Alibeaj krijon KOP-in e ri demokrat

6 Maj 2023, 13:20Politika TEMA

Alibeaj krijon KOP-in e ri demokrat

Kreu i komanduar i PD-së(asaj zyrtare), Enkelejd Alibeaj, ka marrë inisiativë të krijojë një lloj KOP-i, por jo me emra të rinjsh, siç ai i Berishës në 2005-ën, pak muaj para zgjedhjeve, pas së cilave do rivinte në pushtet, me efekt përcaktues pikërisht KOP-in(Komitetin e Politikave Orientuese).

Partia Demokratike themeloi të ashtuquajturin Këshill Euroatlantik, një organ këshillimor pranë saj.

Këshilli përbëhet nga: Edmond Trako, deputet i PD në legjislaturën e parë; Eduard Prodani, stundet i Dhjetorit, bashkëthemelues i forumit rinor të PDSH; Fatos Hoxha, ish-deputet i PD 2009-2013; Gjergji Hani ish-i dënuar politik në moshën 16-vjeçare në 1985; Marcel Hila, aktivist i degës së PD, Shkodër që në vitin 1990; Neli Demi, psikiatër, terapist; Nevila Nika, historiane, ish-drejtoreshë e Arkivit të Shtetit; Omer Stringa, profesor i ekonomisë, ish-dekan i Fakultetit Ekonomik; Preç Zogaj, themelues i Partisë Demokratike, drejtor i gazetës së parë opozitare “RD”; Rushdi Keçi, profesor, ish-prefekt i Tiranës; Vasil Gjika, ish-deputet i PD-së, ’92-96.

Kryetar i Këshillit Euroatlantik do të jetë Preç Zogaj, një emër i traditës demokrate, por kurrë stabil me PD-në, edhe pse një ish-themelues i saj.

Alibeaj qartësi misionin e këtij organi të ri trupin e drobitur të PD-së, sidomos ndaj çarja më dysh në dy vite.

“Një nismë e cila do t’i shërbejë Partisë Demokratike në sfidat dhe betejat politike që ajo ka përpara në funksion të një partie më të fortë, më të sigurt dhe më të bindur drejt të ardhmes së saj. Për t’i dhënë Shqipërisë një të djathtë moderne, një forcë politike që ka në themel të saj lirinë, shtetin e së drejtës dhe demokracinë, që ka në themel të saj vlerat perëndimore dhe euroatlantike. Një Parti Demokratike pra, që do të jetë pa dyshim alternative qeverisëse e së nesërmes dhe për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë”, theksoi Alibeaj, duke shtuar:

“Ky këshill, do të ketë funksion këshillimor për sa i përket vendimmarrjeve, linjës dhe orientimit politik të Partisë Demokratike. Gjithashtu Këshilli dhe anëtarët e saj do të kenë autorizimin e Partisë Demokratike të shpërndajnë kudo që munden, në media, në forume apo tavolina të ndryshme diskutimesh vlerat e Partisë Demokratike, kauzat e saj politike dhe orientimin e saj properëndimor”.

4 Komente

  1. T
    Tani

    O Ali Bej u shofte filizi juaj qe si kunder Birisha ka ne perberje Spiunat e Sigurimit te Shtegit. Shume thelle padka fut rrenjet Sigurimi ne kete vend dhe toke , po Prec Spiuni ka 32 vjet qe vegjeton , po dhe Tru thati Spiuni Ruzhdi Keci i Saliut apo te tjere. Ky vend nuk drjtohet nga miqte e Argites se Sali Kermes si Alibeu Byylmez Bashi...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      Ali Beu kryhet me Ramen kur betejen e ka me perbindeshin e Vicidolit, Sali Sheqere Vuk Berishen.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sulo Permeti

        Edmond Trako,nuk ka qene asnjehere deputtet.Dikur ka qene miku i ngushte i Saliut,pastaj ,ndronte cdo vit partite,nga Pd ne Ceka , ne gjinushi,e ma pas ne LSI .....

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fuad Cela Verzheshtes

          Shpatullat e Alibeut nuk bajne peshe , ishte Argita e Sslu Vicidolit qe e vuri per ta perdorur ne vjedhje , dhs prova e beri Min. Drejtsie shkonte ne Zyre me kanatjere dhe Shapka. Fitoila Gruan dhe bashkjeton me kurven e Ilir Metes Marsida Xhaferrkari...Vzdho Aliubeu se keshtu te do Saliu

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje