Rama: Brukseli ka zemër dhe ky është lajm i mirë

19 Shtator 2024, 10:56Politika TEMA
Rama: Brukseli ka zemër dhe ky është lajm i mirë

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, nga Brukseli kryeministri Edi Rama u shpreh procesi i integrimit në BE nuk është thjeshtë një çështje që i përket qeverisë, por iu përket të gjithë qytetarëve.

“Në konsultimet me organizatat e shoqërisë civile, si një punë normale dhe e rregullt për çdo nismë kyçe, ne me shumë kënaqësi presim që me këto konsultime ndërveprimi brenda shoqërisë tonë do të bëhet edhe më i rëndësishëm.

Ne jemi vërtetë të gatshëm për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE. Ka qenë kënaqësi që jemi takuar dhe ditën e kemi nisur këtu së bashku nën frymën e punës së këtij komiteti, i cili ka qenë një faktor shumë aktiv dhe i hapur e dashamirës ndaj nesh. Brukseli ka zemër dhe ky është lajm i mirë”, u shpreh kryeministri Rama.

Në Bruksel, kryeministri Rama do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga presidentja e Komisionit Europian. Ursula Von Der Leyen do të bëjë bashkë në një drekë pune 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të enjten e 19 shtatorit.

4 Komente

  1. R
    Rom Kolloqiftja me rigon

    o sa Naiv qe eshte ky Nastrodini KM mor amon .Bo vet ,apo o bole vertete !

    Përgjigjjuni
    1. E
      E sugurove buke misri me gjize sot

      Keshtu te tha te thuash Saliu sot?

      Përgjigjjuni
    2. k
      kur piktori behet kryevezir

      Ky karnavale akoma nuk arrin te kuptoje, qe njerzit e neverisin, me kete humor ordiner dhe bajat.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Birishi

        O Kolloqifja te qifsha ate cecenen qe ke ne shtepi .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje