Rama nga Gjirokastra: Opozita do të na kishte marrë peng integrimin!

5 Maj 2026, 20:51Politika TEMA
Rama nga Gjirokastra: Opozita do të na kishte marrë peng integrimin!

Nga Gjirokastra, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, kryeministri Edi Rama foli kryesisht për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Tha se numri i deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvend është domethënës pikërisht për këtë proces që ka qenë mjaft i vështirë, por ka pasur shumë përkushtim.

“Nëse ne nuk do t’i kishim ato vota në Parlament, sot nuk do kishim negociata me BE-në, por do kishim presion për të bërë negociata me palavitë që kemi në opozitë, se do na kishin marrë peng në emër të integrimit.”

Kujtoi fushatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku kërkesa e tij kryesore ishte një mandat më i fuqishëm.

“Nuk doja më shumë karrige në Parlament, por që të mos lejonim që ky proces të merrej peng nga askush dhe për ta çuar deri në fund këtë mision historik”, argumentoi kreu i qeverisë.

“Të bëhemi një mur i pakalueshëm për dezinformacionin, për të gjitha ato që thuhen qëllimisht, ligësisht, e pastaj hidhen në qarkullim për të çoroditur dynjanë. Ne nuk jemi një forcë politike apo një organizatë pa të meta, pa gabime, por ama ne nuk duhet të lejojmë askënd të hedhë poshtë dhe të mbulojë me baltë gjithë atë punë të jashtëzakonshme që kemi bërë sëbashku dhe që e ka sjellë Shqipërinë në pikën më të mirë që ka qenë ndonjëherë. Është një e vërtetë që mund ta prekësh ngado!”, deklaroi ai në përgjigje të akuzave se “negociatat kanë ngecur”.

“Me Zotin përpara dhe PS-në në krye“, përfundoi Rama.

4 Komente

  1. t
    tarrasi

    Bravo edo dhe shumë respekte se na knoqe, vazhdo me denoncime kunder "palavive"qe te shajne se nuk ke ecur me negaciata ose se eshte bllokuar integrimi ne be dhe ata te tjerët qe ofendojne reformen ne drejtesi.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Te lumt zoti Kryeminister. Qendro i forte dhe mos u perkul perball klithmave prej qeni te Sali Berishes. Saliu eshte kriminel dhe i do te vrare te gjithe, ai vetem te jetoi,te tjeret ne halen e gomarit. Ai eshte kafshe e trash qe as per ne pyll nuk bene.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nuk po e shoh gjekundi

      Ku e ke integrimin qe do ta merrte peng opozita?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me fshesën e Mircotaqisit ditën e gjakut të shqipt

        Or berishist esadist i neveritshëm, ditën e atyre që kanë derdhur gjak për këtë vend, ja u ngrite bustin e Mircotaqisit shqiptarëve?!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje