
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se sa ju besojnë kandidatëve kur vjen fjala për t’ju lënë çelësat e shtëpisë. 48% e qytetarëve pavarësisht se mund t’ju besojnë votën nuk do ja besonin çelësin e shtëpisë asnjërit prej kandidatëve.
24.1% do ja besonin çelësin e shtëpisë Erion Veliajt ndërsa 18.4% do t’ia besonin çelësin e shtëpisë Belind Këlliçit.
Ndërkohë, Roland Bejkos do t’ia besonin çelësin e shtëpisë vetëm 1% e qytetarëve, Arlind Qorit vetëm 0.4% dhe Lajla Përnaskës vetëm 0.2%.
Nga ata që do t’ia besonin çelësin e shtëpisë Erion Veliajt janë më shumë grup mosha 65-80 vjeç me 35.8%.
Ndërsa nga qytetarët që do ia besonin çelësin Belind Këlliçit janë më shumë të grup moshës 35-44 vjeç me 20.1% dhe më pak të grup moshës 45-5 vjeç me 12.8%.
Tek qytetarët që nuk do ia linin çelësin e shtëpisë asnjërit nga kandidatët mbizotërojnë më shumë të rinjtë me 51.6% grup mosha 18-24 dhe më pak janë të grup moshës 65-80 vjeç me 39.3%.
Kur i shohim sipas ngjyrimit politik, ata që nuk do t’ia besonin asnjërit prej kandidatëve çelësin e shtëpisë 86.1% janë të pa identifikuar politikisht, 41.5% janë të majtë dhe 37.5% të djathtë.
Cilin nga kandidatët do të punësonit si menaxher në kompaninë tuaj?
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se cilin nga kandidatët për kryetar bashkie do të punësonin si menaxher në kompaninë e tyre dhe 39.9% janë përgjigjur asnjërin.
29.5% e kryeqytetasve do ta punësonin Erion Veliajn si menaxher në kompaninë e tyre, ndërsa 21.1% e qytetarëve do të punësonin Belind Këlliçin si menaxher në kompaninë e tyre.
Roland Bejkon do ta punësonin si menaxher në kompaninë e tyre vetëm 1.4% e qytetarëve, Arlind Qorin vetëm 1.3% dhe Lajla Përnaskën vetëm 1%.
Qytetarët që do të punësonin Erion Veliajn si menaxher në kompaninë e tyre, më shumë janë të grupmoshës 65-80 vjeç me 39% dhe më pak të grupmoshës 35-44 vjeç me 22.4%.
Qytetarët që do të punësonin Belind Këlliçin si menaxher në kompaninë e tyre, më shumë janë të grup moshës 25-34 vjeç me 24.2% dhe më pak të grup moshës 45-54 vjeç me 15.4%.
jo celsin belo gabelit,por do ta perzija nga lagja si faqe pufte qe edhe sali shpellari tallet
jo celsin belo gabelit,por do ta perzija nga lagja si faqe pufte qe edhe sali shpellari tallet
Kellici fiton dhe 1 jave jashte mashtrusi ordiner qe shkatarroi gjithe qendren
Ata 18,4% e Balos duhet ta kene shtepine me oborr te madh se duhet gjithe ai shesh per te parkuar bus -in e Balos .
Ku kan celes shtepie te rinjte?!! E fusn elektronik crlsin!!!!
Te dyja elektronik dhe mekanik eshte me mire per te vjetrit dhe te rinjte!