
Nga Ylli Pata
Mjaft nga diskutimet që po bëhen në lidhje me tubimin e aleancës Berisha-Meta sot po rrekin një argument se atje kishin vetëm 10 mijë veta nga 100 mijë që kishte premtuar apo parashikuar organizatori.
Ha diskutim e natyrisht duhet analizuar saktë pjesëmarrja, por realisht me 10 mijë protestues janë jo vetëm në Shqipërinë e vogël, por edhe në Romë, Berlin apo Paris, një numër që mund të japin një zë të rëndësishëm të kauzës që përfaqësojnë.
Problemi i çdo ekspedite të sforcuar tubimi të dyshes së vjetër të kastës politike shqiptare nuk është fare numri i njerëzve që ata thërrasin, si pasojë e influencës dhe indulgjencës që posedojnë, por sepse kauza e tyre nuk ka asnjë lidhje as me shoqërinë e as me damarin politik opozitar.
Siç tashmë është vërtetuar nga çdo sondazh, dy personazhet që tentojnë të paraqiten si alternativë, nuk përfaqësojnë as një të tretën e pëlqyeshmërisë publike. Një fakt që si Berisha, ashtu edhe Meta, e dijnë prej kohësh, por që luajnë për mbijetesë. Duke shantazhuar, provokuar, loguar e gjëra të tilla domethënë, duke vepruar si influecera të opinionit publik. Duke luajtur më shumë në opinion, sesa thelbësisht për tu pëlqyer nga audienca apo elektorati.
Çdo aktor apo faktor publik, do t’i kishtë pasë zili këto numra për të dhënë një sinjal në opinion. Megjithatë, sot kishte një sinjal provokues që Sali Berisha donte të jepte fort, e që e fshehu me ndalimin në ministrinë e Transporteve e Bashkinë e Tiranës, por që kërkonte të provokonte, duke folur në oborrin e PS-së.
Ishte një sinjal i rrezikshëm, ku natyrisht pati edhe lëvizje policie, pasi duket kishte sinjale për një lëvizje të tillë. Por në fund, Berisha nuk u afrua as te gurët pranës selisë së PS-së por u ndal te muri i Bankës së Shqipërisë.
Në Partinë Socialiste nuk se ka më njerëz prej kohësh, pasi si një forcë në pushtet, pak frymorë ka në seli, shumë pak. Madje për ditë mund të mos ketë asnjë njeri vec personelit, por nëse Berisha do të kalonte cakun, ishte një zhvillim i fortë. Po përse në momentin e fundit ai hezitoi?
Ka shumë hipoteza, por më e afrueshmja është se Berisha e di mirë se nëse do të kishte futur këmbën në PS e të kishte sulmuar socialistët, do të ishte kuptuar si një prekje e vijës së kuqe. Një provokacion jashtë çdo limiti. Socialistët do ta kishin parë si një hyrje të djallit në tempullin e tyre. Ziver Veizi ka qenë socialist, Faik Myrto dhe Hekuran Deda gjithashtu. Aleks Nika ishte një simpatizant edhe pse jo anëtar, por çdo votues i PS-së qan me dënesë prej 2011 pse ai që i vrau nuk është prapa hekurave.
E nëse djalli do të hynte çfarë do të ndodhte? Nuk parashikohet kjo, por me logjikë, Edi Rama nuk mund të rrinte serbes para skulpturave të tij të baltës ndërsa njeriu që ka thënë se ka vrarë ka hyrë në shtëpinë e socialistëve. Të cilët asnjëherë nuk i kanë shkuar në selinë e PD-së, sepse nuk e kanë menduar asnjëherë vrasësin tek ajo seli, por në Lalëz mund të turreshin urgjent. Ndoshta edhe para së hënës…
ky Illi eshte karroqe komplet...
Une jam salier i kopese se saliereve, kafshëve, egërsirave, të palarëve, dhenve, dhive, derrave, qenërve, gomarëve, ujqërve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopesë tone te këtë lidhje me keto thashetheme. Ai egërsire nuk mund te këtë qene as zagar i i oxhakut te Enver Hoxhës. Ai shpellar nuk mund te jete as spiun i Serbisë. Turma jone është me e çmendura, llumi i përparimit ne Shqipëri dhe akoma me shume kështu është shpellari ne krye te kopese tone. Na e kemi per nder te udhëhiqemi nga një shpellar, kafshë, egërsire, kriminel, spiun i Serbisë e Greqisë.
Hapi i ardhshëm i të lajthiturit non grata,do jetë thirrja që do i bëjë popullit amerikan të bëjë grevë kundër korrupsionit të FBI,CIA,DASH dhe presidentit Biden. Peka di e mbështesë në shtypin ndërkombëtar si autoritet i gazetarisë botërore.
Ja shkerdhenin sheqeren e su peshkun ne bythe
Kush socialistet do turreshin ne Lalez ? Ata jane zhgenjyer pasi lidershipi i tyre i velur qe e voton shumica e popullit shqiptar eshte ne gjume letargjik e po tallet me ndjenjat e elektoratit te tij.
O Tironsi, ne Shqiperi nuk ka mbetur udheheqes tjeter me i zoti se Edi Rama; bile edhe Edi eshte i tepert per ate popull malok qe dominon Tiranen.
Selitë e partive kundërshtare i dogji Hitleri.
nuk e ka fajin opozita po SPAK qe nuk i heton per shume gjera djegien e fabrikave gradecin 21 janarin firmat piramidale e e e shume te tjera
Po t'a bënte atë socialistët u linte e gjithë e drejta ti tregonin vendin.
Nuk e kuptoni dot nostalgjine e nje komunisti te vjeter.Para 33 vitesh shoku Sali ishte anetar i byrose se Partise Rrethi Tirane.Pothaj çdo dite i therriste shoku Xhelil Gjoni anetaret e byros.Aty shoku Sali diskutonte me zjarr se armiqte e Partise flisnin kunder sh.Enver dhe sh.Ramiz.Ai zotohej se Partine do e mbanin te paster...ehhh Sa te gryen malli dhe nostalgjia ne kete moshe! A e degjuat si iu pergjerua socialisteve te ndershem,jo horrave te Rames?!Kam respekt per ju,-u tha.U dua dhe u kam ne zemer.Ehhhhh
Tradhetaret te shiturite nuk preken se i sherbyen antishqiptarizmite ja e shkatruan dhe mbyllen vetem i jorance tradheti e shkatrim dhe si shpërblim nuk preken maskaresnjte
hahahahah c'eshte ky bythqim halesh !
Tironsi ! Shum mire po te sqaron Martini, pak e sakt, se sja vlen te zgjatesh me realitetin, po ti sma mer mendja te jesh tirons, se tironsit e kan kuptuar gabimin qe kan bere, sigurisht shumica, me saliun se ka akoma koqe si puna jote qe i vene mbrapa. Tirons, na nxirni ju te PDse nje person me alternative te kundert me te saliut, ne gjuhe e ne veprime, te japim fjalen se PDja fiton ne zgjedhjet me te para, ama te mos e kopjoje ne asnje menyre por te jete vetvetja, ashtu sic erdhi Edi Rama ne krye te PS, kur dhe per cudi edhe aty spo i del njeri ta konkuroje ne cdo aspekt. Sa per dijeni aspak socialist, por realist.