Pse erdhi Zelensky në Tiranë? Pandeli Majko analizon samitin për Ukrainën: Shqipëria, aeroplanmbajtëse e Perëndimit

1 Mars 2024, 20:31Politika TEMA
Pse erdhi Zelensky në Tiranë? Pandeli Majko analizon samitin për

Nuk ka vend për panik mbi pasojat e samitit për Ukrainën në Tiranë, për Pandeli Majkon. Ish-kryeministri dhe gjithashtu ish-ministri i Mbrojtjes mendon se Edi Rama ka treguar aftësitë e liderit përtej të qenë në krye të një vendi të vogël me organizmin e samiti duke e forcuar edhe më shumë Shqipërinë.

-Si e vlerësoni ju Samitin për Ukrainën që u mbajt për herë të parë në kryeqytetin shqiptar? A mendoni se Shqipëria po ndërmerr rrisqe me një Samit të tillë  e sidomos me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëprodhimit të armëve për Ukrainën?

Pandeli Majko: Nuk mendoj se pyetja do të ishte me karakterin e një lloj frike. Në rastin konkret, nuk mendoj se Shqipëria ka marr një risk personal, mendoj se vendimmarrjen e saj për realizimin e Samitit e ka bërë së bashku me partnerët strategjikë. Mendoj që Samiti në pjesën e vetë të padukshme kishte një lëvizje të fortë gjeopolitike për të krijuar një veçanti nga vendet e tjera anëtare të Natos që janë më afër kufirit me Rusinë, për të qënë në krah të Ukrainës. Ne me Rusinë kemi disa llogari të hapura, të cilat e kanë bërë kombin shqiptar më të qartë se disa të tjerë, në shumë kuptime, edhe në atë historik. Fakti që rusët kanë mbajtur qëndrime kundër shqiptarëve në 30 vjecarin e fundit, besoj se e bëjnë të kuptueshëm arsyetimin se pse Shqipëria mori një rol kaq ekskluziv; dhe mendoj se kjo është një lëvizje e duhur, në kohën e duhur. Lëvizja e kryeministrit Rama është e goditur, pa dashur të futem në komplimenta.

-Zoti Majko, por pse pikërisht Shqipëria mori këtë rol?

Pandeli Majko: Nuk mendoj se kjo është një çështje për të na bërë të dukshëm, kjo na jep një vend domethënës në gjirin e aleancës së Nato-s. Ka disa vende të cilat për shumë arsye nuk e marrin dot këtë rol, sepse janë në një moment delikat që janë më afër kufijve me Rusinë. Pozicionimi i Shqipërisë është shumë i qartë lidhur me këtë çështje. Për më tepër, mund t’ju them që komuniteti shqiptar që jeton në Ukrainë ka mbajtur një anë dhe është ana e Ukrainës. Pak muaj më parë dy shqiptaro-ukrainas dhanë jetën e tyre në luftë edhe në ceremoninë e varrimit ata u varrosën duke pasur flamurin shqiptar dhe ukrainas, sipas protokollit të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

-A mendoni ju se Shqipëria ka mundësi për të prodhuar armë për Ukrainën dhe a na vendos në rrezik kjo situatë me Rusinë?

Pandeli Majko: Përderisa ne jemi anëtarë të NATO-s, nëse preket një anëtar tjetër që është në kufi me Rusinë, Shqipëria është e rrezikuar, sepse në momentin që një prej vendeve anëtare preket, ushtarakët shqiptarë së bashku me ata të vendeve të tjera rreth Nato-s do të shkojnë ti gjenden në krah. Forca e një aleancë  është e barabartë me forcën e pikës më të dobët të aleancë.

-Zoti Majko si i vlerësoni ju mesazhet e Zelenskyt që tha në Tiranë dhe mbi të gjitha komentin e tij për Putinin që e cilëson si një Hitler të dytë?

Pandeli Majko: Rusia po kërcënon gjithë rendin ndërkombëtar, është e kotë ta diskutojmë këtë. Nëse Kina po kërkon një ndryshim rregullash global nëpërmjet një negociate të karakterit ekonomik, sipas opinionit tim, Rusia po kërkon ta bëjë këtë me forcën e armëve që është shembulli më i keq që është dhënë ndonjëherë pas mbarimit të luftës së ftohtë.

-Po pozitën e Shqipërisë në situatën gjeopolitike  dhe raportin e saj me aleatët e saj strategjikë, si e shihni

Pandeli Majko: Ne po mbajmë një qëndrim shumë të qartë lidhur me marrëdhënien tonë të veçantë me perëndimin. Në Shqipëri për fat të mirë, të paktën të hapura, parti politike që ndjekin politikat filo-ruse dhe mendoj se Shqipëria po bën realitet ëndrrën më të keqe të Milosheviçit. Ai në bisedat kofidenciale që kishte me ambadadorin amerikan të asaj kohe, që i ka shkruar në kujtimet e tij ambasadori, pa u prishur ende Jugosllavia ,  ai thoshte që plani i Amerikës sipas tij pra i perëndimit ishte që Shqipëria të kthehej në një aeroplanmbajtëse.  E vërtetë është, po ndodh.

-Mendoni se po luajmë pak me zjarrin, duke qënë një vend kaq i vogël e duke marr një rol më të madh?
Pandeli Majko: E gjithë jeta njerëzore është një balancë midis vendimmarrjeve ku rreziku është i natyrshëm, që nga lindja deri te dita që na përcjellin të afërmit. Mendoj se jemi në kuadrin e fillimit të një kapitulli të ri, quajeni si të doni, një luftë e ftohtë apo një luftë e përzier ku e ngrohta dhe e ftohta nuk kanë një rol të qartë.

-A po rritet Shqipëria me këtë rol të ndërmarrë?

Pandeli Majko: Nuk mendoj që forca e Ukrainës do të diskutohej vetëm në bazë të një vendimmarrje thjeshtë të Shqipërisë, por vendimi i Shqipërisë është pjesë e një koordinimi, brenda një skeme e cila nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse po ju flas me fjali të shkurtra dhe nuk dua që të nxis një lloj paniku të tepërt, sepse nuk ka vend për panik. Shqipëria ka marr një rol të veçantë gjeo-politik, është një nga lëvizjet më të forta gjeo-politike që kemi bërë së fundmi si vend dhe kjo na nderon dhe nuk na krijon rrezik të tepërt. Ne edhe pa marr këtë lëvizje, kemi qënë një vend në krah të fqinjit tonë më të rëndësishëm, e cila ka përballë një bazë ruse që nuk është bazë për mbrojtje civile, po është një bazë e një natyre krejt tjetër. Kjo është arsyeja dhe të tjera që e bëjnë Shqipërinë dhe shqiptarët që të jenë shumë të vëmëndshëm dhe vendimmarja që u bë e dukshme me Samitin ku ishte i pranishëm presidenti Zelensky na jep një cilësi të re gjeo-politike, që deri para disa muajsh nuk e kishim. (TCH)

28 Komente

  1. X
    Xhaxhi

    Majko: Ne me Rusinë kemi disa llogari të hapura. Ahh ti je idiot dhe me idiot ai qe te beri ty deputet. Kokra e skuthit.

    Përgjigjjuni
    1. a
      american23al

      Kam vene re se kohet e fundit jane ngritur shpesh pyetjet te nivelit feminor dhe grotesk: Se rrezikon Shqiperia.?!! : Sa do te fitojme..!?? etj et... Keto jane pyetje te cilat e kane pergjigjen kur u futem ne NATO. dhe nuk eshte e nevojshme te rrotullohesh ne vend e te perseritesh gjithmone.. Persa kohe qe je anetare i NATO's dhe je objektive i kundershtarit e para dhe e dyta ne sigurojme nje siguri te vendit me te madhe se kur nuk ishim anetar... pastaj cdo aktivitet i metejshem nuk ndryshon asgje...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mero

        Ç'jane keto budallalleqe !!!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirona

          Fole ti mër laskar,krijes pa shtyllë kurrizore.. Aeroplan mbajtësja perëndimit Shqipnia ?? Me 40 ushtar e pa armatim... O Pandush po 2 grupe kriminale me u bashku ju hedhin si shtet mrena javës.. Rrini o lëpirsa se do na merni në qafë me idet e ati ka---rucit që kemi kryeministër e Alex Sorosit bashk..

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luani

            Jam dakort me shenimin tuaj. Qe te mos ngrihen avionet nga aeroplan mbajtesja me e mira eshte te fundoset ajo.

            Përgjigjjuni
          2. P
            Prostituta Kombetare sali

            Z.Majko e shpjegon bukur por thote nje gabim dhe shpresoj te jete lapsus. rusiçka nuk ka 30 vjet qe lufton kunder shqiptareve, por jane te pakten 200 vjet qe luftojne qe Shqiptaret te zhduken! Po te shikoni historine, pas masakrave sllave dhe greke, qendron perhere rusiçka.

            Përgjigjjuni
            1. s
              shqiptar

              Je akoma i pa sakte,Kurva Rusi me Turqine,Angline,Francen e Gjermanine ishin inisiatoret e ndryshimit te emrit te gadishullit tone nga Ilirik ne Balllkan me synime te qarta kunder kombit Shqiptar

              Përgjigjjuni
            2. A
              Adria

              Russia do ta hedhe ne ere ate uzine armesh, llogjikisht. Pse e kthyet vendin ne fuci baroti? Injorancen dhe budallakun e Rames e shfrytezon kush mundet per interesa perfitimi. Nga sjellja e refugjateve, gjylenisteve, e kushedi sa marreveshje te tjera te felliqura ben, si dhenia e ujit te syrit te kalter italise, kur dihet vlera e larte e ujit te pijshem sot, miniera e arit mbi toke, qe cdo qeveri ne bote e ruan me fanatizem. Te kujt I ka pronat shqiptare ky lunatik? Te zotet e vendit ca u degdisen neper bote e ata qe mbeten hane petulla dhe bejne sehir se e kane lyer gishtin ne gjellen e korrupsionit! U shofte fare Shqiperia e mos I mbefte shenje se tere kohen kopila ka nxjerre detisa u katandis nje grusht,si akrepi veten e vet ka kafshuar!

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjollca. K

                O Majko, pse ha mut si kofini pas te vjelit? Vetem llafe mund te besh se nuk te lene te ngresh koke ata qe mbajne peng me korrupsionin qe ke bere. Me mire mbylle halene, keto qe thua ti I dine te gjithe po nuk kane fuqine te bejne dicka, te zgjodhen ty t'i perfaqesoje, ti vodhe bashke me lukunine. Tani tregon gjurmet. Legen.

                Përgjigjjuni
                1. Perlat Spahiu

                  uuuu more pandeli marmalata qe nuk ngjit,te kane intervistuar dhe bythen shpejt e ke zbuluar,nga pionieri I edhjerit luftetar qe nuk lufton,ne lepires bythe i aneriqes.shqipria nuk eshte aroplan mbajtse,por bythe mbajtese .

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kuli miçotaqi

                    Mbasi i shite tanket e nendetset per skrap tani do servilosrsh Rames o dallkauk.Shqiperia eshte bere si vagoni i mallrave jo aeroplanmbajtese me politikane si puna jote

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      TaFusDheTaZbus

                      Partneret Strategjike? Plehra neoli erale Majko thote Partner? Debili kujton se gjithe Shqiptaret hane bar por e sijne qe ju e Keni KTHYER SHQIPERINE NE KOLONI DHE KOSH PLEHRASH. ATA JANE KOLONIZATOR DHE JU JENI MISH PER TOP.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Maks

                        Pyeteni kete cunin e oficerit pse shkaterroi dhe coi per skrap amatimin e rend tanke e artilerin e rend te ushtris popullore Dhe kush i pervetesoi leket nga shitja e tyre

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          RAIFI

                          Zelenskit po ia përgatisin kostumin ,i ra e s'i ra tamam.Pra Do humb 2/3 e territorit,lufta do ndalet edhe me kushte denigruese për te.Për ta arrit këtë duhet një sekser e ai nga përendimoret është Edi Rama me të cilin manipulojnë ndersa nga Rusia sekser është Vuçiq,shok e mirë i Ramës.Samiti në Tiranë ishte një skenar i shkruar nga Vuqiç:Nuk u përmend fjala shtet se duhej shkruar edhe shteti i Kosovës u larguan flamujt se Vuçiq nuk e shihte dot Flamurin e Kosovës,nuk u nënshkruan si president apo kryeministra por vetëm me emer e mbiemer ,për të mos u nënshkruar Vjosa Osmani Presidente e Kosovës.Lidhur me tekstin e Samitit s'ka çka të thuhet ai ishte shkruar në Rusi.Pra Zhelensky u manipulua nga Edi Rama e Vuçiq në formën më të rënd .Po ç'fitoi Zhelenski:do i jep Rama municione nga fabrikat shqiptare në të cilat me vite kultivohen shkurret e barishte dhe ate pasi të ketë përfunduar lufta.Sorosi ishte aty ai i bënë planet serbo-ruse të cilat i flet goja e Edi Ramës.

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            sapa

                            Mos ngaterrove nevojtoren me aroplanmbajtesen?Kujt nuk i eshte lepire ky vend hajdutesh ne gjithe historine e tij?kjo gje verteton paaftesine e tij si popull per te ecur dhe perparuar me kembet e veta ashtu si edhe vendet e tjera te vogla si Maqedonia,Kosova e shume te tjera qe jane shume me lart nga kultura politike e berjes se shtetit!

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              thirri mendjes o rrote

                              O Pandi more Loqe, u thinje e kurre s'u poqe...

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shkupi

                                …perndryshe ne Samitin e Tiranes Ukraina dhe Serbia nuk arriten te fshehin pansllavizmin e tyre. Shqiptaret nuk duhet te nxitojne e te futen mes ngaterresave sllave.Parasegjithash shqiptaret duhet te armatosen, e pastaj tejene shume te kujdesshem kur marrin anen e njerit sllav qe kufton kunder tjetrit.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dhëmbeli

                                  Edhe Gjergj kastrioti këtë punë bëri , mbrojti Evropën . E kemi traditë . 500 vjet na zuri frymën Perandoria Osmane dhe nuk hoqëm dorë nga Evropa . Çështja është : Kur do të na besojë Evropa ! Që të mor mbetemi vetëm llogore e saj .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Majko kuislingu

                                    Nese zhysni Shqiperine ne lufte jo minoritaret kopilet e pushtimeve do ti hani plumbat e pare!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Adi

                                      Plumbin e pare do ta haj sperma e thartuar e ushrise osmane si puna jote

                                      Përgjigjjuni
                                    2. S
                                      Saranda

                                      Pandeli Majko qe shiste per skrap tek greqiret tanket e ushtrise shqiptare. Sot ky debil ka bere lek dhe sna hiqet dot nga mediat. Jo Pandeli Majko jo, ty nik te harrojme ne shqiptaret. Kujdes lekun tend atje ne bankat ruse te Qipros!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Ton

                                        O zot.....

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Portokall

                                          Trim I madh ti Pandush...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Besnik

                                            Bravo! E tha edhe ky diçka!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. I
                                              ILIR

                                              O Majko ... A e ke deklaruar vilen ne Qerret qe bleve kur ishe Minister i Mbrojtjes.....mire ti po edhe bodigardi yt.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Andreas

                                                Pandi, o rrot cari, po ti o cope muti shkaterrove ushtrine, tanket ia dhe Delijorgjit per skrap.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Y
                                                  Ymeri nga Yzberishti

                                                  BENI FISKULTURE, PALESTER, TE JEMI TE FORTE NE LUFTE, PER TE MBROJTUR PARATE DHE VILAT E “baballareve te kombit”.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Shkembi

                                                    O Pandi! Nderro bebilinot o qenef, se qelbesira dynjane. Turpi e mbulifte Ramen qe mban akoma ne krah te tille plehra!

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje