“Një birbo pa din e pa iman” - Rama kritikon gjyqtarin: Ktheve në detyrë drejtorin që u kap me presh në duar! Shkelja është ‘e ububushme’

15 Shtator 2025, 14:35Politika TEMA
“Një birbo pa din e pa iman” - Rama kritikon gjyqtarin: Ktheve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të gjyqtarit Marko Boshku që ka rikthyer në detyrë një ish-drejtues rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, i larguar më herët për shkelje të rënda ligjore.

Ish-drejtuesi i AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj, ishte i përfshirë në një ndërtim pa leje në Ksamil, si dhe kishte mashtruar përmes dokumenteve duke pretenduar legalizimin e ndërtimit.

Rama ka publikuar edhe foton e gjyqtarit Marko Boshku, i cili ushtron detyrën në Gjykatën Administrative të Tiranës, teksa shkruan se vendimet e tij do t’i përcillen Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, përmes Ministrisë së Drejtësisë. 

Reagimi i plotë:

Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre.

Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori!

Rasti është i ububushëm!

Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore – pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit – një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën.

Por fotot satelitore nxorën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020; vit që sipas ligjit është edhe viti i fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim.

Pra birboja kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues, gjë që çoi në largimin e tij nga AMP-ja dhe dorëzimin e rastit të tij në Prokurorinë e Sarandës.

Mirëpo, ka ligj ka edhe Maliq i thonë kësaj, sepse ndërkohë që shteti, përmes Policisë kërkon nga drejtësia në Sarandë ndëshkimin ligjor të birbos, drejtësia në Tiranë, përmes gjykatësit Boshku, kërkon nga shteti të rimarrë birbon në krahët e vet. Madje ta përqafojë dhe ta ulë përsëri në karrigen e drejtorit!

Çfarë të thuash!!!

Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia.

Por me këtë rast, dua t’u përcjell një mesazh të qartë edhe gjykatësve si ky Boshku, që pa parë fare dosjet, pa thirrur fare, hiç, shtetin si palë e dëmtuar, urdhërojnë kthimin në punë të të larguarve nga detyra për paudhësira, si puna ulëritëse e këtij ujkut me mëlçi në qafë të AMP-së së Vlorës; madje vendosin pa pikë turp si detyrime të shtetit, kaq e aq paga dëmshpërblim për tipa të tillë.

Mesazhi im është ky:

Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik.

41 Komente

  1. v
    v

    Kush tha se kjo eshte ndferhyrje flagrante dhe presion qe i behet drejtesise? Shifjeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?

      Po per Xhacken a ke ndonje fjale

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ?

        Po per Argiten e Shkelzenin ke ndonje fjale?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trebicka

          Per Shkelzen Gerdecin dhe Argita Treperqindesin e Babait ,Sali Dumani ne krye te prokurorise s ka mare asnje ankim nga Nesti Angoni.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na cudite

            Xhackes ja mbylli Spaku edhe pse doli me ze e figure!

            Përgjigjjuni
          2. R
            Realisti

            Unë jam në thelb me shqetësimin e Ramës por populli kur dëgjon një ububu të tillë nga kryeministri thjesht mendon mase letrat dhe dosja kundër atil birbo është bërë në bazë të rregullave. Psh një popull I tërë e di që vrasjet në 21 janar u bënë me urdhër të non-gratës por ja që dosja për tu qepur kundër tij dashka 20 vjet sipas SPAK.... Dmth që të bëhet sipas rregullave. Drejtësi deshëm por ja që para ligjit jo të gjithë qenkan njëlloj.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Milo

              Realist duhet te jesh si ke emrin.Drejtesia nuk ka lidhje me egzekutivin dhe pike.

              Përgjigjjuni
              1. c
                cuf dabjoni

                eshte e pavarur ne zbatimin e Ligjeve dhe po shperdori detyren perggjigjet

                Përgjigjjuni
            2. k
              k

              Shqiperia e degjeneruar Europiane.

              Përgjigjjuni
              1. O
                O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

                Citjonezi,ne nje vend evropian kryeministri ti thot birbo nje gjyqtari perfundon pas hekurave....dhe politikisht ne koshin e plehrave!

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kutuzovi

                Ke te drejte zoti Kryeminister,por ama paraja eshte ajo qe thot ppulli e ngjit ujin perpjete. Lekket e Saliut nuk mbarohen se vodhi 25 vjete rresht poullin shqipetar,u be multimiljarder dhe so ai blen jo vetem nje gjyqetar por te gjithe drejtesine. Ai vodhi dhe vuri para te madhe per nje dite te zeze si kjo e sotmja qe po i dalin ne shesh krimet qe kabere.

                Përgjigjjuni
              3. B
                Builder

                Deshe reformë në drejtësi ? E bëre zoti Rama. Nashti të të rrojë. E paç me jetë. Kur nuk të pjerdh njeri, për sa thua e medemek bën ligje të tipit ULSI, kjo punë rakapjerdhi do të shkojë. Uroj që shqetesimet e tua, për plehrat e drejtësisë, të korigjohen sa më parë, mbasi kështu siç po veprojnë PISAT në prokurori e gjykata, ulin autoritetin tuaj. ,e shumë dashamiresi e keqardhje po shkruaj, por jam i karikuar shumë për sa po ndodh me magjistr-leshët e koruptuar mga modeli Argitë.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Teo

                  Varet si I ka cuar letrat administrata jote. Gjyqtari shikon fakte e provat e ligjshme.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Soni

                    Po behesh me keq se Berisha.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Loni

                      Gjyqtari po te jete ne te drejten e tij e hedh ne gjyq Ramen. Nese eshte ne faj nuk ndihet fare e fshihet.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Elena

                        Ne hene jeton o Loni.Gjyqtari ne te drejten e tij?.Mos o burre se dukesh si I trashe .Apo sikur po zgjohesh nga koma.

                        Përgjigjjuni
                      2. M
                        Morri i kuq

                        Eshte ne terezi ky apo ka luajtur menc fare! Do te beje edhe rolin e vleresuesit te gjykimeve te gjykatesve?!?! Ku e con mushka kete kokebosh! Apo kerkon te intimidoje gjykates e prokurore?! Po ik mor morr i keq i kuq

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Detari

                          mundohet te kopjoje te atin e tij erdoqenin turk. te njejtin popull qeverisin qe te dy...

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lindi

                            O njeri, KM nuk merr vendim, ai denoncon publikisht gjyqtarin për një vendim të padrejtë. Ka ngarkuar dhe ministrinë e drejtësisë ta çojë çështjen në KLGJ. Ata vendosin. Ku eshte e keqja këtu? Nuk dini çfarë thoni.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Keq e me keq

                              O robi,po ky KM /k… ishte qe ma kishte prallisur me vite te tera qe kur flet drejtesia heshtet apo qe mund te komentojme vendimet e gjyqesorit etj etj mufka te tilla boshe deri ne cmenduri ,tani ky komenton,intimidon ben cfare i do trapi pa pyet njeri.Ka idene se eshte Emir,sulltan,sheik apo satrap aziatik??Delir ,arrogance komplet ne menyre demonstrative…Keq e mos me keq Shqiperia me keto te cmendur dhe anormale qe kane frenat e shtetit

                              Përgjigjjuni
                            2. M
                              Morri i kuq

                              Mos ma vini re se jam morr,d.m.th parazit.As ja kam idene se cfare dhjes nga goja.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Magjistrati i pashkollë

                                Që je morr i kuq dukesh po nga ata çibanër e këqinj.Gjyqtarët "plepistat" e rinj të Sadushit dhe Rakipit kanë një problem të madh."Janë edhe injorant edhe arrogant".Të lexosh vendimet, janë injorancë juridike e pamatshme.Rrofshin prindërit dhe gojoret që bëjnë se kur mbarojnë shkollën pazaret transferohen tek KLGJ.Ato që paguhen për hyrjen dhe vijimin e studimeve, emërimin apo transferimin do dalin diku.Problemi i madh ështe që nuk e shtrijnë në kohë, por duan ta mbyllin hesapin që vitin e parë të punës.Kështu është edhe rasti i Boshkut dhe Boshkëve.

                                Përgjigjjuni
                              2. T
                                Tatiana

                                Një kompani e shkëlqyer për rikuperimin e investimeve ka nevojë për një ekip të shkëlqyer, dhe vetëm kur një ekspert u shërben klientëve me integritet dhe besim mund të arrihen rezultate të shkëlqyera. Udhëtimi im filloi kur pa e ditur investova në një skemë kriptomonedhash, i joshur nga fitimet e premtuara. Në fillim, pashë fitime, kështu që investova më shumë, duke pritur të fitoja miliona brenda pak muajsh. Megjithatë, ishte një mashtrim. Pavarësisht se kërkuan një rimbursim deri në 50%, ata më manipuluan që të dërgoja më shumë derisa kuptova se donin të më mashtronin. I raportova tek autoritetet dhe kontakti i FBI-së më referoi te TRUSTWAVEHACKERSTECH RECOVERY FIRM. Fillimisht isha skeptik ndaj kësaj kompanie për shkak të burimit. Nga fillimi deri në fund, ekipi i tyre financiar punoi profesionalisht për të rikuperuar të gjitha fondet dhe fitimet e mia të vjedhura. Jam ende i shokuar nga rezultati. Kontakti: [email protected]

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Emilia

                                  Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Loni

                                    Bravo dhe vazhdo Rama! Ne populli duam shtet ligjor qe nuk i toleron keqberesit! Loni

                                    Përgjigjjuni
                                    1. ,
                                      ,,

                                      Loni kokebetoni

                                      Përgjigjjuni
                                    2. a
                                      aleks

                                      keta gjykatesit jane bastardet me te ndyrre qe ka patur ndonjehere ai vend ,keta bastarde e bene lemsh shqiperine, sa njerez jane vrare per faj te tyre me vendimet e tyre te korruptuara

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Një birbo pa din e pa iman Edi Avdulaj apo Engjell

                                        Rama kritikon gjyqtarin: Ktheve në detyrë drejtorin që u kap me presh në duar KM eshte padyshim HIPOKRITI pa din e iman me i madh! Deklarata e hipokritit ne asamble per Vloren: "dua të nisem nga shembulli i Vlorës, nga gjithë sa pashë, dëgjova, kuptova dhe vajtova mbi situatën e qytetit si dhe për shërbimin e drejtorive qendrore në atë territor. Po ndaj me ju një përkufizim të shkurtër të asaj situate; vetëkënaqësi labe e mbingarkuar me re në pantallonat e pushtetit; dembelizëm dhe karshillëk ndaj popullit të Vlorës e një aradheje të tërë njerëzish pa fe, njerëzish pa atdhe, njerëzish pa din e pa imam me mandatin e drejtorit dhe të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë Mund te na sqaroje ky HIPOKRIT kush nga keta drejtoret qe i benin karshillek popullit, sillej si ky BIRBOJA qe zevendesoj nje nga drejtoret karshillekas? Mbase ketij BIRBO KM i freskon kujtesen dikush me keto pamje, e jo vetem keto por edhe me nje email derguar birbos KM ne vitin 2021 pikerisht per kete birbon qe ka emeruar Drejtor te Policise Bashkiake, qe synon ruajtjen e hapesirave publike dhe prones private! Kesaj nga Kuci i thone fshace: VARI EDI RAMEN kesaj pune. https://www.youtube.com/watch?v=mQ4KfIWrk2E https://www.youtube.com/watch?v=RachQJUIiJM

                                        Përgjigjjuni
                                        1. s
                                          sali

                                          Tani do ti kthehet keshilli i koruptuar gjyqesor per nderhyrje ne punet e brendeshme te tyre

                                          Përgjigjjuni
                                          1. I
                                            Iso

                                            O Rame! Krijo nje grup besnik (i paligjshem por e ka bere bota) ti pergjosh tredhaket e drejtesise e ti degjenerosh,se e muaren ne qafe Shqiperine.Vetem nje drejtesi e pakapur dhe e paanshme e ben nje vend solid.Gjithmone nese e ke serjozisht!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Mer masa je kryeminister

                                              Je kryeminister ke dhe ministrin e drejtesise nese ka shkelur ligjin drejtohuni prokuroris dhe ministri juaj ta pezulloje nga puna , drejtesia eshte e pamvarur per çeshtje qe ndjek por jo per shkeljet qe bene .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Teo

                                                Ajo video ja me ata ushtaraket? Ne cdo vend re botes ata do ishin brenda tani dhe Xhacka bile.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. k
                                                  kxp

                                                  Bej reformen ne drejtesi ashtu si duhet se per ate pune te kemi zgjedhur.Boll u ankove ne Facebook me shume se ne.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    SA E TURPSHME

                                                    Nje ndihmese te madhe per shkaterrimin e shtetit ne 33 vjete dhimokraci ka dhene drejtesia qe ka prodhuar padrejtesi Gjithashtu per ta nuk ekziston shteti por individi qe edhe po te mos kete te drejte fiton ndaj shtetit.Nese beget nje studim do te dali nje report 3 me 1 ne favor te individit qe ka fituar gjygje ndaj shtetit me te pa drejte.Drejtesia shqiptare ka kontribuar me sukses te plote ne krijimin e krimit ne vend nepermjet vendimeve te pa drejta me favor te individeve te forte dhe jane udhehequr nga thenia se drejtesia eshte me te fortin etj etj!!!!!!!!!!!!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. e
                                                      eDRAMA, Il Re degli Ignoranti

                                                      Boll or se late nam duke i fshire blozen nga surrati ketij teveqel-kryeministri - I thote publikisht nje Gjygjtari "Birbo pa din e iman" dhe kjo na qenka ...Kritike?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Kujt i ankohesh

                                                        Shoku Krieministeri si te kam thene mos foli pa vene gjysliket e kuqi qe i ke "vjedhur" Zahit, ai po qan dhe komuniteti ne Surrel eshte i shqetesuar. Kjo pra eshte Reforma ne Drejtesi me te cilen e je mburrur duke thene qe Amerika ka bere Noc Rrokun, na del qe Noc Rrokun e paske e bere ti.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          Latif

                                                          E ububushme eshte e vertete por me ato qe ke bere ti te vjen te ulerisesh si Tarzani o bastard

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Maloku trashë

                                                            O Talif. A ja rruan pak bythen Ramës.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              Tahipi

                                                              Pse.mo Loku te mbeti leshi tek dhembet?

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. L
                                                              Lisi

                                                              O diktator i ndyre e i felliqur qe sulmon ke do qe nuk te bindet. Ti do vetem lepireset e hajdutat qe ke rrotull, po fajin e kane delet qe te votojne.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. Çumashi vlonjat

                                                                Jo vetem ti pushoni nga puna, por ti digjni me benzine keta morra qe nuk dine cfare pune bejne ne distemin e drejtesise. O shtet kartoni pse nuk vepron!!!???

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje