Rama reagon për raketat e Iranit: Turqia është një vend vëlla dhe një partner strategjik i Shqipërisë

9 Mars 2026, 18:20Politika TEMA
Rama reagon për raketat e Iranit: Turqia është një vend

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me sulmin me raketa balistike ndaj Turqisë nga ana e Iranit, duke dënuar ashpër veprimet e regjimit iranian.

Në reagimin e tij, Rama e cilëson këtë sulm si thellësisht shqetësues dhe një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal dhe sigurinë ndërkombëtare.

Kreu i qeverisë thekson se Turqia është një vend vëlla, partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i rëndësishëm në NATO.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama:

“Shqipëria dënon në termat më të ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është thellësisht shqetësues dhe thekson edhe më shumë natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve.

Turqia është një vend vëlla, një partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i çmuar i NATO-s. Përpjekjet e regjimit iranian për të përhapur tensione dhe paqëndrueshmëri përmes sulmeve të vazhdueshme ndaj fqinjëve të tij janë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Veprime të tilla rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej situatën dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Shqipëria përshëndet reagimin e shpejtë të NATO-s në mbrojtje të territorit, hapësirës ajrore dhe qytetarëve të Aleancës. Shqipëria qëndron fort krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë aleatët në mbrojtje të sigurisë dhe unitetit të Aleancës sonë.”

7 Komente

  1. M
    Minoritari qe ka lindur ne Tirane

    Po, Turqia eshte vend vella dhe partner strategjik i sigurte, jo strategjik si Greqia qe rregullisht kunder vendit tone.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Korani

      - 'Stefan Bardhin' e kam vella! Ti mund ta kesh Rame, se kur ke moter Melonin, vella Erdoganin pale ke i bie te kesh patur babe.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O. Zot cfare tjeter do te na shohen site.....

        Eh mer lanet citjonezi si u katanise kshu mer jau,merru me birazeret e birazereve m'istambul ,atyne varu kkk....mos harro se nje bumje e Ajotallahut (junior) m'Albaniston po e qelb vatonin ne kasapane.....gezuar ramazonin

        Përgjigjjuni
        1. A
          Antiturk

          Ti, zoti Rama, mund të kesh vëlla kë të duash ti, por mos fol edhe në emrin tim . Unë nuk mund t'a quaj vëlla një armik, që na aneksoi e na la 500 vjet mbrapa botës , duke na ndruar zakonet, traditat, emrat, fenë dhe deri ADN-në shqiptare .

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kelyshi komunistit xhepist llum i gjate

            Mbaje ti per bella e per baba. Une e njoh si pushtues islamik kurv.

            Përgjigjjuni
            1. n
              na ish dikur Shqiperia

              Mire, rajait te surrelit i pelqen tja bej bythen gjak, erdogani, por ky pervers, po kuveron dhe Shqiperine tone me turkun dhe arabin.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje Trastaxhi i pas 90-tes

                Turp qe beni komente te tilla per Turqine ? Ai shtet e tregoj vehten kur Shqiperia pas 90-tes ishte bosh nga ana ekonomike , njerzit moren aratine dhe ata qe ngelen ketu filluan Po e quaj “ Biznes “ por ishim te gjithe TRASTAXHINJ qe shkonim per tu furnizuar ne Turqi me Mallra te te gjithe profileve sipas zanatit te ketyre trastaxhinjeve , vendi kishte nevoje per gjithecka , Ishte Turqia qe na hapi rrugen duke na dhene nje vize si garanci per te kaluar TRANZIT nga Maqedonija si dhe Bullgaria me autobuz , kjo ishte mundesia e veteme per te mbijetuar dhe perballuar ate fukarallek qe na sollen FANATIKET e regjimit qe sot jane bere Multimiljarder , sali krimineli me banden e vet : punuan mjaft per te aritur 90-ten qe te shkateronin cdo gje qe ishte ndertuar nga ky popull i vojtur dhe i gjore ???? Miku i mire ne dite te veshtira njihet “? Ju keni ngele ketu e 500 vjet para , cduhet te themi per perandoret e rinj te sotem , greku akoma ka ne sirtar ligjin e Luftes kunder Shqiperise serbi me pretendime per kosoven si dhe veriun apo te gllaberoj komplet shqiperine e te tjera nuk eshte nevoja te beje politik se nuk i perkasin ati profili , prandaj dhe njehere turp qe shani popullin turk ???? Popujt ne gjithe boten jane viktima te ketyre multiljardereve qe u jane veshur syte nga paraja dhe nuk shohin gje tjeter ??? Komentoni me mend dhe jo me tahma , mellef dhe te paneshem ? E bardha eshte e bardhe e zeza e zeze mos ngateroni ngjyrat nga egersia e brendeshme , eshte nje situate teper DELIKATE per gjithe popujt e BOTES ...!!!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje