Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa momente nga samiti BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur një ditë më parë në Bruksel.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ditën e djeshme u mbështet plani i Shqipërisë dhe KE-së për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027.
“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një dite afrimi të mëtejshëm me Europën, ku u mbështet fuqimisht plani ynë i përbashkët me Komisionin Europian, për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
Bo kur ta marre vesh perbindeshi.i vicidolit se brenda 2027 mbyllen tere kapitujt me BE ka per ti rene te fiket nga marazi, qendrojini afer se do filloje te nxjerre shkume nga marazi dhe do filloje te nxjerre zjarr nga goja.