Kandidati për kryebashkiak, Oltion Caci, në podkast me Ramën: Saranda, porta e turizmit

6 Maj 2023, 10:14Politika TEMA

Kandidati për kryebashkiak, Oltion Caci, në podkast me Ramën:

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Sarandë, Oltion Caci ishte i ftuari e radhës në episodin e pestë të podkastit “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë prezantimit të kandidatit të Sarandës, Rama tha se është një personazh që pakkush ia ka dëgjuar emrin ndonjëherë, por që shumëkush do t’ia mësojë në vitet që kemi përpara.

Kryeministri shprehu bindjen se “për 4 vjet ne do t’i japim bashkë Sarandës një fuqi të re, sikur e shoh këtë gjë”.

“Jam i bindur se nuk do të lë çdo mëngjes e çdo darkë pa të kujtuar Sarandën e Ksamilin sepse është realisht porta e turizmit, ajo që e hap dhe ajo që e mbyll, është fat për turizmin shqiptar”, tha Caci.

Rama kërkoi nga kandidati i Sarandës që prej mëngjesit e deri në darkë të rri sa më shumë pa gjumë për të punuar për qytetin.

Duke folur për vizionin e tij për zhvillimin e turizmit në Sarandë, Caci tha se “nuk është i majftueshëm vetëm sezoni, por duhet gjetur mënyra për t’i dhënë jetë qytetit edhe në dimër”.

“Kjo është e prekshme për këtë qytet, thjesht ka nevojë për pak vullnet. Jam i bindur se bashkë me bizneset do ta kthejmë jetën në Sarandë edhe në dimër”, tha ai.

Kryeministri u shpreh se duhet cilësi për ta risjellë atë turist që vjen njëherë dhe për ta bërë atë që vjen dy herë ambasadorin tënd. Në këtë pikë, Rama vërejti se shërbimet në përgjithësi lënë shumë për të dëshiruar.

Caci theksoi se ndaj është i rëndësishëm zgjerimi i sezonit turistik, sepse kjo ngre cilësinë e turizmit që ne duam të arrijmë.

“Gjërat janë të lidhura. Saranda nuk është destinacion masiv, është destinacion cilësor. Nëse nuk e kuptojmë kemi qasjen e gabuar. Rëndësi ka ku do të shkojë Saranda pas 10-15 vitesh. Saranda duhet të shkojë në atë drejtim që të ketë turizëm 12 muaj, ndryshe të gjitha hallkat do të kenë probleme”, tha ai.

Në këtë drejtim, Rama bëri të ditur se “ne do të bëjmë një marrëveshje shumë të rëndësishme me shkollën më të mirë të turizmit në Europë, atë të Zvicrës, e cila do të marrë përsipër shkollën tonë të Hoteleri-Turizmit në Tiranë dhe do të trajnojë kuadrot e të gjitha niveleve”.

“Këtu në Sarandë ne kemi një super vend që unë dua t’i kaloj qytetit, vilën qeveritare. Ka filluar investimi. Aty do të fokusohemi jo vetëm te shërbimi por edhe te argëtimi, spektakli, përfshirja e gjithë kategorive të e domosdoshme për të zgjatur sezonin. Por nevojitet po ashtu edhe lidhja e bregut me pjesën e e brendshme”, tha Rama.

30 Komente

  1. A
    Ani

    Persona te tille i duhen vendit per tu zhvillar

    Përgjigjjuni
    1. S
      Suksese Oltit dhe Sarandes.

      Olti i vetmi person qe me ben te cohem e te shkoj te votoj kushdo tjeter eshte thjeshte nje e keqe me pak. Uroj qe ti lene akses te ndertoje nje port te denie dhe rruge alternative per Saranden dhe turizmin.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Eno

      Person mjaft puntor e me nje vullnet te hekurt

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Te uroj sukses edhe fitore

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eni

          me keto investime qe po behen kohet e fundit e saranda eshte ber nje destinacion turistik nga te gjithe

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loni

            Saranden e keni bere qytet fantastik

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vini

              Urojme ta fitoje perseri ky kandidat

              Përgjigjjuni
              1. A
                Andi

                E keni bere saranden qytet te preferuar nga te gjithe

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sarandjot

                  Olti me ka mundesi te humbase ne Sarande. Eshte turist i sjelle nga Tirana. Prandaj Rama po mundohet ta promovoje. Dje beri nje miting me te madh se zakonisht ju lut te pavarurit te terhiqej. Tani e merr dhe ne emision. Ne sondazhe duhet te jete dobet. Kete as qe e njohin. Gabim i madh nga mendjemadhsia e Rames. Nuk pyesin bazen. Por vendos vete. Ja fali Saranden Salikes Saranden per 4 vite.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jona

                    me keto investime qe po behen saranda eshte bere nje destinacion turistik nga te gjithe

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Midhje me pagure te palara

                      Ku Jane moj shurre se ne ketu jetojme pse genjen . Ik ha sufllaqin e Rames qe vjen era

                      Përgjigjjuni
                    2. i
                      irisa

                      fale ketij podkasti mesuam me shume rreth olitionit

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        PodCazzo Rama

                        E thene mes nesh...Oltion Caci eshte nje qyrravec qe nuk fshin hundet e tij...

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Ona

                          Me punet qe keni bere e keni ndryshuar teresisht Vloren

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ari

                            Saranda ka marr shum zhvillim fale puneve tuaja te panumerta

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tea

                              Te shpresojme ta fitoje perseri ky kandidat pasi e meriton

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gena

                                I urojme sukese Oltit dhe mbeshtetjen tone e ka deri ne fund

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kleo

                                  Saranda perpara vetem me PS dhe Oltin

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nela

                                    Fitoren padiksutim qe e meriton vetem Olti

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Z
                                      Zenja

                                      I urojme fitoren Oltit pasi eshte i duhuri per ate qytet!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. g
                                        goni

                                        ky e meriton saranden

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          PPSH (Partia Patronazhisteve Shqiptare)

                                          Komentet Nela, Kleo, Zenja, Gena, Tea, Ona...i perkasin nje anetari te devotshem te partise sone!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Erdogan

                                            Chanel keto "Emra" Oltion,Altjon,Arnold,Eduard,Elton etj. E degjeneruat fare kete Komb me histori Epirote o te degjeneruar. Mire Salehu (Sali),Enveri,Mahmut (Mehmet),Abdullah (Abdyl),Hasan,Tahsim etj po keto cjane? Jini bere si Brazili o te mallkuar.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. l
                                              latif

                                              olti eshte njeri i punes dhe i veprave

                                              Përgjigjjuni
                                              1. l
                                                loni

                                                Respekte per ramen dhe per te gjithe te ftuarit e tij ne podkast

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Meli

                                                  Podcazzo qënke një qurravec ti. Olti është flori djalë, i shkolluar, punëtore, me inisiativë, i mençur dhe i kujdesshëm me vërejtjet që merr nga njerëzit. Do të jetë fat i mdh për Sarandën nëwoftëse i jep votën, sepse ka ide dhe do të ketë mbështetjen e Qeverisë. SUKSESE OLTIT DHE SARANDES ME OLTIN.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    Niko

                                                    Ju patronazhisteve me lart….ku i keni dhe ku nuk I keni.e dini vete ju perse behet fjale.GJERGJI MERKURI jepi perpara.asnje hap mbrapa.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. R
                                                      Real

                                                      Dhe del krye hajduti dhe thote eshte bere gabim me Gjergj Merkurin. Ptu rrace e shpifur.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. G
                                                        Gjashta

                                                        Nga e Gjete kete ,Sarandiotet nuk e duan kete .pse pak Djem ka Saranda do ju sjellesh dhe nga Sopiku e Tepelena ,Keta lepiresit e ty..Po behesh nje Qelbesire o Rama ,asgje nuk merr se nuk respekton Sarandiotet…Jepi Gjergji te ikij nga erdhi ky Roboti i Rames se per hajdut vjen jo per Qytetin

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          DHIMBJE PËR SARANDËN E BETONUAR.

                                                          SARANDA KA NEVOJË PËR DJALË SARANDIOT. JU QEVERITAR TË DY PARTIVE TË MËDHA E KENI SHKATRUAR SARANDËN. JU LEJUAT QË LULISHTET TË SHKATËROHEN NGA NDËRTIMET ME BETON, JU QEVERITARË LEJUAT NDËRTIMET NË VIJËN E PARË BREGDETARE. JU LEJUAT NËPËRMJET RYSHFETEVE QË NË DETË TË HIDHESHIN INERTE, JU QEVERITAR KENI BËRË DY HERË SHËTITOREN DHE E KENI LËNË NË DISA VENDE SHUMË TË NGUSHTË NË NJË KOHË POPULLSIA ËSHTË NË RRITJE NË SARANDË DHE NË SEZONIN VEROR NJERËZIT PËRPLASEN ME NJËRI TJETRIN NË SHËTITORE. PËRFUNDIMISHTË JU DUHET TË ZGJERONI SHËTITOREN, TË KTHENI LULISHTET NË IDENTITET. RESPEKT PËR QYTETIN TONË TË PËRDHUNUAR..

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje