Rama në Himarë: Përse dua që të votoni Jorgo Goron

6 Maj 2023, 17:50Politika TEMA

Rama në Himarë: Përse dua që të votoni Jorgo Goron

Teksa sulmoi ashpër kandidatin e opozitës Fredi Belerin për Bashkinë e Himarës, Kryeministri Edi Rama kërkoi votën për kandidatin e PS, kryebashkiakun aktual Jorgo Goro.

Në takimin elektoral me banorët e Himarës, Rama tha se pas kritikave ndaj Jorgo Goros, sot Himara është një nga qytetet më të pastra në vend.

Po kështu, kreu i qeverisë foli edhe për bllokimin e leje pa kriter për ndërtim.

“Jorgua nuk i ka bërë të tëra mirë. Unë e di çkam hequr për t’ja prishur gjumin atij. T’ju them pse unë dua të votoni Jorgon. Ky s’është i rënë nga qielli. Por ama tani që unë ja prisha gjumin këtij doni të votoni atë tjetrin? E ka bërë model të pastërtisë. Më thoshte Mirela Kumbaro ore ç’a ke. I thosha atij Jorgos nuk do t’i ndahesh. Këto ndërtimet se duhet t’i japim hakun. Këto ndërtimet që prishin Himarën kush i bëri? Që e shkatërruan Himarën? I bëri Jorgua? Jo. Për fat të keq të tjerët përpara.

Ai i ndjeri që pastë rehat atje ku është. Ai i ndjeri përpara këtij që vjen tani, ai meritonte çmimin Nobel për astronomi në krahasim me këtë. Ndërkohë që me Jorgon jemi mirëkuptuar shumë qartë që nuk ka leje ndërtimi nga ato që tmerrojnë dynjanë. Dhe është qetësuar situata. 

Dhe këtu ka vetëm përpara me zhvillime të reja sepse me turizmin që po zhvillohet të ardhurat do rriten sepse do rritet cilësia e turistëve. Ata vijnë dhe shtohen jo vetëm se ka det, por se ka gjithë këto gjëra të tjera që ne kemi ndërtuar dhe do vazhdojmë të ndërtojmë”, u shpreh kryeministri.

10 Komente

  1. M
    Mira

    Sepse eshte i duhuri per ate vend

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nensi

      Sepse vetem me ju Himara do zhvillohet akoma me shume

      Përgjigjjuni
      1. O
        Olti

        Ta votojme qe te sjelle akoma dhe me shume zhvillim

        Përgjigjjuni
        1. I
          Igli

          Himaren e keni bere qytet fantastik

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta dhemb....

            Duke lexuar ato se si shprehet corapekuq/kryeminister i nje shteti me logjiken e nje korraku me tetevjecare.....!? Me the i thash e pordhe me rigon.... scandal! Por do te thot dikush: po vari kkkkkkk pune arabesh shqipfoles,keta njethundrake arabe nuk kane asnje lidhje me boten e kulturuar dhe me opsione per jeten kshq mire e ka edhe corapekuqi tall kart me sunitet....me tha,i thashe.....e pordhe me rigon hahahaha!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mbresa

              KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

              Përgjigjjuni
              1. N
                Naim Frashëri

                ***SHQIPËRI, O JETËGJATË*** Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë. Për ty të gjithë, ditë dhe natë, mendohemi gjerë e gjatë, ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh, as drobitesh, as rrëgjohesh, më ke gjithë bukuritë e tëtëra mirësitë, ke fusha me lule shumë. lumenj të mëdhenj pa gjumë, male të lart' e të veshura, buzën e detit të qeshur, Mëje dritëz në dritë me të gjitha mirësitë. ................................... Shqipëri, të qofsha falë, të kam mëmë e më ke djalë. - Poezi nga Naim Frashëri

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Andon Z. Çajupi

                  **NAIM FRASHËRI*** Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqipëri! Mëndjelarti, zemërtrimi, vjershëtori si ai! Vdiq Naimi, po vajtoni shqipëtarka, shqipëtarë! Naimnë kur ta kujtoni, mos pushoni duke qarë! .................................. Vdiq Naimi, gjithë thonë, qani turq, qani kaurë! Bilbil’ i gjuhësë tonë s’do të dëgjohet më kurrë! Vdiq Naimi, që këndoi trimërinë, Skënderbenë, vdiq Naimi, që lëvdoi dhe nderoi mëmëdhenë! Vdiq Naimi, po ç’të gjeti, o moj Shqipëri e mjerë! Vdiq Naimi, po kush mbeti? Si Naimi s’ka të tjerë. Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkretë, pse more te tillë burrë? I ndritë shpirti për jetë, mos i vdektë nami kurrë! - Poezi nga Andon Z. Çajupi

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zef Serembe

                    ***Vrull*** Zogj të bukur këndojnë me hare, Po zëmra do më plasë mua në gji. I helmuar shkoj jetën te ky dhe: Mërzitem në katund, në vetëmi. Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti, Që zgjon te trutë e mi mendime shumë, Zemra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit, Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë. Arbria matanë detit, na kujton Se ne të huaj jemi te ky dhe! Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron Që ne turku na la pa Mëmëdhe… Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon, Por fryn era dhe akulli më zë, Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron: Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e flë. ***Zef Serembe ***

                    Përgjigjjuni
                  2. B
                    Bilushi

                    Të vetmit himarjotë që nuk e kanë pranuar kurrë veten si grekë janë vunjotësit ( nga kishte origjinën e ndjera nëna e Edit ) ,ata identifikohen vetëm me një epitet dhe me asnjë tjetër - komunistë! Edi është bastard pak i çuditshëm: Nga ana e të ëmës është purosangue ndonëse edhe nga fisi Koleka kanë dalë pisa; Nga i ati pak më i ngatërruar muhabeti po nejse...ky na doli bastard. Dembel,pis,hileqar,gënjeshtar,paburrë,hajdut,spiun,pusht,frikacak,skuth,prapaskenist, komunist pa moral .... (Përveçse dembel të gjitha këto i ka edhe Berisha edhe Meta,ndonëse kanë pak më shumë burrëri se ky,por ata më tepër nga ky kanë që janë vrasës, si Enveri ). Lumi që mori Vunonë...i thonë kësaj pune.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje