
Pas nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe Shqipëri-Hungari, dy kryeministrat Rama dhe Orban kanë mbajtur konferencën e përbashkët për shtyp.
Në fjalën e tij, kryeministri i vendit Edi Rama shprehu mirënjohjen ndaj homologut të tij Viktor Orban duke e cilësuar një nxitës të investimeve direkte në Shqipëri.
Po ashtu, Rama vuri theksin te mbështetja e konkretizuar që Hungaria i ka dhënë Ballkanit Perëndimor në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, e veçanërisht ndaj vendit tonë.
“I nderuar Kryeministër, shumë i dashur Viktor, është një nder dhe kënaqësi e posaçme jo thjesht për formalitet diplomatik, por sepse vizita e Kryeministrit të Hungarisë sot në Tiranë është vizita e një miku të vjetër e të palëkundur të Shqipërisë dhe shqiptarëve në të gjitha kohët.
Falë tij dhe përkushtimit të ministrit të Jashtëm ne kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve tradicionale miqësore, por tanimë dhe ekonomike. Kjo vizitë përveçse vizita e një miku të çmuar është për të vazhduar në atë rrugë të re bashkëpunimi, fazë e re pas vizitës së delegacionit tonë kur u ftuam në Budapest dhe ku u vendosën disa piketa bashkëpunimi e falë të cilave po shohim rezultate të prekshme.
Hungaria është një ndër avokatët më të zëshëm të BP në BE dhe një nga forcat më progresive në raport me zgjerimin. Orban veçanërisht e ka mbrojtur pa kushte procesin e përshpejtimit të integrimit të Shqipërisë në BE, u jam mirënjohës se kjo mbështetje ka qenë e konkretizuar me ekspertizë të vënë në dispozicion për qeverinë tonë në të gjithë sektorët ku kemi kërkuar mbështetje si dhe në projektet e binjakëzimit.
Personalisht ndjehem jashtëzakonisht mirë kur dëgjoj nga Orban atë që jam përpjekur ta them se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, siç ka Ballkani Perëndimor nevojë për BE. Është me rëndësi që ky argument të dëgjohet pa ngurrim nga shtetet anëtare. Jam jashtëzakonisht mirënjohës se ka investime në Shqipëri, disa kompani të flamurit të ekonomisë së re hungareze me të cilat jemi terësisht të kënaqur për cilësinë e lartë që kanë sjellë dhe për respektin që tregojnë ndaj vendit dhe nevojave të vendit.
Shpresoj shumë në fushën e turizmit sepse është bërë një fushë e rëndësishme lidhëse mes nesh, dhe në këtë fazë besojmë shumë që është koha për të menduar pë investime nga Hungaria e cila ka një industri ekselence në turizëm. Shumë mirënjohje për gjithçka, kjo vizitë pason vizitën e presidentes dhe konfirmon një gjendje pozitive e premtuese të marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha ai.
Fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare e mbylli duke përmendur mbretëreshën Geraldinë e cila vinte nga një familje fisnike hungareze.
“Në një farë mënyrë Hungaria ka dhe diçka të vetën këtu në Shqipëri, sepse në kohën kur nuk i jepte dot investime direkte, i dha një princeshë që u bë Mbretëresha e Shqipërisë kështuqë jam i bindur se mbretëresha Geraldinë po të shikon dhe është shumë mirënjohëse në emër të shqiptarëve që ti je këtu”, përfundoi Rama.
Embëlsirën e ke lenë në fund . Të lumtë!
Por jo vetem "mbreteresha'' por edhe Huniadi me Skenderbeun jane te kenaqur qe ka ardhur ketu ky ruso fili.....
Me bashkepunimet qe mund te behen me Hungarine Shqiperia do zhvillohet me shume
Hungaria ka qene mbeshtetese here pas here per Shqiperine
Nje marreveshje shume e rendesishme per vendin tone kjo qe ju nenshkruat
Hungaria i ka dhene nje mbeshtetje te madhe shqiperise dhe ne jemi shume falenderues
Jemi mirenjohes per investimet e shumta qe hungarezet kane bere ne shqiperi
Hungarezet kan qene nje mik dhe mbeshtetes per ne nje mik ne rajon shume i rendesishme nje takim qe duhet bere per tu duartrokitur ????????
Hungarezet per ne kan luajtur nje roj shume te rendesishme dhe mbeshtetes per tu duartrokitur ????????
Shpresojme te kemi sa mw shume marrevshje
Nje tjeter kryeminister qe vjen ne Shqiperi,sa me shume lajme te mira nga kjo konference
Hungarezet kan bashkepunuar me ne duke forcuar keshtu edhe me shume marredheniet me to
Edi Rama i vlereson te gjithe ashtu sic duhet dhe per kete eshte danoc
Rama eshte i duhuri per marredhenie nderkombetare sepse di sesi te krijoj te gjitha urat lidhese
Berisha ti haj karin rames sepse asnje mik nuk beri
O Rama, qysh ia del të jesh "i bindur" se po ju sheh nga lart Geraldina? Je në metro! Kështu, me fantazira, flitet në politikë? Të duket se je Papa i Vatikanit apo si?
Kirurg, ,te ka mbetur niveli i logjikes, te thika...I kupton gjerat me kut analfabeti.....
Po ska faj kirurgu E preu barku per se gjalli Grraldinen e ngeli te shohe nga lart. Ju shplafte panukla mu ne gjuhen dipllomatike te shpifur qe perdorni!!!