpunim me aleatët. Washington po e bën këtë, duke avancuar legjislacionin që Presidenti Biden duhet të nënshkruajë kur të mbërrijë në tavolinën e tij. Pavarësisht se vetëm rreth 8 miliardë dollarë, nga rreth 280 miliardë dollarët e ngrira, ose të paralizuar në pasuritë sovrane ruse janë në Shtetet e Bashkuara, bashkëpunimi multilateral i plotë është kritik për suksesin.
Së dyti, legjislacioni duhet të maksimizojë avantazhet monetare potenciale për Ukrainën, pa kosto për taksapaguesit. Dy zgjidhje të lehta mund të përmirësojnë legjislacionin amerikan dhe mund të jenë një model për të tjerët. Të gjitha pasuritë sovrane dhe shtetërore, përfshirë ndërmarrjet në pronësi të shtetit, duhet të përcaktohen qartazi dhe duhet të përfshihen në çdo legjislacion përfundimtar, jo vetëm rezervat e bankës qendrore. Gjuha në projektligjin e Dhomës që kufizon sekuestrimin e pasurive ruse: "të denoncueshme në dollar" ose ndërmarrjet "të drejtpërdrejta të drejtuar nga shteti" duhet gjithashtu të fshihen. Aksionarët minoritarë mund të mbrohen në mënyrë të veçantë.
Së treti, legjislacioni duhet të sigurojë një autoritet detyrues për degën ekzekutive për të sekuestruar dhe transferuar titullin dhe interesin e pasurive ruse në përfitim të Ukrainës. Kjo do të shmangte pasiguritë ligjore dhe do të mbështetet nga ligji ndërkombëtar i kundërmasave.
Në maj, Këshilli i Europës themeloi një Regjistër të Dëmeve të shkaktuara nga Agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës në Hagë, në të cilin SHBA-ja është nënshkruese. Mekanizmi i planifikuar ndërkombëtar i financimit dhe tribunalit të pretendimeve përmendet në të dy projektligjet e pritshme të SHBA dhe në rezolutat e PACE, të cilat priten të miratohen së shpejti.
Duke pasur parasysh urgjencën e ndihmës për Ukrainën, SHBA dhe Evropa duhet të paraqesin një front të bashkuar kundër Rusisë duke vepruar sa më shpejt që të jetë e mundur. Z. Putin duhet të paguajë për agresionin dhe krimet e luftës. Një ligj i fortë për të sekuestruar të gjitha pasuritë sovrane ruse është hapi i parë.
Veprimi i SHBA-së do të dërgonte një sinjal bindës, duke nxitur Perëndimin të forcojë përpjekjen kolektive në mbështetje të luftës së Ukrainës për sovranitetin, territorin dhe demokracinë kundër agresionit rus.
Veprimi kolektiv tani do t'i bëjë më vigjilente edhe vendet e tjera autoritare se ka pasoja financiare të konsiderueshme nën ligjin ndërkombëtar dhe nën legjislacionin kombëtar të ri për veprime të gabuara kundër vendeve sovrane.
Me rublat Ruse haaa Lulush je qesharak
Ky e di mire si dhe me cfare mund te paguaj Rusia, e ka nga provoja personale!
Ki të derdh plumb on në gojë si shoku Enver...
Ti hash arin ti me gjithe shoke
E paska edhe nje autor tjeter shkrimi,se thashe ç'ne Luli.Lul defiçenti me msu boten ,eshte pak e çuditshme,nuk ka sens,nuk shko.
Kujdes ore loqe , kujdes se mos vjen ne fuqi ne Shtetet e Bashkuara Trumpi .....dhe fillon e kerkon prap te falur , se Trumpi te vetmen gje qe do beje eshte se do favorizoj ne cdo drejtim Rusine dhe Putinin personalisht ...kujdes se mos fillon prap kengen o Lyl dybeku ...o zoti President , pranoi faljet e mija , me ngeteruan zoti President ....se ne fillim kur kryesonte Clinton ti ishe me i zjarti per te pastaj e drodhe kur pe qe Trumpi fitoi ....te kujtohet o Lyl dylberi ?? Qaje si debil te te falte dhe te beje nje foto ku krekoseshe si bizhdollan vere ....mer shem,bull nga Edi Rama qe se ruajti loqen kurre edhe pse e kish te qerta qe Trumpi e dinte qe nuk e kish ne konsiderate .... Leri pronat e ruseve por shiko ketu ne vatan , ketu ka prona plot per konsfiskim ....ka Likja , ka Sala , ke ti ....he derman ...mos shiko gungen e tjetrit por tenden ...
Ky po! E ndriti për vehte në shtëpinë e tij dhe po i jep mënt Amerikës dhe Europës ! Se kemi ditur që paska qënë kaq i mënçur!? I del punëve ( të botës) përpara ! Bravo Luli !!!
Ky kari Hill te mesoj nga Lul Basha qe si e beri Shqiperine te paguaj per te dhe familjen e tij dhe kjo do te jape rezultat. Parate Ruse te ngrira ne Rezerven Federale te Amerikes do te merren njesoj si Enveri pas luftes sekuestroj "kulaket" dhe borgjezet e poshter, pra ne USA do te veproj ligji komunist dhe ai i LGBTQ . Nje Lufte e "pa provokuar" nga Ukraina: A ka me provokim se te anetaresohesh ne NATO dhe te afrosh ushtrine e saj 25 minuta larg nga Moska dhe grupet NAZISTE te perkrahura nga Zelensky masakronin dhe degjeneronin qytetaret autoktone ruse etj etj. Kete pune e zgjidh Lul Basha hajduti i Kombit ne rrugen e Kombit me 230 milion euro etj etj.
hahahaha ky karagjoz duhet te rrije sa me larg kesaj teme, se sa here e permend Rusine, i permendin aferen per leket qe u paguan prej tyre per nje foto me Trump dhe dosjen ja kane aty, nuk i eshte mbyllur.
Ky bëri çirak PD por na mendoka për kofiskimin e pasurive ruse nëpër botë. Kollandrisë më parë shtëpinë tënde pastaj atë të botës.