
Nga Ylli Pata
Zgjedhja e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është kthyer në një event kyç për ditën e nesërme, e të gjithë reflektorët janë përqëndruar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Dje, si ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, si kryeministri Edi Rama dhanë qëndrime, të cilat normalisht u komentuan sipas një diapazoni të gjerë, ku mund të gjendeshin pika për shumë këndvështrime. Që natyrisht ja vlejnë të analizohen dhe të diskutohen gjatë e gjerë.
Nga pala e PD-së institucionale ka një qëndrim njohës e respektues ndaj drejtësisë, por as entuziast e as sulmues. Që në fakt është qëndrimi më korrekt që duhet të mbajë politika.
Foltorja e Berishës si edhe PL e Metës, për SPAK kanë një qëndrim të njohur që në 2016, të cilin e konsiderojnë një organ që është ngritur kundra tyre.
Tani në këtë konfigurim dallojmë realisht shqetësime nga palët për SPAK. Le ti marrim me radhë.
Partia Socialiste, nga kundërshtarët konsiderohet si një forcë politike që ka kaluar limitet e asaj “vije të kuqe” që “Të Paprekshmit” e këtij vendi e kishin vendosur: tetëvjet ti, tetë vjet unë, kush bën më shumë”.
Ndërkaq, reforma në drejtësi e të gjithë institucionet që kanë dalë nga reforma; pra KLD, KLGJ, KLP, SPAK, ILD etj, janë ngritur falë vullnetit politik të Partisë Socialiste.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë qenë kundër. Sot situata ka evoluar pasi Partia Demokratike Institucionale e mbështet reformën e foltorja jo.
Në atë kohë, u fol shumë për reformën, sidomos kur ishte ngritur Komisioni i Posacëm Parlamentar që drejtohej nga Fatmir Xhafa. Ku thuhej se në drejtësinë e re do të vijnë prokurorët dhe gjyqtarët e komunizmit, sepse kriteret këtë imponojnë. i thanë këto edhe zëra që janë të pavarur dhe të mbushur nga donacionet europiane.
Në fakt, në rastin më të parë, kur me mbarimin e mandatit të Adriatik Llalës ndërkombëtarët mbështetën zgjedhjen e një Kryeprokuror të Përkohshëm, kandidatja që u zgjodh jo vetëm që nuk kishte lidhje me kohën e diktaturës, por vinte nga shtresa e të përndjekurve. Flasim për Arta Markun, Prokuroren e Parë të Përgjithshme të epokës post Llalla.
Dhe sot jemi dëshmitarë se si KLGJ e si KLP, më shumë se ish-gjyqtarë e ish-hetues, ka jurist, thjesht juristë.
Le të kthehemi në vitin 1992, kur Presidenti i asaj kohe vendosi që të emërojë në drejtësi njerëz që nuk kishin përfunduar studimet për jurisprudencë, që nuk kishin punuar në organet e drejtësisë, por që kishin kryer një kurs 6 mujor në Plepa. Shumica e atyre që përfunduan Plepat shkuan në prokurori, që ishte organ i centralizuar ose në Apel që i vinte vulën çdo vendimi.
Në ndryshim nga reforma aktuale, ajo që ndodhi në 1992 nuk ishte reformë, por rekomandim.
Ai rekomandim nuk krijoi dot sistem, pasi njerëzit që ishin pjesë e sistemit gjyqësor shërbenin si fasadë mediatike e pushtetit politik. E si pasojë ju dha kësaj superstrukture fuqie pushtetare.
E nesër, çdo të ndodhë nëse SPAK zgjedh një kandidat që sipas opinionit e preferon SHBA? Po nëse zgjidhet ai që sipas opinionit e preferon qeveria, apo i treti?
Kreu i SPAK sipas Kushtetutës nuk ka të drejta hetimore, por aim und të vendosë proritete në rastin kur SPAK është i përmbytur në punë të vogla. Pra mund të caktojë kush duhet të hetohet në fillim e kush më pas.
Ose të monitorojë proceset. Në thelb, e gjithë kjo zhurmë, sensin e ka që kemi të bëjmë, të paktën sipas mediave, me dy preference, të SHBA dhe mazhorancës. Por në fund kushdo të zgjidhet nuk ka fuqi si ka pasur një kryeprokuror në të shkuarën; as nuk mbyll hetime as largon prokurorë. Thjesht vendos një prioritet.
Megjithatë, fakt është se në të gjithë njerëzit e emëruar në SPAK nuk ka asnjë njeri që ka punuar në diktaturë, siç u tha fillim të reformës.
Por SPAK nuk mund të vijojë si institucion, nëse thjesht bën ndjekje penale fshatarësh që ndërmjet tyre mbjellin kanabis. SPAK është një institucion për të arrestuar e hetuar zyrtarë të lartë, ose baronë të mëdhenj krimi. Deri tani një pjesë e madhe e punës së institucionit është marrë pikërisht me këtë pjesë të vogël të veprave penale. Pasi çfarë vjen nga DIA apo antimafia italiane apo Europol, është më e thjeshtë.
Kjo ka qenë historia e sotme e SPAK, por nga nesër duket se ka një vullnet për ta ndryshuar prioritetin, për tu fokusuar te “Peshqit e Mëdhenj”-pa dallim. E kjo duket se është qartë ideja apo koncepti që SHBA e ka bërë të qartë dy ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.
Duhet te zgjudhet me pa tjeter i preferuari i Amerikes , por kush eshte ky? A e dine zgjedhesit????
Ashtu eshte shoku Mali. Mire do ishte qe te zgjidhej i preferuari i Partise. Ja ti si zgjedhes besnik edhe pse nuk voton per pr
Ashtu eshte shoku Mali. Mire do ishte qe te zgjidhje i preferuari i Partise dhe jo i amerikaneve. Ja ti si votues besnik edhe pse nuk voton per prokuroet se sta lejon ligji, duke qene se ke votuar per partine me shume te drejte kerkon nje prokuror qe edhe pss nuk e njeh, mjafton ta njohe partia. Suksese ne jete!
As njëra pale nuke done reformen në drejtesie. Se pse Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta jane hajdute, islamike dhe me mentalitet primitive lindore komunist.
Zoti Pata, vetëm një “gabim” të vockël ke bërë….jeni shprehur që nga të emëruarit në SPAK nuk ka asnjë që ka punuar në organet e ish duktaturës. Këtu je nxituar. I vetmi, që ka punuar në atë kohë dhe që është sot në krye të sajë, është Arben Kraja, i cili, si farë miu, si farë e keqe (si tip Sali Berishe dhe Ilir Metaj), po infekton te gjithe trupën e rioshëve të SPAK-ut.
SPAK. U mbars mali dhe polli një mi
Neser,ne krye te SPAK-kut do zgjidhet nje person qe i ka sherbyer dhe i sherben akoma Sali Berishes dhe Ilir Metes. Keta dy, kane kohe qe punojn per diten e neserme dhe per ate qe do zgjidhet duke derdhur dollarin lum,vetem e vetem te shpetojn nga burgu. Plus, ata qe jane ne SPAK, sot jane njerzit e tyre qe kane qene para reformes ne drejtesi. Mos prisni drejtesi. Drejtesine mund ta vendosin vetem nje gjykat speciale nderkombetare.
Me se i sakt komenti juaj
Lamtumirë kryekrapi i Shkodrës, Arben Kraja. Ti, jo vetëm që nuk solle asnjë mirësi në krye të SPAK por, ke futur frymën e berishizmit në këtë organ. Ti, minimalishjt, duhet të denohesh për sjhpërdorim detyre, me mosveprim. Do të jetë fatalitet për SPAK dhe drejtësinë shqiptare, nëse ti, qendron prokuror në SPAK.
Solli vetem nje miresi , nje te vetme .......me rogen e pasur dhe te majme qe perfitoj , justifikoj plotesisht blerjen e viles luksoze ne Gjirin e Lalzit.....njeri i vogel dhe mendjengushte , dritshkurter dhe fans i vetjakut ....nuk do kujtohet per asgje pozitive , plere ne kuptimin total te fjales ....premtoi shum dhe sberi asgje....jo se skish mundesi , por nuk desh .....edhe pse u ysht ne menyre te perhershme nga Organet e Drejtesise se Shteteve te Bashkuara ....nje zhgenjim i madh
Zonja KIM, ambasdore e shkelqyer e mikut tone te madh e te pazevendesueshem, SHBA, si bashkewytetare qe jemi dua t’JU them dicka per “diosincracine” shqiptare ! Keto pune ne Shqiperi behen me “nahi” ! Atehere nese doni te behet Drejtesi ne Shqiperi nuk e ben dot nje shkodran,tropo- jam,kuksian….Ata jane te lidhur ngushte me atavizma, me bajraqe e Kanune qe edhe po te kalojne edhe 100 vjet te tjera po ata jane ! Ky Dumani qe ju keni per zemer me sa kuptoj Une nuk mund te beje Drejtesi ! Nga natyra dibranet jane te kon- njukturave politike, jane te prirur te shohin nga “fryne era” , afersisht si qendrimet e KRAJES qe po largohet me fytyre te zeze ! Asnje Peshkaqen nuk “zuri grepi i Tij “ ! Edhe po te vije Dumani po e njejta gje do te ndodhi: Cdo hetim e cuarje para dtejte- tesise do te zvarritet per ne “Kalendat Gre- ke” ! Nese ju zonja e nderuar KIM doni te gjeni njeriun e duhur per te bere Drejtesi duhet nje perzierje te gjyqtareve e Proku- reve shqiptare me ata te huaj (fifty-fifty) ku kryetar te jete ose nje nderkombetar te tipit “JOBSON” ose nje kryetar nga Tepe- lena, ose nga Kuc, Terrbac, Vranisht, Kalla- rat, Smokthine …..jo gjirokastrit por nga Banca ……! Kjo nahi zbatojne nje per nje detyren kushtetuese dhe nuk hapin syte as “majtas” te KM aktual dhe as nga Plaku Mere qe cdo dite hap syte se mos ndodhe ndonje mrekulli qe t’i heqin Non Graten ! Prandaj mendimi im krejtesisht pa ndonje interes moral e material (per mua rrofte ne shekuj Amerika) sygjeroj qe ju te nxirrni konkluzionet mbi bazen e “idiosincracise” shqiptare ku cdo gje nuk duket nga apa- renca ( shfaqja e jashteme por nga thelbi) ! Me shkolle apo pa shkolle keto “nahi” qe permenda me lart per naturen e tyre e kane ne gjak manipulimin per arritjen e qellimit te tyre ! Kane aftesi te jashtzakon- shme “bindese” dhe me zgjuarsine e dina- kerine e tyre ia arrijne qellimit te tyre sido- mos me te huajt sepse me shqiptaret zor se Ju shkon ketyre pelivaneve te Drejtesise. .,..,! Ketu nuk bej pergjithesim por per raste specifike qe kane te bejne me sistemin gjyqesor dhe prirjet e tyre…!
Ky Kraja e mori kete detyre per t’i dale pension i majme, por sa per punen nuk ja mban shume.
SPAKU domosdoshmerisht duhet te drejtohet ose nga Ah-ben Ah-metaj, ose I-ilir Bee-qaj. ( më falni se mu hap goja) Te gjithë të tjerët janë armiq të Partisë. Imperialistja guameze me soggiorno amerikane synon të minojë Republikën e bananeve ripjellëse. Po-shtë imperializmi guamez ! Rro-ftë sulltanati I Ramazon dylberit. ( ja kam palluar babain po jo mamin- Krsitaqua ishte llokum)
Po qe se këta apo ky ai që do emërohet apo zgjidhet, vijnë nga shoqëria e krajës, kot e kini, më mirë shtyjani afatin krajës, se vetëm se do mbeteni qesharakë në memorjen e popullatës. Kreu i atij institucioni , që për emrin dhe detyrën që ka, për të marë vlerat që i jipen për rëndësinë e punës, kërkon njeri ku tridhjet vjet ai/ajo të mos kenë qime në gjuhë, ndryshe dhe ky, kjo apo ai, do bëjnë ritualin e kohës tre vjeçare, dhe prap do ti vijë rradha krajës 1, pastaj kraja 2 e kështu me rradhë. Njerëz në këtë post të lartë institucional, që nuk përmbushin detyrat, jo vetëm që nuk duhet të presim mbarimin e afatit, por duhen larguar nga sistemi i drejtësisë, dhe ti jipen organeve ligjzbatuese për hetim dhe shpagim të asaj që quhet taksë taksapaguesish.