Socialistët "frymëzohen" pas vizitës së Ramës në Greqi: PS propozim për votën e Diasporës, PD kërkon rikthimin e koalicioneve

14 Maj 2024, 18:51Politika TEMA
Socialistët "frymëzohen" pas vizitës së Ramës

Takimi i kryeministri Edi Rama me emigrantët shqiptarët në Greqi duket se ka nxitur socialistët të ndryshojnë qasje sa i përket votës së diasporës. Sinjalet e fundit të shprehura muajt e fundit nga kreu i Qeverisë nuk linin shumë shpresë për zgjedhjet e vitit 2025, por emocionet e takimit të Athinës kanë përmbysur situatën.

Dy ditë pas kthimit në Tiranë, socialisti Damian Gjiknuri pohoi se ka paraqitur propozime konkrete në grupin e dialogut me opozitën, për t’i dhënë jetë votës së diasporës, por u kursye në detaje me mediat.

Demokrati Oerd Bylykbashi nuk e mendon të sinqertë propozimin e socialistëve. Sipas tij, mazhoranca ka një plan të detajuar për të kontrolluar edhe votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Opozita këmbëngul te rikthimi i koalicioneve parazgjedhore si garancia e vetme për rrotacion politik, ndonëse mazhoranca e ka bërë të qartë se përgjigja është negative.

A2CNN mësoi se të mërkurën, 6 deputetët e grupit të dialogut do të diskutojnë me kryekomisionerin Ilirijan Celibashi për votën e emigrantëve dhe votimin elektronik.

3 Komente

  1. G
    Gjeli

    Po te votoje diaspora PS merr 100% te deputetevedhe Rama do behet Enveri i dyte

    Përgjigjjuni
    1. p
      prokuroia me SPAK e gjykata te izolojne krimin po

      A ka njeri, i dashur Mero, te me spjegoje se per cilen opozite pretendohet ne Shqiperi qe te marre pushtetin dhe te behet rrotacioni?! Kete duhet te na spjegoni se une , i ikuri 32 vjet nga Shqiperia, nuk e di ku eshte opozita qe ta votoj si emigrant. Pastaj e kuptoni ju qe une s'kam fare interes se kush fiton ne Shqiperi?! Eshte vetem ndjenje keqardhej per humbjet qe pesoi vendi ne vitet e shkuara, por kriminelet qe vrane dhe vodhen, ta harrojne voten e emigranteve, perveç fanatikeve dhe njerezeve pa personalitet shqiptar qe ka dhe i degjojme e lexojm. Kam une si emigrant interes te vije ne pushtet Ilir Meta qe ngeli maje shtyllave per te shpetuar miljardat e vjedhura e te strehuar ne Kongo e Londer, apo Sali Berishe krimineli?! Hiqe mendjen; Ata duhet te jene pas hekurave dhe te izoluar perfundimisht.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deputet i biri botës!

        I duheshin 12 vjet Dhamjanosit për t'u kujtuar për votën e diasporës dhe emigrantëve...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje