Rama në Itali: Integrim të universiteteve shqiptare me ato italiane dhe evropiane

28 Shkurt 2023, 19:24Politika TEMA

Rama në Itali: Integrim të universiteteve shqiptare me ato italiane

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka fluturuar drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së vitit akademik me ftesë të universitetit, Gabriele d’Annunzio të Chieti-t.

Kreu i qeverisë është vlerësuar nga universiteti me titullin  “Urdhri i Minervës”.  Ai tha se ndihet i vlerësuar, ndërkohë nuk kurseu batutat kur tha se ai është i vetmi person në qeverinë e tij, që nuk ka titull akademik.

“Kur mora këtë mesazh, këtë ftese, mendova se ishte vetëm për të marrë pjesë në ceremoninë e vitit akademik.

Pastaj, kur e kuptova se ishte më shumë, le të themi i zgjedhur, nga ky universitet me reputacion të madh për të qenë krah për krah me personalitete shumë të rëndësishme, që kishin marrë më parë këtë titull, u ndjeva pak në siklet.

Sepse unë e them gjithmonë se jam i vetmi në qeverinë time që nuk kam kam një titull akademik, të gjithë e kanë”, tha ai.

Kryeministri nënvizoi sot përpjekjet e Shqipërisë, për të integruar programet e universiteteve me ato evropiane dhe italiane .

“Është një bashkëpunim që është intensifikuar kohët e fundit, sepse ne po përpiqemi që të mund të integrojmë universitetet tona sa më shumë në Shqipëri, programet tona me universitetet dhe programet evropiane dhe italiane kryesisht, sepse Italia është e veçantë për ne dhe vjen natyrshëm”, tha Rama.

2 Komente

  1. N
    Nasi

    Prandaj punet po shkojne mut ne shqiperi se drejtohen nga njerez si puna juaj. Megjithate edhe E. Hoxha nuk kishte titull shkencor akademik, mbase nuk kishte as universitet, por udhehoqi luften e dyte boteriore ne shqiperi dhe e cliroj ate dhe te mos harrojme se dertoj shtet dhe ndertoi shqiperine. Ai kishte specialist, shkencetar dhe akademik rreth vetes qe i pyeste dhe ata e degjonin, kishte nje bashkepunim te shkelqyer me shkencen. Injoranca juaj dhe e gjithe stafit tend ka frik nga shkenca dhe shkencetaret. ka frike nga institucionet shkencore, sepse pa ato e keni me te lehte te vidhni dhe te shkaterroni shqiperine. Ti e ke mendjen te qendrosh gjithe diten ne avion duke udhetuar me stafin e konkubinave tuaja ku jane restorantet dhe hotelet me te mira ne bote, me parat e popullit, vetem kete e bene mire, dhe as gjysmen e vitit nuk e kalon me hallet dhe problemet e popullit, te ekonomise dhe shqiptaret. Ti ju jep mend akademikeve kur ti nuk ke per vehte, etj., por ai nuk e bente kete. Prandaj shqiperia ka shkuar per lesh dhe shqipetaret kane marre rruget e botes.Prandaj ti duhet te lesh karriken dhe ti drejtohesh vete drejtesise, megjithese po nuk e bere ti do vije dita qe do shkosh para saj, se ke shkaterruar shqiperine dhe ke vjedhur gjithe pasurite publike dhe private te shqiptareve! Mos u mundo te fitosh "lavdine" e humbur, sepse ate nuk e ke patur asnjehere!

    Përgjigjjuni
    1. a
      astriti

      Po ne kete fare feje qe jane katandisur universitetet tona s'ka burre nene qe i rregullom,Shumica e te ashtuquajturve pedagoge jane kastraveca.E kane mendjen si te xhvasin studentet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje