
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se cilin nga kandidatët për kryetar bashkie do të punësonin si menaxher në kompaninë e tyre dhe 39.9% janë përgjigjur asnjërin.
29.5% e kryeqytetasve do ta punësonin Erion Veliajn si menaxher në kompaninë e tyre, ndërsa 21.1% e qytetarëve do të punësonin Belind Këlliçin si menaxher në kompaninë e tyre.
Roland Bejkon do ta punësonin si menaxher në kompaninë e tyre vetëm 1.4% e qytetarëve, Arlind Qorin vetëm 1.3% dhe Lajla Përnaskën vetëm 1%.
Qytetarët që do të punësonin Erion Veliajn si menaxher në kompaninë e tyre, më shumë janë të grupmoshës 65-80 vjeç me 39% dhe më pak të grupmoshës 35-44 vjeç me 22.4%.
Qytetarët që do të punësonin Belind Këlliçin si menaxher në kompaninë e tyre, më shumë janë të grup moshës 25-34 vjeç me 24.2% dhe më pak të grup moshës 45-54 vjeç me 15.4%.
Veliaj do ta fitonte konkursin edhd në rangë boteror , i padiskutueshëm, në aftesi menaxheriale është 10.. jamë i bindur që vetr stive jobs do ta punësonte si vpresidente në kompanin e tijë ..!! Cv e tijë dhe e ramës ështe e pakonkurueshme..!!
Ha ha ha Te punesosh erion veliaj ne kompani tende??? Ha ha Keta 29.5% nese eshte e vertete jane njerez qe nuk kane bere kurre 1 pune te tyren. Erion veliaj eshte kokra e mashtrusit 1 si ai cdo kompani do paguante qe mos ta kishte ne lagje.
Kur EVGJITI u ba MBRET...vrau BABEN e vet